• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Peshëngritësi Ervis Tabaku, kampion Europe për të rinj

E3

Anëtar i Nderuar
Një muaj pas titullit nënkampion bote, 19-vjeçari fiton dy medalje ari në Suedi


Ervis Tabaku shpallet Kampion Europe për të rinj, në aktivitetin që po zhvillohet në Landskrona të Suedisë. Peshëngritësi 19-vjeçar ka realizuar objektivin, duke fituar dy medalje ari në kategorinë 94 kg. Ai u klasifikua i pari në stilin e shkëputjes, ndërkohë që pavarësisht se nuk ishte mes tre të parëve në shtytje, arriti të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit në dygarësh. Në të njëjtën bateri konkurroi edhe Endri Karina, i cili u rendit larg zonës së medaljeve.

Tabaku u cilësua menjëherë si favoriti kryesor: që prej regjistrimit në aktivitetin kontinental për të rinj dhe të reja, kuqeziu kishte deklaruar peshën më të lartë në kategorinë e tij. Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar ka kërkuar të jetë i kujdesshëm dhe të studiojë kundërshtarët. Ai e ka filluar konkurrimin me 161 kg, por për çudinë e të gjithëve, dështoi në dy provat e para. Duke parë rezultatet e konkurruesve të tjerë, elbasanasi ngre peshën në shtangë në 165 kg, si e vetmja mënyrë për të fituar medaljen e artë. Prova e tretë është e suksesshme dhe gjithçka lehtësohet nga gabimet e kundërshtarëve: ndjekësi më i afërt i Tabakut ishte bjellorusi Makaranka, me 160 kg, që fitoi medaljen e argjendit përpara rusit Kajsinov, sepse kishte peshë më të vogël trupore. Në anën tjetër Karina nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i gjashtë me 156 kg. Diferenca e madhe e krijuar nga Tabaku në stilin e shkëputjes ka rezultuar vendimtare në fund, në klasifikimin e dygarëshit. 19-vjeçari nuk u paraqit në lartësinë e duhur në shtytje, ku e mbylli garën në vendin e katërt me 196 kg. Ai nuk arriti të realizonte me sukses provën e fundit, ku kishte kërkuar 200 kg. Medalja e arit në shtytje u fitua nga polaku Mikalski, i cili ngriti 203 kg (por u paraqit dobët në shkëputje), ndërsa pas tij u renditën polaku Zielinski (197) dhe rusi Gagloev (197), që u paraqitën dobët në shkëputje. Me 188 kg të ngritura vetëm në provën e parë, dhe me dy shtytje të parealizuara, Endri Karina u rendit i shtati. Fakti që nuk fitoi medalje në stilin e dytë, nuk ndikoi në klasifikimin në dygarësh për Ervis Tabakun, i cili fitoi medaljen e artë dhe titullin Kampion Europe me 361 kg., plot 5 kilogramë më shumë se Zielinski, i cili u shpall nënkampion me 356 kg. Ashtu si edhe në stilin e shtytjes, polaku u klasifikua përpara rusit Gagloev (medalje bronzi në dygarësh), falë peshës trupore. Karina, me 344 kg në total, u klasifikua i shtati në dygarësh.

Për Tabakun kjo ishte paraqitja e tretë e suksesshme brenda diçka më shumë se një muaji. Më 19 qershor ai u shpall nënkampion bote për të rinj në Bukuresht (dy argjend në shkëputje dhe dygarësh dhe bronz në shtytje), ndërsa më 1 korrik ai fitoi medalje argjendi në shkëputje në Lojërat XVI Mesdhetare, "Peskara 2009".


*shqip*

 
Top