Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefonit..

Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefonit të Igli Carës
24e3szr.jpg
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me indiciot e përhapur, se në makinën e Sokol Olldashit ka pasur edhe një person të dytë, i cili ka shpëtuar pa shumë dëmtime. Ekspertiza ditën e djeshme ka shpjeguar shkaqet e vdekjes së deputetit të PD-së, Sokol Olldashi.

Pak të dhëna që janë vënë në dispozicionin e hetuesve të çështjes nga personat që kanë patur dijeni rreth atij momenti fatal për jetën e Sokol Olldashit, ekspertët kanë bërë të mundur edhe hartimin e mekanizmit se si mund të ketë ndodhur aksidenti. Sipas të dhënave të hetimit bëhet me dije se dyshohet se që në momentin kur i ka ikur makina rruga ka qenë e mbushur me ujë dhe Olldashi nuk ka mundur të shquajë drejtimin e rrugës, kjo edhe falë errësirës. Ekspertët mendojnë se duke qenë se po fliste në telefon me shoferin e tij, manovra që ka tentuar të kryejë ka ndodhur vonë, çka ka bërë që makina të pësojë spostim në krahun e shoferit. Sipas të dhënave shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e ish-ministrit të Transporteve.

Sokol Olldashi, ka humbur jetën nga plagët e shumta që ka marrë në kokë. Ky ka qenë konkluzioni i nxjerrë nga ekspertët e mjekësisë-ligjore. Ata kanë përcaktuar si shkak vdekjeprurës pikërisht përplasjen e kokës në xhamin e makinës, në momentet që automjeti ka nisur të rrotullohet në anë të rrugës. Informacionet mjeko-ligjore janë vënë edhe në ndihmë të ekspertëve teknikë si dhe hetuesve të çështjes, të cilët punuan në vendin e ngjarjes që në momentin e parë që u vunë në dijeni. Referuar të dhënave të besueshme që vijnë nga prokuroria, bëhet me dije se, dje është bërë i mundur koordinimi i ekspertizave të ndryshme, ndonëse ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar. Makinës i janë hapur “air-bag”-ët dhe ekspertët thonë se nëse nuk do të ekzistonte tavani prej xhami (baxho) atëherë aksidenti mund të mos rezultonte fatal.

Ndërkohë, hetuesit flasin për një person të dytë i cili fatmirësisht ka shpëtuar gjallë nga aksidenti i rëndë. Sipas burimeve nga prokuroria, dinamika e aksidentit ka bërë që ky person ka dalë krejtësisht jashtë gjatë rrotullimit të makinës. Kështu ai ka arritur fatmirësisht të shpëtojë. Megjithatë, ekspertët thonë se personi ka dëmtime në brinjën e djathtë dhe dyshohej fillimisht për shembje të brendshme. Një version tjetër i prokurorëve është se personi i dytë që gjendej në makinën e Olldashit ka shpëtuar për shkak të “air-bag”-ëve të shumtë në “Benzin” luksoz.

Dy prokurorët e çështjes, Blerim Tominaj dhe Ramadan Troci, po hetojnë dhe më tej, për të zbardhur çdo detaj mbi ngjarjen tragjike dhe në ditët në vijim pritet të marrin në pyetje dhe deputetin e Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili njoftoi në sallën operative për aksidentin për të shpjeguar sesi ka rënë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Cara është pikërisht personi, që pritet të hedhë dritë mbi misterin e madh, që mbuloi aksidentin, për praninë e një personi të dytë në makinë me deputetin e ndjerë, për shkak se dyshimet sa vijnë e shtohen.

Ende nuk është e qartë se si ka marrë dijeni deputeti Cara për aksidentin, nëse ka qenë pas të ndjerit duke udhëtuar, apo është njoftuar nga burime të tjera. Prokuroria ka kërkuar marrjen e tablateve të telefonit, për të verifikuar nëse deputeti Cara ka marrë telefonatë lidhur me çfarë kishte ndodhur në Qafë-Kërrabë.

