• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Origjina e aristotelit – 384-322

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Lindi në Stagjyra të Maqedonisë në vitin 384 p.l.k. dhe ishte maqedono-ilir.

Platoni majtas, aristoteli dhjathtas.


1- Kalistheni, një i afërm i Aristotelit, fliste një gjuhë jogreke, ashtu si edhe Aristoteli, pra,gjuhën pellazgo-ilire që fliste i gjithë gadishulli ilirik. Aristoteli e mësoi greqishten në Akademinë e Platonit, sepse gjuha e nënës së tij ishte maqedonishtja e vjetër apo ilirishtja.

2 – Aristoteli nuk e mori kurrë qytetarinë Athinase dhe është quajtur si“metanast” refugjat, i ardhur, i huaj. Ai pati vetëm lejen e qëndrimit në Athinë, por kurrë qytetarinë e saj.

3 – Aristoteli u thirr në oborrin mbretëror të Maqedonisë nga Filipi II që të edukonte Aleksandrin e Madh. Pasi Aleksandri filloi fushatën në Lindje ai qëndron në vendlindjen e tij, Stagjira, dhe në vitin 334 në Athinë themeloi shkolën Peripatetike. Pas vdekjes së Aleksandrit në 323, jeta e tij si maqedonas në Greqi u vu në rrezik, pasi ai kishte edukuar Aleksandrin dhe kishte mbështetur politikën pushtuese të shtetit Maqedonas në Greqi,kështu që ai u largua nga Greqia. Deri sa Aristoteli nuk fliste greqisht, por e mësoi atë kur shkoi në Athinë dhe gjuha e nënës ishte maqedonishtja, nuk ka sesi të jetë grek, pra Aristoteli ishte Maqedono-ILir.

Në moshë të re shkoi në Athinë dhe u bë nxënës i Platonit.

Ai qëndroi atje për 20 vjet.Filipi II mbreti i shtetit të Maqedonisë, nga ku ishte dhe Aristoteli e ftoi në Maqedoni vendlindjen e tij, që të edukojë princin Mirjamun Aleksandër, detyrë që ai e kryen me shumë dëshirë. Aristoteli është filozofi më i madh i antikitetit dhe një nga filozofët më të mëdhenj të njerëzimit që gabimisht shumë njerëz e njohin si grek.Veprat filozofike të tij janë Metafizika, Fizika

dhe Psikologjia. Tek Politika trajton pikëpamjet e tij mbi shtetin dhe familjen. Ai mbështet formën e regjimit aristokratik, dhe jo ato demokratike si Athina, që e quante formë të keqe qeverisje. Ai ka shkruar kushtetutat e158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit, Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, veç asaj të Athinës që ka mbërritur deri sot. Ai është autor i veprës
“Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara”.

Aristoteli u shqua për kritikën ndaj idealizmit objektiv të Platonit ish mësuesit të tij.Lidhur me botën e ideve të Platonit ai shprehej
“Të thuash se idetë janë modele dhe çdo gjëtjetër që lidhet me to, do të thotë të shqiptosh fjalë boshe dhe të shprehesh me metafora poetike”. Aristoteli është një filozof materialisto-idealist, sepse ai pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe e merrte atë si një lëndë ku mund të ndërtohen sendet. Kjo bëhej e mundur me anë të “Intelehies”, e cila ishte si fillimi i çdo gjëje që lëviz, qëllimi i gjithçkajeqë ekziston. Ai e kritikoi Platonin, por duket qartë se ai ishte i ndikuar nga filozofia idealiste e tij..
/Ilirida
 
Top