Osho: Nënë Tereza...?

Në dhjetor 1980, Nënë Tereza i shkroi Osho-s si përgjigje ndaj një komenti që ai kishte për çmimin Nobel të dhënë.
14330128_10210955770480319_6405949056082309376_n.jpg
Këtu është përgjigja e Osho:

'' Vetëm një ditë më parë mora një letër nga Nënë Tereza. Ajo që ka shkruar në letër është e sinqertë, por e pakuptimtë. Nënë Tereza nuk di çfarë shkruan, sepse arsyeton mekanikisht, si robot.

Shkruan: “Sapo dëgjova për fjalimin tuaj. Më vjen shumë keq për të, për atë që tha për çmimin Nobel që më dhanë dhe për fjalët që përdori në emrin tim. E fal me dashuri të madhe”.

Më pëlqeu letra, por ajo nuk i kuptonte fjalët që përdora.
Po t'i kishte kuptuar do t'i vinte keq për veten.
Fjalët që kam përdorur janë: "mashtruese", "sharlatane" dhe "hipokrite".

Çmimi Nobel u jepet atyre që në këtë shoqëri funksionojnë si lubrifikant, në mënyrë që rrotat e shfrytëzimit dhe shtypjes të rrotullohen pa probleme.
Personi me të vërtetë shpirtëror, është rebel.

Shoqëria e dënon atë, në vend që ta shpërblejë. Jezusi u dënua si kriminel dhe Nënë Tereza respektohet si shenjtore. Sharlatanët vlerësohen gjithmonë nga shoqëria për ndihmën në ruajtjen e status quo-së.

Pak kohë më parë kishte një projektligj në Parlamentin Indian për lirinë e fesë. Ky ligj do ta kishte ndaluar konvertimin në një fe tjetër, nëse nuk do të ishte rezultat i zgjedhjes së lirë. Nënë Tereza ishte e para që kundërshtoi.

Ajo u shkroi një letër politikanëve: “Ligji nuk duhet të kalojë sepse bie ndesh me gjithë punën tonë. Ne jemi të vendosur të shpëtojmë njerëzit dhe njerëzit mund të shpëtohen vetëm nëse bëhen katolikë”.

Opozita e sajë ka krijuar shumë bujë në të gjithë vendin. Duke qenë se politikanët nuk donin të humbnin votat e të krishterëve, projektligji u braktis.

Personalisht, unë nuk konvertoj askënd: njerëzit vijnë tek unë. Unë nuk mësoj katekizëm apo ndonjë doktrinë. Unë i ndihmoj të tjerët të heshtin.

Heshtja nuk është as e krishterë, as hindu dhe as myslimane. Heshtja është heshtje. Unë mësoj të duash, dhe dashuria nuk është as e krishterë, as hindu dhe as myslimane. Unë mësoj të jesh i vetëdijshëm dhe vetëdija nuk i përket askujt. Për mua kjo është shpirtërore e vërtetë.

Njerëzit si Nënë Tereza janë hipokritë: thonë një gjë, por bëjnë një tjetër. Për gjërat që i thashë ajo “më fal me shumë dashuri”. Për të falur dikë fillimisht duhet të jesh i zemëruar.

Thuhet se Buda nuk fali askënd për arsyen e thjeshtë se nuk u zemërua kurrë.
Si mund të falësh pa zemërim?
Eshte e pamundur.

Pra, ajo duhet të ketë qenë e zemëruar. Kjo është ajo që unë e quaj pavetëdije: ajo nuk e di se çfarë thotë. Çfarë krimi do të kisha bërë për t'u falur?

Mjaft kjo idiotësi që katolikët vazhdojnë të falin. Unë nuk kam bërë asnjë mëkat, pse më falni? I përsëris të gjithë fjalët dhe shtoj disa prej tyre: është marrëzi dhe mediokër.

