Perqafimet

Jo sjane puthjet qe me lene mbresa .. qe femije i urreja ne fakt.
Pllaq e plluqet e grave te lagjes .. thjesht per te shprehur dicka.
Une si natyre introverte me benin keto xheste dhe me shume tekanjoze dhe llastice.
Ne te kundert perqafimet .
Eshte nje veprim perfshires.
Jep e merr emocion .. eshte kulmi i afrimitetit njerezor .
Fizikisht i bije te pasqyrohen zemrat .
Nje person ndjen egzaktesisht rrahjet e zemres se tjetrit te sinktonizuar .
A ka me afer se kaq ?
Njeriu kur arrin te perqafoj dike eshte afer shume afer asaj cka ndjen dhe percjell.
Ka perqafim malli .
Ka perqafim ngushellues.
Ka perqafim mbrojtje apo thirrje per ndihme.
Vete fjala per-qaf,, pershkruan pikerisht besimin qe do japish e do marrish.
Arterja kryesore e jona pershkon qafen .. sa jemi te pambrojtur aty jemi dhe me te ndjeshem.
Sa perqafime te rreme apo reale jepen ne kete bote thua ? FirstPlaydates-1.jpg
 
Plot te rreme e disa te verteta

Te vertetat jan rradh I numeron me nje dor
Te rremet jan plot sa nuk arrin e zdo ti numerosh
Personalisht flas per vete perqafimet qe ti jep nena me lot ne sy kur hyn e kur del nga shpia (dmth per mua Personalisht qe me bie ti shof 1 her ne 6 muaj pak a shum) ska me te embla e te dhimshme
Baba jan te verteta por jo sa nena tjert thon he se erdh nga kurbeti ka lek ai 😂
 
Un skam te mbushme... njerzit qe dua dhe ne te cilet kam besim ti lej zemren, i perqafoj pafund pa asnje problem se mund te dukem e bezdishme.
Por me ndodh dhe te perqafoj te huaj... fort fort aq fort sa ti shoh nje buzeqeshje ne fytyre.
Para se te merrja covid pershembull un e mbaj mend ke perqafova te fundit; eshte nje gjysh qe du fort dhe mezi po pres te mbaroj izolimin ti coj tiramisùn qe i kam premtuar.

Ne dashuri... pjo. Varet... sepse cdo dashuri eshte unike dhe spara me ndodh te kem te njejten sjellje. Ne keto caste me kujtohet vetem dike qe me pelqente te perqafoja nga kurrizi... jam qenie e dashur po ta mendojme thell thell lol dhe pse skam deshire te shfaqem.
 
Une si egersire qe jam dhuroje dhe nuk pranoje shpesh perqafime.

Megjithate e pranoje se perqafimi, ne kuptimesine e tij, ne fakt do duhej te permbante dicka shume te cmuar.
 
Top