Cara: Olldashi ishte vetëm në makinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka qenë ndër të parët që ka marrë vesh aksidentin tragjik të ish-ministrit Sokol Olldashi. Ai ka qenë duke e pritur në Tiranë për t’u takuar, kur është njoftuar nga shoferi i Olldashit për atë që kishte ndodhur në Kërrabë.

"Isha në një lokal me shoferin e Olldashit. Isha në lokal dhe me një person të tretë mik i të dyve. Olldashi na tha se po kthehej nga Elbasani. Pas 5 minutash na thotë shoferi që shefi, Olldashi është aksidentuar. Hipëm në makine dhe u nisëm, si dhe lajmëruam policinë me telefon. Mbërritëm 30 sekonda para policisë. Dyert ishin të kyçura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur që t’i jepnim ndihmë. Nuk kishte njeri tjetër në makinë, ishte vetëm. Nuk mund të aludohet ndryshe", tha Cara.

Shkaku i vdekjes

Duke parë edhe vendin e ngjarjes, ekspertët kanë arritur në përfundimin se në atë vend ku edhe makina ka dalë nga rruga është kryer manovër. Supozohet se makina është rrotulluar dy herë derisa është vendosur në pozicionin që është gjendur. Gjithashtu duke parë edhe plagët e shumta që i ndjeri kishte marrë në pjesët e kokës ekspertët pretendojnë se është përplasur në xhamin e makinës, ku përplasja ka qenë mjaft e fortë. Ai kishte dëmtime të rënda në qafë, gati fatale, dhe mpiksje gjaku në kokë nga goditjet.

Rrotullimi ka bërë që dyert të mbyllën hermetikisht duke e vështirësuar ndërhyrjen që t`i jepej ndonjë ndihmë, nëse do të kishte qenë e mundur që ta mbante në jetë. Mirëpo, sipas mjekëve përplasja ka qenë mjaft e fuqishme për sa kohë ka shkaktuar plagë të tilla në pjesën e kokës.

/Shekulli
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Ngushllime,Ishte humbje e madhe ne eliten intelektuale e ate politike Shqiptare.!!
POr sekuptoj pse behen keto mbulime te turpshme,perderisa personie ishte nje person publik,dhe si e tille ngjarja duhet trajtuar me vertetesi ndaj publikut,se marre vesh ne qofte se paska qen dikush i dyte me te,,(kush do qofte apo cilado te kete qene mardhenja e tij me te,duhet te zbardhet)dhe s"ka pse mbahet e fshehur,
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

ka shume pak te vertete ne gjithe kete.. ka pune per te bere hetuesia.. nese ne fund do ta beje transparente kuptohet
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Me falni por perse kaq shume kureshtje per gjera qe sju perkasin?!!!

Dhe nese ka pas person/e te dyte ne makine sic aludohet dhe nuk ka dashur te behet publik emri tij/saj me shume te drejte perse duhen hap plage per familjaret qe kane humb njeriun e tyre thjesht vetem per te kenaq thashethemet 2-3 ditore te kafeneve.
 
cent

...Lontano

1.Pyetjen ja drejtove medias, apo anetarve??
2.Normale qe media apo dhe ne anetarve do komentojm per te tilla ngjarje, sidomos kur esht person publik dhe ne rastin e tij deputet, kshu qe nese te shqetesojn keto gjera Marla mos i lexo hic dhe je ok :)
Kur behet fjal per personazh publik njerezit do komentojn, shprehin idet e tyre po ashtu dhe gazetaret do bejn punen e tyre duke investiguar apo nxjerr fakte te reja kshu qe nese ste pelqejn tema te tilla mos i hith syt fare :)
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

