• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pas djegies së ‘Notre Dame’, ndodh e papritura me librin e Hygo

Frank

Mode ON Anti-KÇK
auto_sdfghfkjhgdsa1555529253-750x430.jpg

Viktor Hygo e kishte përshkruar me një përpikmëri frikësuese momentin që flakët do të gallbëronin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e shkruar në vitin 1831.Tani, njerëzit duket i janë kthyer pikërisht letërsisë për t’i ndihmuar të vajtojnë “Notre Dame”-in.
“Katedralja e Parisit” e Hygoit u shndërrua në librin më të shitur në “Amazon” pas shkatërrimit të pjesshëm të saj nga flakët. Gjenialiteti i shkrimtarit të madh po merret për profeci, por ndërkohë teoritë konspirative këmbëngulin se ka një profeci të vërtetë në këtë mes, atë të Nostradamusit, që e ka parashikuar sipas tyre këtë ditë.

“‘Zonja jonë’ do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”, thuhet të ketë shkruar ai, duke parashikuar kështu djegien e katedrales.
Ngjashmëria është e madhe mes asaj që panë sytë e të gjithë botës, pasditen e së hënës, dhe përshkrimit që i bën gjiganti i letrave franceze, momentit kur Quasimodo përdor zjarrin dhe gurët për të luftuar me turmën poshtë, me bindjen se kështu do të shpëtonte Esmeraldën.
“Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash; ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës”.

Balkanweb.com
 
Top