Senseo
Audacity.
Të rinjtë sot në Shqipëri zgjedhin të largohen pasi vendi ynë nuk ofron shumë mundësi sipas tyre për të qëndruar.
Ka shumë prej tyre që nëse do të shkonin në vend tjetër do të ishin shune të gatshëm për të bërë çdo lloj pune, përfshirë edhe çobanin por jo këtu në vendin e tyre.
Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij mbajnë çdo ditë 800 dhen.
“Këto dhen unë gjatë verës i mbaj në Skrapar, ndërsa kur vjen dimri shkoj në Sarandë gjashtë muaj. Qumështin e çojmë në baxho, në Sarandë dhe në Skrapar. Më shumë fiton baxhozxhiu se sa çobani”, thote ai.
Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të vjetra.
“Po të kesh 800 dhen është pasuri qe nuk te dhemb koka themi ne”.
Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tirane.
“Kemi kerkuar vajza por nuk duan. Ne do i shesim keto nje dite dhe pasuria jone keshtu do shkoje per nje vajze.
Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.
korcajone.al