• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Pesë mrekullitë e Ligës së Kampionëve

MasteR

I'm offline
Tre prej çerekfinaleve të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve mund të jenë të përfunduara, por historia thotë se Schalke, Real Madridi dhe Barcelona kanë ende shumë punë përpara, pasi në të kaluarën janë rikthyer deficite prej katër golave nëpër fazat e eliminimit direkt të garës më prestigjioze evropiane, Ligës së Kampionëve.
Liverpooli na tregoi në finalen e vitit 2005 se një disavantazh prej tri golash mund të shkrihet për një periudhë prej 45 minutash, por Telegrafi ju sjellë pesë rikthimet më sensacionale në ndeshjet kthyese të Ligës së Kampionëve.

Deportivo La Coruna 5-4 Milan

Liga e Kampionëve, çerekfinale, 2003/2004

23 mars, 2004: Milan 4-1 Deportivo La Coruna
7 prill, 2004: Deportivo La Coruna 4-0 Milan

Që prej se Kupa e Evropës ka filluar të quhet Liga e Kampionëve në vitin 1992, vetëm një skuadër ia kishte dalë që të rikthente një disavantazh prej tri golash në ndeshjen kthyese të një prej ndeshjeve të eliminimit direkt.

Deportivo La Coruna mund të jetë një skuadër e keqe tani për tani, por në vitin 2004 ata janë quajtur SuperDepor dhe jo pa ndonjë arsye, pasi Milani pagoi çmim të shtrenjtë në çerekfinale. Rossonerët ia arritën që të krijojnë një avantazh të mirë prej 4-1 në ndeshjen e parë, ku Kaka realizoi dy gola. Por, goli i hershëm i Walter Pandianit doli të ishte vital në ndeshjen kthyese.

Në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Galici, spanjollët kishin një start fenomenal dhe kaluan në epërsi me anë të Pandianit pas vetëm pesë minutave lojë. Para përfundimit të pjesës së parë, Juan Carlos Valeron dhe Albert Luque rikthyen në lojë Deporin, por para se në fund ta kualifikonte Fran i cili shënoi 15 minuta pa përfunduar takimi për rezultatin e përgjithshëm prej 5-4.

Werder Bremen 5-3 Dynamo Berlin

Kupa e Evropës, rrethi i parë, 1988/1987

6 shtator, 1988: Dynamo Berlin 3-0 Werder Bremen
11 tetor, 1988: Werder Bremen 5-0 Dynamo Berlin

Para heroizmave të Deportivos, një ekip që ia ka arritur të shkrijë një disavantazh prej tri golash ishte edhe Werder Bremen, që fitoi betejën ndaj rivalëve gjermanë të Dynamo Berlinit në një ndeshje tejet të politizuar në vitin 1988.

Ishte një Dynamo i fortë që ishte më i mirë në ndeshjen e parë, duke shënuar fitore prej 3-0 falë golave të Andreas Thom, Thomas Doll ashtu si të Frank Pastor.

Nëse Werderi u mposht keq në ndeshjen e parë, i tillë nuk ishte në ndeshjen kthyese kur nuk është dashur ta kalonte murin e famshëm. Trajneri aktual Thomas Schaaf ishte një prej heronjve atëkohë, ndërsa rezultatet befasuese nuk munguan as në të ardhmën, gjë që bëri që Werderi të quhej jofavorit i rrezikshëm, pasi ‘mrekullitë e Wesserit’ u përsëritën edhe disa herë më vonë.

Barcelona 3-3 Goteburg (Barcelona fiton 5-4 në penalti)

Kupa e Evropës, gjysmëfinale, 1985/1986

2 prill, 1986: Goteburg 3-0 Barcelona
16 prill, 1986: Barcelona 3-0 Goteburg

Barcelona sot ka një avantazh prej 5-1 ndaj Shakhtar Donetskut, por katalanasit janë një ekip me histori të rikthimit të rezultateve në një pozitë të palakmueshme në garat evropiane.

Në gjah për titullin e parë të Ligës së Kampionëve, Blaugranët janë dukur të vdekur pas ndeshjes së parë ndaj një Goteborgu fantastik në pranverën e vitit 1986.

