• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Njihuni me filozofët që dështuan në dashuri


Në këtë artikull ju paraqesim 10 filozofët, për jetën e të cilëve jemi bazuar në biografit e tyre. Për një listë më të gjatë të filozofëve që kanë dështuar në dashuri, në ju rekomandojmë librin e Andrew Shaffer “Great Philosophers Who Failed at Love”.

Platoni

Filozofi grek Platoni vdiq si beqar i përjetshëm në moshën 81-vjeçare. Në librin e tij “Shteti” ai e përshkruan Utopinë si një qytet i qeverisur nga Shteti. Fëmijët e partnerëve inferior do të hidheshin me një anë, në një vend të mistershëm dhe të panjohur, aty edhe ku duhet të ishin. Fëmijët e të tjerë do të merreshin dhe do të rriteshin nga komuniteti, të cilët pasta çdo të moshuar do ta thërrisnin “baba” ose “nënë”. Gratë nuk do të i’u përkisnin burrave të tyre, por të gjithë meshkujve. Platoni gjithashtu mendonte se gratë mbi moshën 40-vjeçare që mbesin shtatzënë, duhet të abortojnë.

Leo Tolstoy

Autori i famshëm i njohur për veprën e tij “Lufta dhe Paqja”, përvojën e parë seksuale e kishte me një prostitutë, në moshën 14 vjeçare. Në të njëzetat e tij ai e kishte një fëmijë me një skllave, të cilin kurrë nuk e pranoi publikisht. Në moshën 34 vjeçare ai u martua 13 fëmijë vetëm 8 prej të cilëve mbijetuan. Gruaja e tij tentoi të bëjë vetëvrasje disa herë. Pas 10 ditës, Tosltoy befasisht e braktisi familjen e vet dhe vdiq në një stacion treni.

Friedrich Nietzsche

Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche ishte gjithashtu një beqar i përjetshëm. Ai gjatë jetës së tij, u propozoi dy femrave të cilat e refuzuan.

Jean-Jacques Rousseau

Rusoi, filozofi francez i ilimunizmit, kishte 5 fëmijë me një rrobaqepëse të pa shkollë. Ai e braktisi secilin fëmijë në spital. Edhe pse ai nuk ishte besnik, ai vendosi të martohej. Rusoi më shumë preferonte ta quante bashkëshorten e tij “amvise” se sa “grua”.

Albert Camus

Martesa e parë e Kamys përfundoi kur ai e zbuloi se gruaja e tij po bënte seks me një doktor, në këmbim të morfinës. Tre muaj pas divorcit, ai u rimartua. Gjatë kohës sa ishte i martua, ai mbajti lidhje me shumë femra të tjera, mes së cilave edhe një aktore. Megjithatë, Kamy mbeti i martuar deri në moshën 46 vjeçare, kur edhe vdiq në një aksident trafiku.

Fyodor Dostoyevsky

Autori rus i veprës së famshme “Krim dhe Ndëshkim” filloi një lidhje romantike gjatë kohës sa gruaja e tij ishte e sëmurë nga tuberkulozi. Pas disa viteve, ai i dha fund asaj lidhje dhe u kujdes për gruan e tij të sëmurë. Ajo vdiq pak më vonë dhe gjithashtu e vëllai i tij. Ai pastaj i propozoi asaj që kishte qenë në lidhje më herët, e cila e refuzoi. Disa vite më vonë, ai u martua dhe pati një fëmijë. Ata u ballafaquan me vështirësi të mëdha financiare, për shkak të varësisë së Dostoyevskit nga kumari.

Ayn Rand

Në moshën 55 vjeçare, Rand filloi një lidhje me një fans të saj 25 vjeçare, pavarësisht faktit se të dy ishin të martuar. I dashuri i saj, përfundimisht u nda nga gruaja e tij dhe më vonë Rand e kuptoi se ai ishte në një marrëdhënie tjetër me një modele. Ajo u tërbua dhe e largoi atë nga faqja që e ia kishte dedikuar atij tek “Atlas Shrugged”. Sidoqoftë, pavarësisht të gjithave, burri i saj qëndroi me të.

John Locke

Filozofi anglez John Locke, kurrë nuk u martua dhe nuk kishte asnjë fëmijë. Ai kishte shumë mikesha të penës, por ishte shumë indiferentë ose i pavëmendshëm për ta vërejtur nëse ndonjëra prej tyre ishte e interesuar për diçka më shumë se sa miqësia.

Immanuel Kant

Filozofi gjerman besonte se seksi paramartesor dhe çdo akt tjetër seksual që nuk e kishte qëllim lindjen, ishte i pamoralshëm. Ai besonte se qiftet e martuara e sigurojnë posedimin e përjetshëm të vetive seksuale të njëri-tjetrit. Ai kurrë nuk mundi ta gjejë një grua, e cila do të pajtohej me pikëpamjet e tij për martesën.