se pari nese ka pasur nje person te dyte ne makine, dhe fillimisht eshte thene dicka e tille, e me pas mohohet, do te thote qe fshihet ngjarja. te fshihet ngjarja kur ka pasur nje viktime apo te palgosur, perben krim. jo vetem ne kete rast, po ne cdo rast aksidenti, askush nuk duhet te largohet nga vendi i ngjarjes, pa u bere ekzaminimi, dhe padyshim eshte pjese e hetimit.
ska te beje aspak me thashethemet.
nese dikush ka nje lidhje jashtemartesore, apo dicka tjeter, s'e paragjykon askush, eshte bere kaq e perditshme kjo gje, saqe duket mese normale.
absurde eshte te fshihet, dhe kete e theksoj... nuk ka arsye te fshihet dicka.
nuk eshte media ajo qe nuk do te jape fakte te verteta mbi ngjarjen, apo ngjarjet e tjera, por varet sa hapesire i lihet dhe sa informacion i jepet.
pertej aludimeve apo zerave te qytetareve, nuk mund te thuhet as qe ka nje viktime te dyte, per aq kohe sa nuk ka nje konfirmim zyrtar.
duke shprehur keqardhje per ndarjen nga jeta te nje te riu, nje prindi, bashkeshorti, biri, do me duhet te them se me vjen mire qe te mos kishte vertet njeri ne ate makine, te pakten ska pasur viktima te tjera. jeta eshte e cmuar.
por ama kerkimi i se vertetes, nuk ka si qellim thashethemin, absolutisht jo
 
Kila

VIP
V.I.P
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Une mendoj se nese do ishte dhe nje viktime tjeter do ishte marre vesht se ne fund te fundit dhe ai/ajo do varrosej do beheshin ritet nje nga te njohurit mesiguri do e kishte nxjerre sekretin .
Per ndonje te plagosur dhe mbase ,,,,
 
BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Blini deshmitar sa te doni per t'e mos njollosur imazhin e te ndjerit,por e verteta nje dite do dali per te gjithe keto ngjarje me nje ? te madhe...

Aksident,vrasje... personazhesh publike nuk jan zbardhur kurre ne Shqiperi,as Kryekomunare e kryetar Partish! Ne 2009 dy ngjarje pa autore dhe ajo e 2010 poashtu!

Aksident ishte dhe i te ndjerit Kosta Trebicka... Vlersojini vete keto ndodhi! Kush e ka ndjekur mire Politiken qe zhvillohet ne Shqiperi e din mire se pista e vrasjes se Olldashit s'esht per t'u anashkaluar!
 
Ceshte e verteta dhe un e kam menduar kete ...
Mund te kete qene dhe vrasje !
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

1.Pyetjen ja drejtove medias, apo anetarve??
2.Normale qe media apo dhe ne anetarve do komentojm per te tilla ngjarje, sidomos kur esht person publik dhe ne rastin e tij deputet, kshu qe nese te shqetesojn keto gjera Marla mos i lexo hic dhe je ok :)
Kur behet fjal per personazh publik njerezit do komentojn, shprehin idet e tyre po ashtu dhe gazetaret do bejn punen e tyre duke investiguar apo nxjerr fakte te reja kshu qe nese ste pelqejn tema te tilla mos i hith syt fare :)

Pyetja per audiencen (shqiptaret). Mediat duhet te jene profesionale ne punen qe bejne jo te hedhin tymnaja. Nese policia e shtetit deklaroi qe nuk ka pasur dike tjeter ne makine atehere perse keto aludime.

Jam dakort qe njerezit do flasin por jo te shpifin aq me shume te perbaltin te vdekurit.
 
cent

...Lontano
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Pyetja per audiencen (shqiptaret). Mediat duhet te jene profesionale ne punen qe bejne jo te hedhin tymnaja. Nese policia e shtetit deklaroi qe nuk ka pasur dike tjeter ne makine atehere perse keto aludime.

Jam dakort qe njerezit do flasin por jo te shpifin aq me shume te perbaltin te vdekurit.

