• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Paradoks , apo drejtesi!

Hartini

Well known member
Para nje viti ne , ne Bruksel ndoshi nje ngjarje shume dritheruse.
Nje nene , do thoja e çmendur , preu ne qafe pese femijet e saj biologjik,
njeri pas tjetrit , me i madhi rreth 13 vjeç dhe me i vogli tre vjeç.
Nje tragjedi e vertet. Ne fund donte te vriste veten ,por nuk arriti ta bente.
Tani ,pas nje viti eshte haput gjygji qe do vendosi per denimin e saj ,apo......
Si mendoni , duhet te denohet kjo nene per vepre penale te kryer.
Une mendoj se nje denim i saj me burg ,mbart ne vetvete nje paradoks te madh , nqs behet .
Pse ? Dihet se dashuria e nenes ndaj femijes eshte hyjnore .
Askush nuk e don dike ne menyren qe e don nena dhe kjo nuk diskutohet .
Atehere ajo nene qe ka bere kete gje ,patjeter qe duhet te kete qene e çmendur , se ndryshe nuk ka mundesi te ndodhe ,^prandaj mendoj se ajo duhet te mbyllet ne nje spital te psikiatrik dhe te rruhet me kujdes te veçant.
Denimi me i madh qe ajo mund te heq eshte te jetoje me barren e asaj qe ka bere . Ka denim me te madh????????? S'besoj.
Ligji ç'parashikon ne keto raste?
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

Une jam pro magjistratures!

Te denohet cdo individ qe cenon te drejten baze te njeriut JETEN!

Ata 5 femije, sado ti kishte dashur ajo nene, nje dite do beheshin 5 individe te shoqerise!;)
 

korado

President
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

Per mua duhet denimi maksimal,madje edhe me vdekje,nuk mund te imagjinoj dot te vras 5 femijet nje nga nje...................
 

Hartini

Well known member
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

Puna eshte se denimi i saj , ve ne diskutim nje vlere qe nuk diskutohet,
dashuria e prindit per femijen .
Pastaj ka nje gje ; Nuk ka mundesi te jete normale nga koka , ose te pakten ne momentin qe e ka bere ate ka shkalluar , se ndryshe nuk do ta kishte bere.
 

abstraction

Carpe Diem
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

kjo ka qene e semure psiqike . Se mire e the ti ska nene ta bej nje gje te tille , por ja qe po shtohen kohet e fundit te cmendurit. Burg perjete per kete dhe treatment per trurin qe te marri vesht qe cka bere.
 

coma 24on24

Antarë i ri
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

nuk mund te shmanget denimi me vdekje sepse ajo eshte nje nene apo duhet te them ishte ?????? rregullat duhet te kapercejne ndjenjat dhe aq me teper dashurine hyjnore per te cilen ti flet . jam dakort se vdekja e saj nuk sjell ne jete femijet , por te vrasesh 5 femije , aq me teper femijet e saj eshte e pakuptimte te mos denohet me vdekje . cili eshte morali nese e le te jetosh e ti besh sherbimet psikiatrike e ta lesh te jetoje ne burg , per cilen arsye ? per kete egziston shteti , dhe per shtetet me nje standart te larte te venies se drejtesise , denimi me vdekje eshte i domosdoshem .
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

Spital psikiatrik. Edhe nese s'eshte per atje, do behet me kalimin e viteve.
 

lindaa

Antarë i ri
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

tung jam Linda dhe jam ne prag te perfundimit te studimeve dega juridikut ky rast me kujtohet dhe mua dhe me te vertet eshte shum i rend duke e ditur dashurin e nenes ndaj femijve te saj. Andaj un supozoj se kryesa e vepres penale e ne kete rast nena ne momentin e kryerjes se vepres penale ka qen me aftesi te zvogluar mendore ose ka vuajtur nga ndonje semundje psiqike qe e ka be te pa afte te kuptoj rendesin e vepres anadj asesi nuk pro denimeve me vdekje sepse shoqerija duhet te luftoj kete ngase njerzit /delikuent/ duhet te kujdesi te krijojm qe neper intitute korektuese si sensibilzojm ata te bejme risocializimin e tyre qe ne te ardhmen te jent te devotshem per shoqeri .Ngase jo gjdoher denimi me vdekje e e arit qellimin e duhur .Me resekt Linda
 
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

Ligji parashikon ate gje......qe kjo ''nene'' te mbyllet ne burgjet e siguris se larte per 5 vepra penale pavarsisht nese jane kryer ne kushte te renda psikike apo jo....dhe te mbyllet ne ato kushte aq sa te mos kete kontakte me asnje te burgosur tjeter se jo per gje por ka per t'jua prer dhe atyre qafen.
 

Legally_Sweet

Whiskey in a teacup
Staf në FV.AL
Pe: Paradoks , apo drejtesi!

Kjo ishte masaker me paramendim pasi i kishte derguar nje leter miqve te saj qe do shkonte ne boten tjeter bashke me femijet e saj kshu qe e ka pas mendjen ne rregull kur e ka planifikuar kte gje. Kshu qe mens rea + actus reus te plote= denim maksimal.
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Paradoks , apo drejtesi!

Dje pash nje dokumentar investigues. E ishte nje nene ja si kjo e cila kishte vrar femijet e saj e me pas kishte tentuar te vriste veten ne qafe por nuk kishte mundur....Dhe denimi me duket ishte ai me vdekje.

Se di un jam dakort me denimin me vdekje. Nuk e di arsyen nuk arrij ta llogjikoj , por si instikt ky me vjen.
Paradoksi eshte se nena eshte ajo qe duhet te mbroj femijen madje edhe nga babai i tyre.
 
Re: Paradoks , apo drejtesi!

Mendoj se nuk asnje denim te barabarte me ate qe ka kryer kjo si nene...

Asgje e krahasushme me kete veprim makaber smund te ktheje jeten e femijeve te saj ......

Uroj qe mos te sjelle kurre femije te tjere ne jete ..

Por pyetja paradoksale nuk eshte te denimi ...por te veprimi i femrave qe behen nena apo do te behen nena...

Pse lejohet abortimi dhe nuk denohet nga shoqeria ,,,kurse ky veprim (me te drejte) denohet ne maximum nga opinioni ??????
 
Top