• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Parimet kyçe të disiplinimit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
7-bindje të gabuara të prindërve


Children.jpg

Kur vjen puna tek menaxhimi i sjelljes së fëmijës, disa prindër “preferojnë” të përdorin edhe dhunën, dhe e dini se cilat janë bindjet e gabuara që ata përdorin në këtë rast?

“Edhe mua më ka ndodhur (për shembull të më rrahin) e prapë nuk më ka gjetur gjë”;
“Vetë e kërkojnë” ;
“Ndëshkimi fizik funksionon më mirë se metodat e tjera”;
“Ndëshkimi fizik i mëson të binden” ;
“Unë e përdor, po vetëm si mjet të fundit”;
“ثshtë e vetmja mënyrë se si t’i mbaj nën kontroll gjithë ata fëmijë që kam” ;
“Ndëshkimi fizik është pjesë e kulturës sonë”.


Disa argumente për ndalimin e ndëshkimit fizik dhe psikologjik

Ndëshkimi fizik dhe ai psikologjik dhunon të drejtën e fëmijës për t’u respektuar, për integritet fizik dhe dinjitet njerëzor. Ndëshkimi fizik dhe ai psikologjik kanë një veprim të dëmshëm në zhvillimin e fëmijës duke sjellë pasoja sociale, emocionale dhe fizike tek ata.

Ndëshkimi fizik dhe ai psikologjik u mësojnë fëmijëve se dhuna është një metodë e drejtë për zgjidhjen e konflikteve. Ato, po ashtu, aprovojnë abuzimin me “pushtetin” si një pjesë thelbësore e raporteve afektive.

Mbi të gjitha, ndëshkimi fizik dhe ai psikologik i bën mësuesit dhe prindërit të “paaftë” për të provuar alternativa të tjera, dhe ai mund të jenë shkaku i lënies së shkollës, i rezultateve të dobëta në mësime, i komunikimit jo të mirë dhe i vetëvlerësimit të ulët të fëmijëve.


Parime kyçe të disiplinimit

- Fëmijëve duhet që kufijtë t’ju përcaktohen nga të rriturit;
- Prindërit duhet ta shohin disiplinimin si mësim, jo si ndëshkim;
- Të rriturit duhet të ruajnë qetësinë kur disiplinojnë fëmijën;
- Nëna dhe babai duhet të jenë korrektë dhe të qëndrueshëm në disiplinimin e fëmijës;
- Prindërit duhet t’i vendosin pritshmëritë në përputhje me moshën e fëmijës.




çfarë mendojnë ekspertët?


Të gjithë fëmijët kanë tekat e tyre, kush më shumë e kush më pak, kjo varet nga karakteri i tyre. Dilema më e madhe e prindërve në këto raste është të përcaktojnë si të sillen, pra nëse ja vlen vërtet apo jo të dënojnë fëmijën?

A janë traumatike dënimet për fëmijën?

Në lidhje me këtë ekzistojnë mendime të ndryshme dhe sipas Timothy Verduinm, psikiatër në Universitetin e New York, prindërit duhet të mos e marrin asnjëherë në konsideratë mënyrën e “edukimit” përmes ndëshkimit. Në vend të kësaj ata duhet të privilegjojnë caktimin e disa rregullave që do të bëjnë që fëmija të sillet në mënyrën e duhur. Sipas Timothy, mënyra e duhur do të përfshijë edhe përqafimet, dialogun dhe lavdërimet sidomos tek fëmijët me karakter të vështirë, tek fëmijët autikë apo me probleme të ndryshme në zhvillim. Ju si prindër duhet t’i kushtoni shumë rëndësi sjelljes së mirë të fëmijës.


Sipas psikologëve amerikanë ndëshkimet i bëjnë fëmijët tepër agresivë
Ata theksojnë se ka një lidhje shumë të madhe mes sjelljes agresive të fëmijës dhe metodave të rrepta të edukimit. Ekspertët theksojnë se nëse fëmija është tepër i vogël mënyra më e mirë për të vepruar do të ishte lavdërimi dhe përqafimet. Kjo sjellje do të ketë pasoja gjithmonë pozitive dhe do të zhdukë ngadalë sjelljen negative të fëmijës duke qënë se do të bëjë që vetëvlerësimi të rritet. Fëmijët duhet të kuptojnë se sjellja e tyre ka pasoja prandaj ju nuk duhet të veproni duke i thënë për shembull të pushojë nëse bërtet, por mund t’i thoni që nëse vazhdon të bërtasë kaq shumë ju nuk do të mund të vazhdoni dot leximin etj. Nëse fëmija ofendon një tjetër, ju duhet t’i tregoni që ajo jo vetëm është e gabuar por edhe e lëndon tjetrin. Në këtë mënyrë fëmija do të ketë mundësi të bëhet edhe më tepër inteligjent. Prandaj dëgjoni këshillat e ekspertëve dhe mos mendoni se një “shpullë” nuk bën keq sepse kështu “na kanë rritur dikur dhe ja ku jemi!” Dhe ku jemi? Në pikën ku shpesh mendojmë se dhuna “duhet”!



Fëmiju, një detyrë për Prindërit
 
Top