Nëse ka ndonjë që duhet të falet, është ajo. Ajo thotë: Unë e luftoj mëkatin e abortit. Nëse aborti është një mëkat, katolikët janë përgjegjës për të, sepse ata kundërshtojnë metodat e kontrollit të lindjes. Ky është shkaku i të gjitha aborteve, ata janë përgjegjës. Për mua ata janë kriminelë të mëdhenj.

Në këtë botë të mbipopulluar, ku njerëzit janë të uritur, kundërshtimi i kontraceptivëve është i pafalshëm.

Kontraceptivët janë një nga kontributet më domethënëse të shkencës moderne për njerëzimin dhe mund ta bëjnë këtë tokë një parajsë.

Katolikët janë kriminelë, por krimi i tyre është i tillë që duhet inteligjencë e madhe për ta kuptuar.

Ajo thotë: “Bekimi i Zotit qoftë me të dhe ia mbushtë zemrën me dashurinë e tij”.

Marrëzi. Unë nuk besoj në asnjë Zot si person, kështu që nuk ka Zot që mund të më bekojë. Zoti është një realizim, ai nuk është dikush për t'u takuar. Është vetëdija jonë e pastruar.

Ajo shkruan për të treguar se sa fetare është, por gjithçka që shoh është një person budallaqe dhe mediokër.''

nga: (Lia Ferrua)
Në shqip by Lauri 👍
 
Hm... Tani tjeter gje eshte krishterimi, tjeter Nene Tereza, tjeter prifterinjte e kisha, tjeter feja, tjeter predikuesit, e tjeter OSHO! Ku ti gjej une nervat me u perqendruar thuaj qe ta analizoj njehere kete OSHO-n se si shume po me del perpara :p

p.s. Sh teme e qelluar Lauri :)
 
u shpreha edhe ndonjë ditë më parë mbi kontradiktat e filozofëve me doktrinat fetare. Të gjithë filozofët me famë e konceptojnë zotin dhe hyjninë komplet jashtë këtyre dokumenteve.
Dhe, sipas edhe mendimit tim,( që s'ka vlerë fare para jush :) ), nuk duhen anashkaluar. Por thelluar e kuptuar.
Këndvështrimi i tyre është vertetë iluminant, gjë që të cilën nuk e ofrojnë këta të tjerët që me shekuj kanë kulte e kler. Dhe që historia na mëson që në emër të Ati zoti që predikonin ftonin besimtarët të luftonin kundër njëri-tjetrit..🙈🤷
 
Më duket një nga ato letrat apo shkrimet kritike që i bëjnë zakonisht parazitët dikujt që qëndron më lart se ata. Në këto raste edhe vetë kritikuesit e dinë mirë se personi që po sulmojnë qëndron shumë më lart se ata por prapë e bëjnë për të përfituar sado pak famë dhe vëmendje.
 
Se di sa e njeh Oshon por nuk besoj se ka pasur nevoje per pak vemendje.
Jo per te hedhur poshte figuren e nene Terezes sepse per mua eshte nje shqiptare E MADHE por eshte fakt ama qe ka pas dhene e ka pas marre ryshfete nga persona dhe organizata shume te dyshimta per te mos thene te denueshme, kete se them une por padite qe ka pasur ne gjykata, ka pranuar edhe donacione nga diktatore dhe udheheqes shtetesh qe njiheshin per mizorite e tyre.
A e hedhin poshte keto supozime/pretendime/fakte figuren e nene Terezes?
Jo, aspak por njekohesisht edhe ata qe kane pasur qendrime kritike ndaj saj kane te drejten e tyre te shprehen duke pasur parasysh ate qe thashe me lart.
Nene Tereza ka qene nje bamirese e madhe dhe nje humaniste e pashoqe por ka qene edhe arka e florinjte e Vatikanit.
Fundja ajo vete ka thene-
Une gjithcka bej e bej ne emer te besimit tim dhe per Vatikanin.
 
