Përmbledhje e transferimeve ~ 07 Korrik 2011..

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
fabregas-Nasri-300x168.jpg


Sipas Sky Sport Italia skuadra e Romës ka fituar garën për të transferuar futbollistin e River Plate, Erik Lamela për 12 milionë euro. Sipas këtyre burimeve Lamela ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në vit.
Ish-mesfushori i Chelsea dhe Atletico Madrid, Maniche është larguar nga Sportingu i Lisbonës dhe tani është lojtar i lirë.
Sky Sports News raporton që mbrojtësi i Manchester Utd, Wes Brown është duke kaluar testet mjekësore në Sunderland.
Parma ka konfirmuar që janë afër marrëveshjes që do ta dërgonte Valeri Bojinovin në Sporting të Lisbonës ndërsa Jaime Valdes do të kalonte në Parma.
Goal.com Italia shkruan se Inter është i gatshëm të pranoj një ofertë prej 20 milionë nga Real Madrid për mbrojtësin e djathtë Maicon.
Barcelona ka blerë të riun Kiko Femenia nga skuadra e Hercules. 20 vjeçari ka kushtuar 2 milionë euro, shumë që mund të ngjitet në 3.5 milionë, ndërsa do të jetë pjesë e skuadrës rezervë sezonin e ardhshëm, Barcelona B.
Gazeta braziliane O Globo, shkruan se Neymar së shpejti mund të nënshkruaj për Realin e Madridit por nuk do të kalon në skuadrën mbretërore para dhjetorit kur organizohet Kupa e Botës për klube.
Barcelona pritet të përfshijë Jonathan Dos Santosin në ofertën e saj për Alexis Sanchezin e Udineses. Kjo vonon edhe transferimin e Bojan Krkic në Romë, i cili nuk do të largohet nga Barcelona para se të transferohet Sanchez.
Portjeri i Romës, Alexander Doni mund t’i bashkohet Liverpoolit. Gjithçka pritet të vendoset brenda 24 orëve të ardhshme.
Dhe në fund duket se Samir Nasri megjithatë s’do të largohet nga Arsenali pas bllokadës nga kryesia, ngjashëm si Luka Modric nga Tottenham.
Sipas shtypit francez, Manchester United është futur në garë për të transferuar mesfushorin e Toulouse, Moussa Sissoko.
Arsenali përgatit të ofroj 30 milionë euro për Karim Benezeman në mënyrë që të mbuloj largimin e yjeve si Cesc Fabregas dhe Samir Nasri.
Stoke dal një hap para Tottenham për të transferuar mbrojtësin e këtyre të fundit, Jonathan Woodgate pasi ky i fundit nuk ka pranuar të vazhdoj kontratën me ta e cila parashihte pagë në bazë të paraqitjeve. Woodgate, ish-lojtar i Realit, ka vuajtur nga lëndimet viteve të fundit.
Tottenham është futur në garë për të transferuar sulmuesin e ri spanjoll Juan Mata, çmimi i të cilit sillet diku rreth 25 milionë euro. Për Matan është i interesuar edhe Arsenal.
Udinese ka njoftuar që ka marrë një ofertë nga Napoli për të transferuar sulmuesin Alexis Sanchez.
West Ham është duke tentuar të transferoj mesfushorin e Liverpool Joe Cole si huazim.
Manchester City ka kaluar në avantazh për të transferuar sulmuesin argjentinas Sergio Aguero për 42 milionë euro, ashtu që të mbulojnë largimin e Carlos Tevez i cili duket se do të largohet në drejtim të Realit.
Ish-legjenda e Liverpool, Robbie Fowler sezonin e ardhshëm do të luaj në skuadrën tajlandeze, Muang Thong United.
Sulmuesi i Chelseat, Gael Kakuta është i lidhur me një huazim të mundshëm në Hamburg, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Fulham.
Në Twitter flitet edhe për shpenzuesit e mëdhenj, Malagan për interesimin në transferimin e argjentinasve Carlos Tevez dhe Javier Pastore.
Mbrojtësi i Udineses, Cristian Zapata është afër kalimit në Villarreal.
Bolton është i interesuar në transferimin e krahut të Manchester City, Shaun Wright Phillips.
Sulmuesi amerikan i Villarreal, Jozy Altidore është i lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra holandeze AZ Alkmaar.
Të kryera
Glen Johnson ka vazhduar kontratën me skuadrën e Liverpool.
Andre Bahia është transferuar nga skuadra e Feyenoord në Samsunspor duke nënshkruar për tri vite.
Malazezi Stefan Savic kalon nga Partizan në Manchester City për 6.6 milionë euro, shumë që mund të rritet në 10 milionë euro bazuar në paraqitjet e tij.
Ish-sulmuesi i Hoffenheim, Demba Ba kalon në Newcastle.

Marr nga LiveFutboll.Net
 
Top