• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Parandalohet tragjedia nga policia, dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten se do e vriste.

Hera

Βιβλίο φάγος
Parandalohet tragjedia nga policia, dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten se do e vriste.





Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 54-vjeçar i cili dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij si dhe e kërcënonte se do e vriste.

Mbrëmjen e djeshme e dhunuara ka lajmëruar policinë të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e tij dhe pas kontrollin kanë gjetur edhe një armë tip Pushkë me 19 fishekë.
Ai akuzohet për “dhunë në familje” dhe “armë mbajtje pa leje”.
Lezhë
Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë
Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.


Top Channel
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nuk e di, a jemi i vetmi vend ne Evrope qe kemi kaq shume krime ne familje,apo mediat tona nuk pasqyrojne asgje tjeter,pervec se kronikave te zeza sociale.
Ama ke mall me shflety shtypin apo me degju lajmet shqip,sepse pothujse gjithnje ka nga nje lajm tille.
Gjithesesi mire qe paskan arrestuar agresorin e gruas se ti.
 
Top