Kujton se vetem mediat shqiptare aludojn sipas teje? Askush nuk aludon ne disa raste si ky pasi ka shum faktore qe nxjerrin person te dyt, Igli Cara thot na lajmeroi shoferi i kontaktuar nga vet i ndjeri Sokol Olldashi, autopsia doli qe ka vdekur ne vend nga plaget e marra ateher sipas teje as autopsis mos ti besojm? As Igli Cares? As raportit te policise? Ateher duhet tet besojm vetem ty, se ti e ke sakt, te tjert e kan gabim :)
Dhe ajo audienc Shqiptare je dhe ti, apo je afrikane apo angleze qe flet shqip?
Matu me teper kur leshon 1 fjal sepse sje askush te gjykosh, ke deshir lexo apo merr pjes ne 1 teme, ske deshir mos e lexo dhe mos komento ku ste pelqen, teper e thjesht por jo te quash me kete gjuh "ju shqiptaret" pasi keni filluar ta perdorni teper neper forum. Mos harroni qe jemi ne forum shqiptar dhe jemi te gjith Shqiptar, kemi mendime te kunderta, fe te kundert apo ngjyre te kundert por askush ska te drejten te flasi percart si ty.
Dit te mbar e nderuar
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

K
Matu me teper kur leshon 1 fjal sepse sje askush te gjykosh, ke deshir lexo apo merr pjes ne 1 teme, ske deshir mos e lexo dhe mos komento ku ste pelqen, teper e thjesht por jo te quash me kete gjuh "ju shqiptaret" pasi keni filluar ta perdorni teper neper forum. Mos harroni qe jemi ne forum shqiptar dhe jemi te gjith Shqiptar, kemi mendime te kunderta, fe te kundert apo ngjyre te kundert por askush ska te drejten te "ofendoj" terthorazi sic shprehesh ti.
Dit te mbar e nderuar

Me falni por keto fjale cfare lidhje kane me temen? Kush jeni ju qe flisni me kete gjuhe??!! Nejse...

I kthehemi temes ...une ju besoj insitucioneve te shtetit te pakten keshtu bejne njerezit dhe "shqiptaret" e qyteteruar qe smerren me thashetheme. Aksidenti ka qene vdjekeprures i menjehershem. Si pasoje e rrotullimit te automjetit mospasjes se rripit te sigurimit i ndjeri ka marre plage te renda ne koke si dhe keputje te zverkut. I ndjeri ka qene duke folur (pra ska telefon me pas)ne telefon me shoferin e tij ne momentin qe ka dale nga rruga asnje komunikim tjeter me shoferin. Igli shoferi dhe 1 person tjeter kane qene ne TR duke e pritur ate.
 
cent

...Lontano
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Me falni por keto fjale cfare lidhje kane me temen? Kush jeni ju qe flisni me kete gjuhe??!! Nejse...

I kthehemi temes ...une ju besoj insitucioneve te shtetit te pakten keshtu bejne njerezit dhe "shqiptaret" e qyteteruar qe smerren me thashetheme. Aksidenti ka qene vdjekeprures i menjehershem. Si pasoje e rrotullimit te automjetit mospasjes se rripit te sigurimit i ndjeri ka marre plage te renda ne koke si dhe keputje te zverkut. I ndjeri ka qene duke folur (pra ska telefon me pas)ne telefon me shoferin e tij ne momentin qe ka dale nga rruga asnje komunikim tjeter me shoferin. Igli shoferi dhe 1 person tjeter kane qene ne TR duke e pritur ate.

