• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pasaporta e Zelandës së Re është më e fuqishmja në botë, ajo shqiptare renditet në vendin e 17

renditja.jpg


Pasaporta e Zelandës së Re është pasaporta më e fuqishme në botë, sipas renditjes së re të Indeksit të Pasaportave për vitin 2020.

Në renditje u përfshinë 193 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe 6 rajone të veçanta, të cilat u renditën në Indeks bazuar në mundësitë që pasaporta ofron në kalimet kufitare dhe numrin e vendeve që poseduesi i pasaportës mund të udhëtojë pa vizë ose me vizë në aeroport.

Çdo person që posedon një pasaportë të Zelandës së Re tashmë mund të udhëtojë në 129 vende në botë.

Kufizimet e udhëtimit të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19 kanë shkaktuar një lëkundje në udhëtimet pa viza.

Indeksi i Pasaportave thekson se pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim kaotik në udhëtimet dhe në përgjithësi në “Hapjen Botërore”.

“Të dhënat janë të qarta: me ndalime të përkohshme të udhëtimit dhe kufizime të vizave, shumë vende që dikur kishin një pasaportë të fuqishme, tani po renditen ndër më të ulëtat në botë”.

Japonia renditet në vendin e dytë, me një rezultat prej 128 vendesh, përkrah Gjermanisë, Austrisë, Luksemburgut, Zvicrës, Irlandës, Koresë së Jugut dhe Australisë.

Suedia, Belgjika, Franca, Finlanda, Italia dhe Spanja renditen në vendin e tretë me rezultatin 127.

Vendet europiane përbëjnë shumicën e listës së 10 më të mirëve, pasi pjesa më e madhe ruajnë hyrjen në zonën e ‘lëvizjes së lirë’ të Shengenit me pak kufizime të COVID-19.

Shtetet e Bashkuara renditet në vendin e 21 në renditjen e pasaportave, me një rezultat prej 92 vendesh.

Shqipëria renditet në vendin e 17, me 97 shtete, pas Serbisë e Maqedonisë së Veriut, por lë pas Malin e Zi. Kosova renditet në vendin e 65, me 45 vende.

Renditja globale e pasaportave në botë azhurnohet në kohë reale aq shpesh sa zbatohen heqjet e vizave dhe ndryshimet e reja.

Pasaportat më të fuqishme

  1. Zelanda e Re
  2. Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Irlanda, Koreja e Jugut, Japonia, Australia
  3. Suedia, Belgjika, Franca, Finlanda, Italia, Spanja
  4. Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Danimarka, Portugalia, Lituania, Norvegjia, Islanda, Kanada
  5. Malta, Sllovenia, Letonia
  6. Republika Çeke, Estonia, Greqia, Polonia, Hungaria, Lihtenshtajni
  7. Sllovakia
  8. Qipro, Kroacia, Monako
  9. Rumania, Bullgaria
  10. San Marino, Andorra, Uruguai
Pasaportat më pak të fuqishme

  1. Afganistani, Iraku
  2. Siria
  3. Somalia
  4. Jemeni
  5. Irani, territoret palestineze
  6. Pakistani
  7. Birmania, Koreja e Veriut
  8. Etiopia, Libani, Libia, Nepali, Eritrea
  9. Bangladeshi, Sudani Jugor
  10. Sudani./The Independent

Monitor.al
 
27 shtete jane antare te BE-se, domethene kane fuqi te konsiderueshme diplomatike fale atij statusi. Shto edhe disa vende te tjera te zhvilluara si SHBA-te, Japonia, Korea e Jugut, Kanada, Australi, etj., dhe Shqiperia qenka ne vendin e 17-te?!

lool lool lool
 
Ne kategorine e 17-te (nese artikulli i postuar eshte i sakte) edhe per nje 5 vjecar tjeter, deri sa te hyjm ne BE.
 
Fatkeqesisht Shqiperia eshte listuar ne 60 shtetet e para te programit ETIAS- European Travel Information and Authorisation System.
Nje projekt qe ka filluar ne 2016 nga BE per te rritur nivelin e sigurise, flitet zyrtarisht se do te lançohet plotesisht ne 2022 por ne projektin pilot Shqiperia eshte listuar per te hyre ne 2021.
Pak a shume nje lloj vize qe do te jepet online elektronikisht.

 
Private conversations
Help Users
    Top