• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Parajsa në tokë, ishulli që duhet ta vizitoni përpara se të “zhduket” (Fotot)

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Parajsa në tokë, ishulli që duhet ta vizitoni përpara se të “zhduket” (Fotot)


I fshehur në pjesën jugore të Paqësorit, Tuvalu është koleksioni i përsosur i nëntë ishujve, të cilët shtrihen në gjysmë të rrugës mes Hawait dhe Australisë.
Por pavarësisht kësaj, sipas një raporti të ri nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Turizmin Botëror, Tuvalu është vendi më së paku i vizituar në planet gjatë viteve të fundit. Gjatë vitit 2016 Tuvalu ka pasur vetëm 2000 turistë, pavarësisht se ka një klimë të ngrohtë tropikale dhe përqindje të ulët të krimeve.
Fqinji më i afërt i Tuvalus, Kribati, ka pasur më shumë se dyfishin e vizitorëve gjatë vitit 2016, apo gjithsej 5000 vizitorë.
Mungesën e bukurisë arkitekturale, Tuvalu e zëvendëson me plazhet e mbushura me palms dhe të përsosura për të bërë plazh. Gjithashtu plazhet janë të zbrazura sepse ishujt nuk janë të ndërtuar, ndërsa popullsia është vetëm 10,000 banorë dhe e shpërndarë përgjatë ishujve.
Por ekziston një kulturë e fortë tradicionale vendore, e cila mbahet gjallë nga njerëzit e Tuvalus. Ju mund të shikoni vallëzime tradicionale, gdhendje druri e disa aktivitete tjera nga vendasit. Ishulli kryesor është Funafuti, i cili gjendet në pjesën perëndimore dhe është vendi ideal për zhytje në ujë.
Tuvalu së fundmi ka fituar vëmendjen si pasojë e ndryshimeve klimatike: Kombet e Bashkuara e kanë përfshirë Tuvalun në listën e vendeve që rrezikojnë të zhduken krejtësisht si pasojë e ngritjes së niveleve të ujit gjatë shekullit të ardhshëm. Por kjo, pavarësisht se është një fatkeqësi e vërtetë, duhet edhe t’ju nxisë ta vizitoni këtë vend para se të zhduket!













Copyright Gazeta SHQIP
 
Top