Un jam personi kureshtar per gjera qe sme perkasin ;)
Sipas nje studenti i cili banon perball vendit te aksidentit, ku ka prononcuar dhe emer mbiemer tijin dhe foto po ashtu (qe tregon qe nuk esht genjeshter) se policia, ambulanca e zjarrfikesit kan mberritur aty von, disa minuta pas aksidentimit të deputetit.
“Aty fillimisht ishin vetëm disa njerëz, civilë. Me sa kuptova unë nuk ishin
policë”- thote ai. Me pas ai tregon se punonjesit e policise nuk kryen asnjë veprim, pasi konstatuan se personi që ndodhej brenda kishte vdekur dhe nuk kishte emergjencë në dhënien e ndihmës së shpejtë
Ndaj lexo mir mediat Marla, bej 1 rezyme te ngjarjes pastaj akuzo "shqiptaret" per aludime per gjera qe si perkasin ;)
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Burimi juaj nuk eshte i sigurt zoteri, sorry besoj burimet e sigurta.

Para se te japesh keshilla te tjera ben mire te mendosh 2 here pa te shkruash 1 here. ;)
 
Nuk esht burim imi ky, por i medias se shkruar dhe vizive po nejse pak rendesi ka cfar mendon ti, rendesi ka qe kur ka ze nuk esht pa gje ;)
Keshilla ste jap jo, pasi sme intereson tet mesoj ty etiken thjesht shpreh iden time, injoroje je ok ;)
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Me ne fund e kuptove idene time... MEDIA JO PROFESIONALE.

Para se tju mesosh etiken te tjereve, perpiqu ta respektosh vete ate.

P.s. Lutem moderatoreve te fshijne komentet jashte teme se bashku me ofendimet nga anetari me siper!
 
Kuptova iden tende qe nuk ja ke haberin e medias dhe as nuk i lexon hic gazeta, lajmet ne tv thjesht muhabete shoqesh dhe i shkruan ketu, por ja qe gjerat jan krejt ndryshe dhe e verteta e aksidentit do zbardhet shum shpejt te pakten degjoje apo lexoje kur te dali e verteta ;)
Askush spo te ofendon, te mos ndjekesh lajme, lexosh gazeta etj nuk esht ofendim :)
P.s skan cfar fshijn MOD pasi jemi ne teme, po flasim per aksidentin , te ishin jasht teme i fshija un :D
 
Ah MoDerator, po kete te me kishe thene me pare qe mos harxhoja kohe te te replikoja.

Degjo puna qe une bej ka lidhje me faktet (jo me shkrimet e gazetave) mqse ti je kaq i informuar a do vije vullnetarisht prane zyrave te prokurorise se Tiranes ndoshta na ndihmoje ne pisten e hetimeve. Do ta dinim per nder.
 
Tet perdorin, fotokopjo kete, shko blim 1 byrek apo sillem 1 kafe etj sdo te thot qe tja kesh haberin nga media apo ndodhit e perditshme ne shqiperi
Spo te citoj me teper pasi do kaloj personale, dhe dicka qe sme intereson kush je apo ca pune ben :)
Sa per temen shpresojm qe ne ditet ne vazhdim te zbardhet e verteta mbi kete aksident tragjik ku humbi jeten 1 njeri
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Me duket se kete po ben po pergjigjesh per te thene qe debatin e fitove ti. ;)

Si te duash une ftesen ta bera nese meson ndonje fakt interesant rreth ceshtjes ne fjale POR jo shkrime gazetash me njofto ne privat dhe do te qeras me 1 byrek dhe kafe kur te marr deponimen tend.

Fundjave te mbare MoDerator!
 
Nuk po bejm "luft" ketu thjesht ide po shprehim por institucione sic permende ti fshehin te verteta dhe jo media. Media perhere ka qen burim informacioni te drejtperdrejt, gabojn nxitohen por kurr nuk shpikin.
Skandale me te medhaja jan zbuluar nga media, kur jan fshehur nga institucione sic permende ndaj e kote ta zgjasim ;) ti kafe dhe byrek te mbar, ishalla merr ndonje bakshish ;)
Dhe ti fundjave te mbar
 
Redaktimi i fundit:

LoSsT

VIP
V.I.P
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

sipas teje as autopsis mos ti besojm? As raportit te policise?

