• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Përse macet bebet e syve i kanë vertikalisht?

Shkencëtarët kanë gjetur përgjigjen interesante!

auto_210_cateye1-940x626-780x4391576934619-1-696x391.jpg


Madhësia dhe forma e bebëzave të syrit mund të zbulojnë nëse kafsha është gjuetare apo plaçkë (pré), ka zbuluar hulumtimi i universitetit kalifornian Berkeley Hulumtimi ka treguar që probabiliteti është më i madh që llojet me bebëza bebe vertikale do të jenë grabitqarë, të cilat gjuajnë nga pusia dhe janë aktive ditën dhe natën.

“Kafshëve të cilat janë aktive gjithë kohën, siç janë macet e buta (shtëpiake), bebëzat e këtilla u mundësojnë distancë dinamike, e cila u ndihmon që të shohin në dritë të dobët, por që të mos jenë të verbra nga dielli i pasdites”, ka thënë studiuesi Martin Banks, profesor i optometrisë në Berkeley. Ajo distancë është dyzetfish më e madhe sesa te bebëzat e rrumbullakëta të njerëzve. Prandaj, kafshët me bebëza horizontale, me siguri janë barngrënës dhe pre, prandaj si të tilla mundësojnë që “të kenë sy në shpinë”.

Bebëzat e rrumbullakëta janë të lidhura me gjuetarët aktivë. Bebëzat vertikale të syve të kafshëve, të cilat gjuajnë nga pusia, kanë rëndësi që të mund saktësisht të vlerësojnë distancën deri te préja dhe ta grabisin.

Mirëpo, bebëzat e tilla nuk janë të vendosura simetrikisht midis të gjithë gjuetarëve të tipit të tillë. “Është për t’u befasuar se kemi vërejtur që bebëzat vertikale më së shumti kanë të bëjnë me grabitqarët të cilët janë më afër tokës”, ka thënë Bahks.

“Pra, macet shtëpiake i kanë vertikale, mirëpo macet e mëdha, siç janë tigrat dhe luanët – nuk i kanë. Bebëzat e tyre janë të rrumbullakëta sikur të njerëzve dhe të qenve”. Studimi është publikuar në gazetën “Science Advances”, thekson që bebëzat vertikale kafshëve të vogla u japin mundësinë më të madhe të vlerësojnë distancën nga preja.

lexo.al
 

Comments

Top