Pesë mënyrat për t’u përballur me taktikat e shantazhit ushqimor të Vladimir Putinit

Pesë mënyrat për t’u përballur me taktikat e shantazhit ushqimor të Vladimir Putinit​

1657975814565.png
Nga Mark Lynas

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, presidenti rus Vladimir Putin ka nisur zbatimin e njëtaktikë të re, duke u përpjekur ta shantazhojë botën përmes privimit nga ushqimet. Duke bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi, dhe duke ndaluar eksportin e të korrave të jashtëzakonshme të grurit në tregjet botërore, Putini po përdor kërcënimin e urisë ndajvendeve në zhvillim të varura nga importi, si një taktikë për të kërkuar lehtësimin e sanksioneve.

Mënyra e vetme për ta përballuar këtë shantazh, pa e zhytur në një zi buke jugun e botës – në mungesë të masave të suksesshme për të hequr bllokadën – është kursimi i burimeve ushqimore gjetkë. Në një raport të ri për grupin mjedisor pro-shkencës “RePlanet”, unë listoj 5 mënyrat kryesore për t’iu kundërvënë këtij shantazhi.

1. Hiqni bllokadën ruse

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është të kërkohet nga Putini të heqë bllokadën, në mënyrë që të eksportohet gruri i Ukrainës. Siç është shprehur drejtori i Programit Botëror tëUshqimit, Dejvid Bizli:“Për momentin, kapanonet e grurit në Ukrainë janë plot. Ndërkaq, 44 milionë njerëz në mbarë botën janë në prag të urisë.

Ne duhet t’i çlirojmë këto porte, në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës.” Përdorimi i urisë si një taktikë ushtarake, është një krim lufte. E gjithë bota duhet ta dënojë atë, dhe të mobilizohet për të këmbëngulur që Putini të lejojë hapjen e porteveukrainase”.

2. Stop përdorimit të drithit për funksione të tjera përveç ushqimit

Sipas të dhënave më të fundit, Evropa djeg ekuivalentin e 15 milionë bukëve çdo ditë nëpërmjet përdorimit të grurit si lëndë e parë për biokarburantet e lëngëta. Në fillim këto lëndë djegëse supozohej të ishin “të rinovueshme”, dhe me emetime të pakta të karbonit në atmosferë.

Por tani të dhënat sugjerojnë se ndikimi i tyre mbi klimën, mund të jetë edhe më i keq se ai i karburanteve fosile. Ne në “RePlanet” llogarisim se rreth një e pesta (20 për qind) e eksporteve totale të grurit të Ukrainës, mund të zëvendësohet nëse i jepet fund përdorimit të grurit evropian për prodhimin e etanolit për makinat dhe kamionët.

Ky është ushqimi që mund të ushqejë jugun e botës. Megjithatë, ai po vazhdon të digjet nga evropianët e pasur në makinat e tyre. Kjo mund dhe duhet të ndalet menjëherë, siç pokërkojnë tani edhe liderët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë .

3. Hani më pak mish

Më pak 1/3 treta e drithërave në Evropës konsumohen drejtpërdrejt nga njerëzit. Shumica shkon për ushqimin e kafshëve. Me proteinat alternative dhe fermentimin e saktë, bota po ilargohet edhe këtij përdorimi joefikas të burimeve. Kalimi tek dietat me bazë bimore, mund të përmirësojë shëndetin tonë, dhe të kursejë sasi të mëdha toke dhe ushqimesh.

Nëse evropianët do të përgjysmojmë konsumin e mishit, ne llogarisim se do të kurseheshin 80 milionë tonë drithëra, shumë më tepër se 55 milionë tonë eksporte të drithërave të Ukrainës para luftës.

4. Heqja e ndalimeve për aplikimin e gjenetikës në mbarështimin e të korrave

Ndalimet jo–shkencore të Evropës ndaj transgjenikës dhe teknologjive të modifikimit të gjeneve tek të korrat, kanë sjellë një humbje të madhe të produktivitetit. Kjo do të thotë se më shumë ushqime të përdorura në Evropë duhet të importohen nga gjetkë, duke rritur çmimet e mallrave, dhe duke lënë pa ushqim njerëzit më të varfër të botës.

Një studim ka treguar se përfitimet mesatare të rendimentit nga gjenerata e parë të kulturave të modifikuara gjenetikisht ishin 22 për qind, me përfitimet më të mëdha në vendet në zhvillim. Nëse një rritje e prodhimit prej vetëm 20 për qind do të zbatohej në prodhimin e drithit në Evropë, kjo do të rriste të korrat me 55 milionë tonë, shifër e barabartë me eksportet e Ukrainës para luftës.

5. Të anulohet kalimi tek bujqësia organike

Strategjia e re e BE-së “Farm to Fork”, kërkon që 25 për qind e tokës bujqësore të Evropës, t’i nënshtrohet bujqësisë organike deri në vitin 2030 (shkalla aktuale është 7.5 për qind). Kjo mund të jetë vërtet më e mirë për kafshët në ferma, për shkak të reduktimit të plehrave sintetike dhe pesticideve.

Por pa plehra kimike, dhe pa masa të besueshme për të reduktuar infektimet nga dëmtuesit, fermat e bujqësisë organike do të pësojnë humbje të mëdha në produktivitet, mesatarisht rreth 40 për qind krahasuar me fermat tradicionale që njohim sot.

Për shkak se ushqimi duhet të vijë nga diku, kjo do të thotë se më shumë bujqësi organike do të rritë importet, duke vënë nën një presion çmimet, duke çuar në gjetjen e tokave të reja dhe humbjen e biodiversitetit diku tjetër. Për të gjitha drithërat të kombinuara, ne llogarisim se një zhvendosje në nivelin 25 për qind të prodhimit organik do të reduktonte me 20 milionë tonëprodhimin e drithërave në Evropë. / “Alliance for Science” – Bota.al
 
Top