Igli Cara nuk eshte deshmitare okular, as pjese e asaj ngjarje, e vetmja gje qe e lidh ate me ngjarjen jane tabulatet telefonike qe mbeten per tu verifikuar, keshtu qe ky del jasht loje nga c`do lloj deklarate, qofte e vertet apo jo te kete qene ajo. Ndersa tani flasim per Autopsine, kjo e fundit duhet te dishe qe ben pjese tek mjeksia ligjore, pra i perket organit ligjore te ekspertizes, po ashtu dhe raporti i policise, dhe duke bere nje nderthurje midis ketyre te dyjave, ne nje ngjarje me te verteta te zbardhura te dyja keto te fundit duhet te kene nje perputhje perfekte. Por e verteta e deshtimit dhe legjitimitetit midis ketyre te dyjave, qe jan si rruaza te pandashme nga njera tjetra bie posht ne nje nga ngjarjet me te bujshme te koheve te fundit, ajo e ceshtjes Dajti, qe ne fakt eshte bere per te ardhur turp, spo e zgjas me me kete te fundit per te mos dale nga tema.

Tani me thuaj ti ke te besojm ?
 
Pikerisht kete kam cituar me siper, qe policia thot keshtu, Igli Cara doli i pari tha keshtu, shoferi i te ndjerit thot keshtu tashi dhe un zdi ke te besoj, pervec faktit qe perderisa dolen kaq zera dicka te fsheht ka se smund te jet hedhur 1 supozim ne ajer.
Un besoj vetem 1 fakt nga gjith kjo. Pse shoferi deklaroi me telefonoi shefi ka ber aksident? Pse Igli Cara bashk me shoferin mberriten te paret ne vendngjarje me pas lajmeroi policin.? jan shum pikpyetje qe jan enigem, e vetmja qe mua me ben te dyshoj esht telefonata e te ndjerit drejt shoferit, kur autopsia tregoi qe vdekja ka ardhur e menjehershme nga tavani xhamit, demtime te renda ne koke. Nga ka ardhur kjo telefonat? Kush e ka bere kete telefonat? Jan disa pista qe te ben te mendosh per nje te 3
Presim ne ditet ne vazhdim...
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

S.Olldashi ka qene duke fol ne telefon para se te dilte nga rruga dhe te vdiste. Pra ka qene duke folur ne momentin e aksidentit.
Ka qene duke fol me shoferin e tij se bashku me I Caren dhe 1 person tjeter X. Me tu mbyll telefonata shoferi i thote Ilgit shefi ka bere aksident dhe nisen te dy nga kafja x e Tiranes per ne vendngjarje. Rruges lajmerojne sallen operative. Mberrijne ne vendngjarje vetem pak minuta se patrullat e policise....

Nuk mund te ndodhe qe nje njeri me zverk te thyer me makine permbys te nxjerre celularin dhe te bej telefonate.

Nuk mund te ndodhe qe "1 person" tjeter ne makine te vdese dhe te groposet pa lene gjurme, qofshin keto evidenca materiale apo mungesa e 1 personi bije e nje familje moter e nje vllai shoqe e nje shoqe etj.
 
Redaktimi i fundit:

Kila

VIP
V.I.P
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Shtohen dyshimet për aksidentin e Olldashit, blofi me telefonatën në humnerë dhe pikëpyetjet për një personazh të dytë
Shtohen dyshimet për aksidentin e Olldashit, blofi me telefonatën në humnerë dhe pikëpyetjet për një personazh të dytë