Të shkatërruar 3-0 në Suedi, ku Torbjorn Nilsson shënoi dy gola për vendasit, Barcelona në ndeshjen kthyese u kthye me mendimin se eliminimi më parë i Juventusit të Michel Platinis nuk ishte i kotë.

Pichi Alonso ishte heroi për katalanasit pasi shënoi hettrik pas një orë lojë për ta dërguar ndeshjen në penalti. Roland Nilsson e kishte edhe një penalti gjatë ndeshjes, por dështimi i tij ishte katastrofal për suedezët, të cilët u eliminuan.

Barcelona në finalen e atij viti u mposht pas penaltive në ndeshjen ndaj Steaua Bukurshtit të zhvilluar në Sevilla, ku shkëlqeu portieri rumun me intervenimet e tij të cilat edhe sot janë të famshme.

Derby County 5-6 Real Madrid

Kupa e Evropës, rrethi i dytë, 1975/1976

22 tetor, 1975: Derby County 4-1 Real Madrid
5 nëntor, 1975: Real Madrid 5-1 Derby County (pas vazhdimeve)

Sezoni 1975/1976 ishte i njohur për rikthimet, por ishte ai i Real Madridit bërë ndaj Derby Countyt që u konsiderua si më i mrekullueshmi sa i përket magnitudës, duke eklipsuar kështu Sain-Etienne dhe PSV-në, të cilët po ashtu rikthyen deficitet prej dy golave në çerekfinale.

Dy penalti në mes të një hettriku të Charlie George i kontribuan skuadrës angleze për një fitore prej 4-1 pas ndeshjes së parë të zhvilluar në një fushë të bejsbollit, por ky avantazh do të ishte i pa mjaftueshëm për t’i frikësuar spanjollët.

Në sfidën kthyese të zhvilluar në Madrid, goli i parë i Roberto Matinez pas pjesës së parë do ishte i mjaftueshëm, por ai shpejtë shënoi edhe një gol tjetër, para se Santillana të shënonte tre minuta më vonë. Edhe pse heroi George i riktheu anglezët në lojë, Pirri e dërgoi ndeshjen nga penaltia në vazhdime, para se Santillana të shënonte edhe golin e tij të dytë dhe të nokautit për Derby Countyn.

Aventurës së Los Blancos në këtë sezon i erdhi fundi në çerekfinale, ku ata janë mposhtur nga fituesit e atij viti, Bayernit të Munichut.

Schalke 5-5 KB (Schalke fitoi në play-off 3-1)

Kupa e Evropës, rrethi i parë, 1958/1959

26 gusht, 1958: KB 3-0 Schalke
17 shtator, 1958: Schalke 5-2 KB
1 tetor, 1958: Schalke 3-1 KB

Do të ishte ironike nëse Schalke do të lëshonte nga dora avantazhin prej tri golave ndaj Interit, pasi ishte skuadra gjermane ekipi i parë që ia arriti të shkrijë një disavantazh të tillë para 50 vitesh.

Danezët e KB siguruan fitoren e lartë prej 3-0 në shtëpi pas vetëm 46 mintuash lojë, por paaftësia e tyre për ta shtuar epërsinë në vazhdim, u kushtoi atyre me eliminim një muaj më vonë, kur ishte luajtur ndeshja e dytë.

Në mënyrë të pa besueshme, Schalke kishte epërsinë prej 3-0 pikërisht pas 46 minutash lojë. Erling Andresen shënoi dy gola për mysafirët, të cilët është menduar se janë kualifikuar, para se të pranojnë dy gola për dy minuta në fund të takimit.

Pasi që kjo ndeshje u zhvillua para se të aplikohej rregulla e golave si mysafir, një ndeshje e tretë ishte luajtur në Enschede, në të cilën gjermanët triumfuan me rezultat 3-1.

Për Interin, Shakhtarin dhe Tottenhamin është ‘mission impossible’, por çfarë mendoni ju vizitorë të nderuar, a janë në gjendje tri skuadrat e lartpërmendura që të futen ne histori duke bërë ndonjë rikthim sensacional? Shprehuni në hapësirën për komente…



/Telegrafi/
 
Top