Henry David Thoreau

Thoreau dhe vëllau i tij ranë në dashuri me vajzën e njëjtë, e cila i refuzoi propozimet për martesë nga të dy. Ai kurrë nuk ra më në dashuri sepse besonte se ajo ishte e duhura.syri.net
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Me shume i shikoj si jete te trazuar emocionalisht se sa si deshtime dashurish.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Ooo bizho o fliozofo robi o dashuro,te dyja bashke hrroje se shkojne..:p
Qe shkrimtaret ishin cope cope e dija.. gjitha deshtime qe i krijojne vete.
Niçe donte motren e tij...dmth me cf po shoh keto kane pasur kanalizime ne drejtime te kunderta te energjise..dashurise etj.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Po ne te varferit qe dashurojme ne kanalizimin e duhur pse na "bllokojne" rrugen kot! :-D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Leo Tolstoy

Autori i famshëm i njohur për veprën e tij “Lufta dhe Paqja”, përvojën e parë seksuale e kishte me një prostitutë, në moshën 14 vjeçare. Në të njëzetat e tij ai e kishte një fëmijë me një skllave, të cilin kurrë nuk e pranoi publikisht. Në moshën 34 vjeçare ai u martua 13 fëmijë vetëm 8 prej të cilëve mbijetuan. Gruaja e tij tentoi të bëjë vetëvrasje disa herë. Pas 10 ditës, Tosltoy befasisht e braktisi familjen e vet dhe vdiq në një stacion treni.

Fyodor Dostoyevsky

Autori rus i veprës së famshme “Krim dhe Ndëshkim” filloi një lidhje romantike gjatë kohës sa gruaja e tij ishte e sëmurë nga tuberkulozi. Pas disa viteve, ai i dha fund asaj lidhje dhe u kujdes për gruan e tij të sëmurë. Ajo vdiq pak më vonë dhe gjithashtu e vëllai i tij. Ai pastaj i propozoi asaj që kishte qenë në lidhje më herët, e cila e refuzoi. Disa vite më vonë, ai u martua dhe pati një fëmijë. Ata u ballafaquan me vështirësi të mëdha financiare, për shkak të varësisë së Dostoyevskit nga kumari.
.syri.net
Shife ti syri. net ( me sa ma ha mendja nuk shifka mire ky syri ;)) ka ardhe ne konkludimin se Platonit i ishte dobesuar amortizatori i bibilushit dhe nuk i punonte :uff:

Sa per Dostojevskin dhe Tolstoin dihet boterisht se varferia e tyre dhe gjendja jo e mire familjare ishte pasoje e mallkimit kishtar qe kishin te dy. Te dy keta gjeni te letrave akoma dhe sot vuajne kete pasoje dhe madje jane me te njohur jashte Rusise se sa brenda saj.

Megjithate, per mua, ngelen te paperseritshem ne shkrime ;) Them se dhe seksi do ju ket ecur ;) pa kush i kendon me mire se nje shkrimtar :caplin:
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
اlidhje ka me dashurine libri?
 
Se mbaj mend ku por kam lexuar qe filozofet jane dashnoret me te keqinj qe mund te kete nje femer e deri diku pajtohem me kete mendim :).

Ps-Duke aspiruar qi gjasme te jem sadopak filozof kjo shpjegon faktin pse skam as nuse e as dashnore !
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mbani shenim ju te tjeret...Lerini filozofirat!! :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
C'do te thuash?
Na con drejt mekatit udha e filozofis ? :p
Udha e filozofis ju le forever alone! :p Fitojuani zemrat femrave me thjeshtesi, pa shume filozofira.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL

Ai besonte se qiftet e martuara e sigurojnë posedimin e përjetshëm të vetive seksuale të njëri-tjetrit. Ai kurrë nuk mundi ta gjejë një grua, e cila do të pajtohej me pikëpamjet e tij për martesën.

Se harrova me thene qe ai ne foto me duart ne koke jam une, sa here lexoj kte fjalen.
 

Desa

Temet Nosce
Immanuel Kant

Filozofi gjerman besonte se seksi paramartesor dhe çdo akt tjetër seksual që nuk e kishte qëllim lindjen, ishte i pamoralshëm. Ai besonte se qiftet e martuara e sigurojnë posedimin e përjetshëm të vetive seksuale të njëri-tjetrit. Ai kurrë nuk mundi ta gjejë një grua, e cila do të pajtohej me pikëpamjet e tij për martesën.


Dihet nga qëndrimet e tija deontologe. Qëllimi është pikënisja e filozofisë së tij.
Sa keq që jetoi në kohë dhe me njerëz të gabuar.
 
Friedrich Nietzsche

Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche ishte gjithashtu një beqar i përjetshëm. Ai gjatë jetës së tij, u propozoi dy femrave të cilat e refuzuan.

Mos u merzit fredo se kena me ta marr hakun :p
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Nuk mund te quhen te deshtuar...per sa kohe theniet e tyre te dashurise...u bene shembuj dhe udherrefyes per gjithe njerezit e dashuruar...
Deshtim eshte kur nuk e provon dashurine...
Ata e kane provuar...e c'rendesi ka nese nuk vdiqen vetem.. apo nuk u martuan kurr?
Ishin me fat qe dashuruan...
Ka njerez qe vdesin edhe pa provuar se c'eshte dashuria...dhe kjo eshte shume me keq...
 
Top