Shtohen dyshimet, kontradiktat dhe pikëpyetjet rreth aksidentit fatal të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili u përcoll dje në banesën e fundit. Sokol Olldashit i është dhënë dje lamtumira e fundit, në një ceremoni të ngarkuar emocionalisht, por shumë mister ka lënë pas vdekja e tij. Një ditë pas ngjarjes tragjike, ndërsa pritej të qartësohej gjithçka, ka ndodhur e kundërta. Bëhet fjalë për dyshimet dhe zërat për një person të dytë në makinën e Sokol Olldashit, në momentin e aksidentit tragjik. Në rrjetet sociale, në rrethet politike dhe mediatike përflitet për një person të dytë, i cili ndodhej në makinë me të ndjerin Olldashi, kur makina ka rënë në humnerë. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar as dyshimet e çmendura, duke bërë analogji midis aksidentit të Olldashit dhe vdekjes misterioze të Kosta Trebickës. Ndërkaq, për dy orë me radhë, policia dhe njerëzit në vendin e aksidentit flisnin për një person të dytë. Madje, në vorbullën e lajmeve kontradiktore u përfshi edhe emri i Shkëlzen Aliajt.

Por më pas gjithçka u mohua më pas, ku u mbrojt varianti, sipas të cilit Olldashi po udhëtonte i vetëm. Gjithsesi, dyshimet lidhen me telefonatën e fundit të Sokol Olldashit nga humnera. Deputeti Igli Cara ka deklaruar se Olldashi i ka telefonuar shoferit në momentin e aksidentit. “Kam bërë aksident, jam keq!”, ka thënë Olldashi. Po ashtu, Cara një herë thotë se ishte së bashku me shoferin e Olldashit në Tiranë, ndërsa më pas pohon se shoferi ishte në Durrës. Nga ana tjetër, mjekët dhe policia thanë se i ndjeri Olldashi ka marrë goditje të rënda në kokë. Natyrshëm lind pyetja: A ishte në gjendje Olldashi të gjente telefonin dhe t’i telefononte shoferit? Një njeri me dëmtime të rënda në kafkë, a mund të telefononte në atë situatë? Nëse telefonata nuk ka ardhur nga Olldashi, nga kush ka ardhur? Pse zërat për personin e dytë u shuan menjëherë dy orë pas aksidentit? Pse personi për të cilin dyshohet se ka qenë në makinë, nuk reagon me zë dhe figurë? Pse policia nuk sqaron se sa persona kanë qenë në makinë? Dyshimet dhe kontradiktat janë të qarta, ndërsa mjegulla sa vjen e shtohet.

Versioni i Eduard Ndreut

Eduart Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, i cili para aksidentit kishte qenë bashkë me Igli Carën dhe shoferin e Olldashit, ka dhënë versionin e tij për aksidentin. Eduard Ndreu ka mbrojtur versionin e Carës, duke deklaruar se Olldashi ka qenë i vetëdijshëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij pas aksidentit. “Pas aksidentit Olldashi ka qenë i vetëdijshëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij. "Olldashi kërkoi ndihmë", deklaroi Ndreu. Ndërkaq, Ndreu ka heshtur për një kohë të gjatë, duke u shprehur vetëm një ditë pas aksidentit. Adriatik Doçi
- See more at: Shtohen dyshimet p
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Po te lexosh nga fillimi i temes deri ne fund , dallon se kush jane anetaret qe mbeshtesin partine socialiste dhe se si kane tendencen ta politizojne me rruget e Olldashit , dashnoren e Olldashit , Olldashi me shoke e fshehu vajzen se te mos turperohet i vdekur etj etj.. Madje ndonje anetare qe as nuk shprehen ngushellimet por shkruajne vetem hipotezen e personit te dyte.. Nuk ngushellojne te vdekurin e konfirmuar me te verteten por qellimisht aludojne per nje person te dyte duke u bazuar me hipotezen, tendence per te perdhosur te vdekurin pa pike ndjenje njerezore sepse urrejtja politike e ka bere shpirtin te zeze si korba. Vetem te liget nuk perulen te vertetes , kerkojne hipotezen per te nxire te verteten. Ligesia ne vetvete eshte simbol i mendjes se zeze, i fjaleve te zeza, i shpirtit te zi.

