• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

” Nuk u bë deti kos, paguani dritat”, Rama: Taksat dhe sigurimet do paguhen (VIDEO)

” Nuk u bë deti kos, paguani dritat”, Rama: Taksat dhe sigurimet do paguhen (VIDEO)

1585161115132.png


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një video konferencë online me ministrat e qeverisë për situatën e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se qeveria nuk do presë ikjen e koronavirusit për ndërtimin e shtëpive të reja për banorët e prekur nga tërmeti.

“Qeveria nuk do presë ikjen e koronavirusit për ndërtimin e shtëpive të reja për banorët e prekur nga tërmeti. Nuk do ketë tolerancë rreth cilësisë së ndërtimin”, tha Rama.

Rama sqaroi edhe njëherë se dritat do të paguhen dhe gjithashtu tatim fitimi, ndërsa për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.


Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.

Pasi krijon efekt zinxhir negativ, mund të përfundojmë në kolaps. Kemi falur kamatë vonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër”


g.shqip
 

Comments

Prisni prisni skeni pare gje akoma, do e shifni mujin e dyte te karantines kur te maroi thesi miellit per qindra e mijera familje.

Lol
 
ky edi është shume idiot e psikopat. sinqerisht ktij si bie mendja per asgje. sikur knaqet kur vu populli.
Pale kur me del dhe ne fb live i rehatum duke u ngroh me diell te shpia vet. E krahasoj me keta te Turqise. O Zot ca ndryshimi që ka.
Ketu shtet me 81 milion banore dhe ka një organizim e qetesi absolute te njerezit që ca te them. Ndersa ne 3 milion dhe te mbytur ne varferi e vjedhje politike.
 
Shteti shkon ne kolaps po nuk u pagun faturat, tha psiqiku i Surrelit... Ndersa do u jape miliona subvencione TV-ve sepse nuk do mund te mbijetojne dot..

Dhe mire e ka.. Pa TV si do rrije ne pushtet robshi🤬🤬🤬
 
Top