Në fakt n i llogarisë ku donacionet futëshin për llogari të nënë Terezës ishte në Ior të Vatikanit.
Pra i gjithë lumi i lekëve( $) të dhuruar kalonte (hynte) në Romë. Dhe ajo e shkreta nënë Tereza i takonin pak o ndoshta aspak nga ata miliard dollarë.
Banka IOR dihet publikisht se me çfarë është marrë dhe kush janë klientët e sajë dhe për çfarë janë akuzuar; trafik armësh, drogë, dhe deri tek prostitucioni....etj etj.😎
Ajo shqiptarja jonë e shkreta ka qenë një levë në duart e tyre.
 
Plotesisht dakord por ajo e ka ditur kujt i sherbente edhe pse jeten e saj ja ka dedikuar bamiresise
 
Plotesisht dakord por ajo e ka ditur kujt i sherbente edhe pse jeten e saj ja ka dedikuar bamiresise
E vetëdijshëme që ajo po lepinte vetëm kocka.
Patjetër ja kanë mbyll gojën; o kshtu o hiq.
Shiko ç'bëhet me vendet e shejta ku ka pelegrinazhë besimtarësh..janë kthyer si qendra komerciale. Turp.

Të vijë Jezu Krishti në tokë, të parët që do vinte në kryq do ishin pikërisht kta "sherbetorët"e tij.
Këta S'kanë të bëjnë asgjë me Krisht as me kristianizëm. Paradoks.
 
@LeVoyageur E njoh Oshon, e kam lexuar. Prapë, nuk ka as 1/100 e famës apo të "simbolikës" që përfaqson figura e Nënë Terezës.

Nuk është as i pari as i fundit Osho e të tjerë që i bashkohen...

Kjo video ka 3.7 mln klikime

Kjo 1.9 mln klikime

E vërteta është që Nënë Tereza ka qenë një njeri që besonte ke e mira, është munduar të bëjë mirë për të varfrit, të dobtit dhe vetë nuk ka bërë jetë luksi si Osho e "gjeni" të tjerë që dalin në përfundime si citimet më poshtë...

- Ajo që ka shkruar në letër është e sinqertë, por e pakuptimtë.
- Më pëlqeu letra, por ajo nuk i kuptonte fjalët që përdora.
Po t'i kishte kuptuar do t'i vinte keq për veten.
Fjalët që kam përdorur janë: "mashtruese", "sharlatane" dhe "hipokrite".
 
@LeVoyageur E njoh Oshon, e kam lexuar. Prapë, nuk ka as 1/100 e famës apo të "simbolikës" që përfaqson figura e Nënë Terezës.

Nuk është as i pari as i fundit Osho e të tjerë që i bashkohen...

Kjo video ka 3.7 mln klikime

Kjo 1.9 mln klikime

E vërteta është që Nënë Tereza ka qenë një njeri që besonte ke e mira, është munduar të bëjë mirë për të varfrit, të dobtit dhe vetë nuk ka bërë jetë luksi si Osho e "gjeni" të tjerë që dalin në përfundime si citimet më poshtë...

- Ajo që ka shkruar në letër është e sinqertë, por e pakuptimtë.
- Më pëlqeu letra, por ajo nuk i kuptonte fjalët që përdora.
Po t'i kishte kuptuar do t'i vinte keq për veten.
Fjalët që kam përdorur janë: "mashtruese", "sharlatane" dhe "hipokrite".

Ne mesjete Vatikani nxorri nje ligj ku mjaftonte te paguaje dhe me firmen e Papes te laheshin mekatet.
Ky zakon ka vazhduar gjithmone e vazhdon akoma dhe sot, quhet lobim.
Nene Tereza pranonte donacione nga diktatore dhe me famen e saj nderhynte ne Vatikan ose ne te tjera shtete qe te zbuteshin qendrimet ndaj tyre.
Njelloj si ne mesjete(pothuajse)😁
Kete se them une, kjo eshte e verteta.
Nejse, e thashe me lart qe Nene Tereza ka qene dhe mbetet nje nga figurat me te shquara shqiptare por kjo s'do te thote te jemi indiferent ndaj disa gjerave qe nuk na pelqejne neve.
 
Haha 😂
 
mila kunis agree GIF
 
Top