Sokol Olldashi nuk ishte njeri qe tradhtonte parimet ,qe shkonte me femra pasi ishte njeri me reputacion publik dhe heret e vone kjo gje del ne publik. Ishte gjithmone i thjeshte me njerezit , respektonte mendimet dhe shprehte pikepamjet e tij me llogjike te forte dhe bindese. Ai sakrififikonte gjithmone per Partine Demokratike edhe ne kohen kur ishte e pamundur , ai hynte ne beteja sepse kishte guximin ta bente. Sokol Olldashi do mbetet gjithmone ne zemrat e demokrateve si njeriu i sakrifices dhe guximit.

C'do njeri eshte i lire te gjykoje njeriun , cdo njeri ka te drejte te zgjedhe te verteten apo hipotezen, cdo njeri te shprehe mendimin e tij , por ne rast vdekjeje te gjitha keto behen perjashtime duke zgjedhur anet njerezore per te shprehur ngushellimet ashtu sic u ka hije qeniet njerezore.

Heren e fundit e takova me nje grup miq ne proteste dhe ishte i kenaqur per pjesemarrjen e protestes. Na la nje mesazh optimizmi dhe ne do e mbajme ne betejat e ardhshme.

Kila, bashkbisedova edhe me shoferin e tij , me tregonte se ne momentin e aksidentit kam qene duke folur me "shefin" (Sokolin), pasi po i thoja "qe ka ardhur Igli bashke me Ndreun tek lokali poshte shtepise" , mu pergjigj se "jam afer, nuk vonoj me shm se 5 min", pas pak degjova zhurme ne tel (dalja jashte rrruge) dhe qe me tha: "nuk jam mire", vetem kaq, asgje me shume. Pastaj ngjarja qe dihet....!

Kjo eshte e verteta!

hajduti
 
thjesht solla lajmin qe lexova ne fb ...
lajme me te cilat helmohemi cdo dite !
 
Butterfly

Antar Aktiv
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Sa rendesi i jepet nje cope politikani qe ka vjedhur njerzit pale ky tjetri siper i del avokat e ben dhe te nershem sikur se dine njerzit kush jane politikanet dhe sa te nershem jan ne lidhje me dashnoret, qe kishte tjeter ne makin kishte sepse televizioni i pare qe dha lajmin e tha qarte nga vendi ngjarjes jane dy trupa tani se kush ish humben gjurmet me kohen do duken tgjitha te vertetat.
 
ida angel

:)
V.I.P
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

Me falni por perse kaq shume kureshtje per gjera qe sju perkasin?!!!

Dhe nese ka pas person/e te dyte ne makine sic aludohet dhe nuk ka dashur te behet publik emri tij/saj me shume te drejte perse duhen hap plage per familjaret qe kane humb njeriun e tyre thjesht vetem per te kenaq thashethemet 2-3 ditore te kafeneve.
Nuk ka te bej me kutjozitetin por me menyren sesi policia media luajten ate nate me informacionet, ne fillim u tha se jane 2 viktima.... U tha se u nis ambulanca me viktimen e pare ..... Pastaj u tha qe ne makine eshte vetem i ndjeri Olldashi......pastaj u tha qe viktima e aksidentit eshte dhe ish zedhensi i policise por me vone ai tha qe jam gjalle...... Gjithe keto gjera kane nje pikpyetje..... Populli nuk eshte budalla ti jepet informacioni sipas versioneve qe u intereson....madje e drejta e informimit eshte nje e drejte kushtetuese e ne jemi brenda te drejtave tona....pa cenuar askend!!!
 
Titulli: Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tabulatet e telefon

E be kete jam duke thene spekullimet mediatike koknkretisht panorama dhe RD.
Shpifja eshte veper penale e para dhe e dyta humanizmi eshte virtyt qe duhet te na karakterizoje te gjitheve kur mes nesh eshte vdekja.
 
Top