• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Nuk ke nevojë të jesh më i mirë se gjithkush, mjafton të jesh më i mirë se…”/Thëniet më të Bukura të Wayne Dyer

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
“Nuk ke nevojë të jesh më i mirë se gjithkush, mjafton të jesh më i mirë se…”/Thëniet më të Bukura të Wayne Dyer



Wayne W. Dyer (10 Maj, 1940 – 29 Gusht, 2015) ishte një autor i njohur ndërkombëtarisht në fushat e vetë-zhvillimit dhe rritjes shpirtërore. Ai shkroi më shumë se 40 libra, duke përfshirë 21 bestsellerë të New York Times. Ai krijoi shumë programe audio dhe video, dhe u shfaq në mijëra emisione televizive dhe radio.

Këto janë thëniet e tij më të spikatura:

Nuk mund ta kontrollosh gjithmonë atë çfarë ndodh jashtë, por mund të kontrollosh atë çfarë ndodh brenda teje.

Çdo gjë është ose një mundësi për të të kultivuar ose një pengesë që nuk të lejon të rritesh. Zgjedhjen e bën vetë.

Kur gjykon të tjerët, nuk përkufizon ata, por veten.

Ndrysho mënyrën se si sheh gjërat dhe gjërat që i sheh do të ndryshojnë.

Nuk ke nevojë të jesh më i mirë se gjithkush, mjafton të jesh më i mirë se ç’ishe.

Kur vallëzon, qëllimi yt nuk është që të shkosh në një vend të caktuar të dyshemesë. Është që të shijosh çdo hap përgjatë rrugës.

Sa më shumë që e shihni veten në atë që dëshironi të bëheni dhe veproni sikur ajo që doni është tashmë atje, aq më shumë do të aktivizoni ato forca të fjetura që do të bashkëpunojnë për të transformuar ëndrrën tuaj në realitetin tuaj.

Më mirë të më urrejnë për atë që jam se sa të më duan për atë që s’jam.

Kur jeni në paqe me veten dhe e doni veten, është pothuajse e pamundur t’i bëni dëm vetes.

Çdo përvojë në jetën tuaj ka qënë absolutisht e domosdoshme për t’ju çuar në destinacionin e ardhshëm, dhe nga ai në destinacionin tjetër, deri te ky moment.

Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që më thanë jo. Është falë tyre, që u bëra ky që jam.

Forma më e lartë e injorancës është kur hedh poshtë diçka për të cilën nuk di asgjë.

Nuk ka mungesë të mundësie për ta jetuar atë që doni. Ekziston vetëm një mungesë vendosmërie për ta bërë atë realitet.

Gjendja e jetës suaj nuk është asgjë më shumë se një reflektim i gjendjes së mendjes suaj.

Paqja është rezultat i ritrajnimit të mendjes suaj për të përpunuar jetën ashtu siç është, në vend që të mendoni se si duhet të jetë.

Nëse përqendrohemi në atë që është e shëmtuar, ne tërheqim më shumë shëmti në mendimet tona, dhe pastaj tek emocionet tona dhe në fund tek jeta jonë.

Është e lehtë të jesh kritik, por të jesh një njeri i punës kërkon përpjekje, rrezik dhe ndryshim.

Gjykimet na pengojnë të shohim të mirën që qëndron përtej dukjes.

b.shkolla suksesit.

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/08/karakter-i-forte.jpg
 

Jetmira

..........
Sa më shumë që e shihni veten në atë që dëshironi të bëheni dhe veproni sikur ajo që doni është tashmë atje, aq më shumë do të aktivizoni ato forca të fjetura që do të bashkëpunojnë për të transformuar ëndrrën tuaj në realitetin tuaj.
:giggle::geek:
 

MrCool

Lost
Nuk ka rendesi te jesh me i miri, rendesi ka te jesh i pari!

Nuk e di ku e kam lexuar.
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
nuk ka rendesi te jesh me i miri per te tjeret. rendesi ka te ndihesh me i miri ne vetvete
 

Passion

Banned
nuk ka rendesi te jesh me i miri per te tjeret. rendesi ka te ndihesh me i miri ne vetvete
I mire behesh kur rri me te miret.
Rri me mjeshtrat.:emoji_yum:
Urtesine e fiton kur rri me te urtet.
Para urtesise e vepres se mire ka admirim nga te gjithe,packa se nuk e shprehi. lol

Urtesi do te thoje Passion. :emoji_yum:
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
I mire behesh kur rri me te miret.
Rri me mjeshtrat.:emoji_yum:
Urtesine e fiton kur rri me te urtet.
Para urtesise e vepres se mire ka admirim nga te gjithe,packa se nuk e shprehi. lol

Urtesi do te thoje Passion. :emoji_yum:
pse mi bjen rrotull zemra .thuj ec rri me mu e kaqlollollollollollollol
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mjafton te jesh me i mire se dje. Por dhe po nuk qe mjafton te perpiqesh. I bashkohem Pasionit. Sa me sh njerez te mire te kesh rreth e rrotull aq me sh premisa ke te terhiqesh nga e mira.
Bota eshte e madhe dhe ka vend per te gjithe. Tek cdo kush flen nje e mire dhe nje e keqe, nje aftesi(talent) dhe nje dobesi. Celesi eshte ti njohim vetes pikat e forta tona dhe te investojme ne to.
 

Dorina

Zikaltër⚫🔵
shoket e mi jan aq te zgjedhur dhe aq pak sa gishtat e dores djathte nuk.plotesohen. nje nga keto.je ti dushja jeme
Mos bëj kshu deklaratash aman se jemi në monitorim nga MEMET:p
 
Top