• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Për një fytyre pa njolla

Vajza

💕
Staf në FV.AL






Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Zakonisht, zgjidhja e parë janë tretmanet në sallonet e kozmetikës, por kjo kushton. Nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se përbërësit e nevojshëm i keni në kuzhinë.
Ju paraqesim disa maska natyrale për fytyrë, kundër njollave, transmeton Telegrafi.
Maska kundër akneve

Nëse dëshironi që në mënyrë të shpejtë dhe t’i hiqni qafe aknet, atëherë hudhra është zgjidhja juaj. Krejt çfarë ju nevojitet është thelbi i hudhrës, të cilin duhet ta vendosni në vendin ku keni akne. Këtë e bëni disa herë brenda ditës.
Lëngu i limonit
Është i domosdoshëm përdorimi i lëngut të freskët, por i shtrydhur, dhe më pas atë lëng ta vendosni në lëkurë. Pos se largon aknet, limoni ka edhe shumë ndikime pozitive. Pakëson infeksionet dhe dukshmërinë e njollave, por gjithsesi se përmirëson tenin.

Soda e bukës
Përzieni ujin dhe sodën e bukës, ndërsa përzierjen e vendosni në njolla. E lini përzierjen të ndikojë për një kohë të caktuar e më pas pastroni maskën me ujë të vakët. Pas kësaj maske, lëkura e fytyrës tuaj është e butë. Rezultati i këtij tretman varet nga lloji i lëkurës, por nëse e vëreni se nuk ka efekt, atëherë provoni diçka tjetër.

Jogurt dhe mjaltë
Së pari ngrohni një lugë me mjaltë, për ta përzier më pas me një lugë jogurt natyral, me yndyrë mesatare. Masën e gatshme e vendosni në akne dhe e lini të ndikojë për 10- 20minuta, e më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët. /Telegrafi
 
Top