• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Paradokset e koheve tona.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
ndodhem ne Korce....
Sot ne kemi shtëpi më të mëdha , por familje më të vogla. Më shumë lehtësira , por më pak kohë. Kemi më shumë grada , por më pak mendim praktik, më shumë njohuri, por më pak gjykim. Kemi më shumë ekspertë, por më shumë problem , më shumë mjekime, por më pak shëndet. Ne shpenzojmë më shumë moskokçarje, qeshim më pak, ngasim makinën më shpejt, nxehemi shumë shpejt, qëndrojmë zgjuar deri natën vonë, lexojmë shumë pak, shohim shumë televizor dhe … lutemi shumë rrallë.

Ne i kemi shumëfishuar pronat tona, por i kemi reduktuar vlerat tona, flasim më shumë, por duam më pak dhe gënjejmë më shpesh. Ne kemi mësuar sit ë krijojmë një jetesë, por jo një jetë. Ne kemi shtuar vite në jetë, por jo jetë viteve. Ne kemi ndërtesa të larta, por mendje të shkutër, rrugë të lira e të gjëra, por këndvështrime me te shkurtra. Ne shpenzojmë më shumë, por kemi më pak. Ne blejmë më shumë, por e gëzojmë atë më pak. Ne kemi çare rrugën drejtë Hënës , por kemi probleme të kalojmë rrugën e të takojmë fqinjët. Ne kemi pushtuar hapësirën e jashtme, por jo atë të brendëshme. Ne kemi ndarë atomin, por jo paragjykimin tone. Ne shkruajmë shumë por mësojmë më pak, planifikojmë më shumë, por i përfundojmë më me pak sukses. Ne kemi mësuar të nxitojmë, por jo të presim, kemi të ardhura më të larta, por moral më të ulët.

Ne kemi ndërtuar më shumë kompjutera që e mbajnë sa më shumë informacione, të prodhojmë më shumë kopje, por kemi më pak komunikim. Kjo është koha e ushqimeve të shpejta dhe e tretjes së ngadaltë. E njerëzve të gjatë, por e karaktereve të shkurtër. E më shumë argëtim, por më më pak kënaqësi…shumë lloje ushqimesh … por më pak ushqim. Dy të ardhura, por më shumë divorce, shtëpi marramendëse, por familje të thyera.. Për këtë , unë sugjeroj që ju të mos ruani asgjë për ndonjë rast të veçantë, sepse çdo ditë që jetonë është një rast i veçantë. Kërko njohuri, lexo më shumë, ulu në kolltukun tend dhe admire pamjen pa I kushtuar vëmendje nevojave të tua. Shpenzo më shumë kohë me familjen tënde dhe shokët e tu, ha ushqimet e preferuara dhe vizito vendet që ju pëlqejnë. Jeta është një zinxhir monomentesh kënaqësie, nuk është vetëm mbijetesë.

Përdore vazon tënde të kristaltë, mos u ruaj parfumin tënd më të mirë, por përdore atë në çdo kohë qç mendon se ti e do atë. Largo prej fjalorit tënde shprehjet si p.sh. “Një nga këto ditë” apo “Ndonjë ditë”. Le t’i tregojm familjes dhe shokëve se shumë i duam. Të mos i shtyjmë për më vonë në çdo kohë qç mendon se ti e do atë. Largo prej fjalorit tënde shprehjet si p.sh. “Një nga këto ditë” apo “Ndonjë ditë”. Le t’i tregojm familjes dhe shokëve se shumë i duam. Të mos i shtyjmë për më vonë asgjë që sjell gaz e hare në jetën tone. اdo ditë, çdo orë dhe çdo minute është e veçantëe njëkohësisht ti nuk e di që ajo mund të jetë dhe e fundit për ty.

si thoni ju,kam te drejte apo jo?
 

baby-angel

Thpilt
Vendndodhja
Brussel
Kam lexuar dikur nje gje te ngjajshme me kete.Eshte ne frengjisht por po e perkthej :

Nje dite pyeten nje njeri te mencur :
"Cfare ju habit me shume tek njerezimi?"
Ai u pergjigj :
" Njerezit te cilet humbin shendetin per te fituar parà dhe qe ,
pastaj, i harxhojne keto para per te rifituar shendetin.
Duke menduar me shume ankth per te ardhmen, harrojne te tashmen, deri ne ate pike sa perfundojne duke mos jetuar as ne te tashmen, as ne te ardhmen.
Jetojne sikur sdo vdisnin kurre,
dhe vdesin sikur te mos kishin jetuar kurre
. "

Sikur njerezit te ndaleshin te mendonin pak mbi kete, bota ,ndoshta, do ishte ndryshe.
 
Top