• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Plani i hakmarrjes politike ndaj LSI

Guest20

Offline✌
b92e0bdd73d32f28698018d68cbedbd9_XL.jpg


Ethet e qeverisjes së re, krejt socialiste, kanë nevojë për një betejë paraprake mediatike. Duhen ndrruar dhe pushuar nga puna qindra drejtorë dhe koordinatorë, e pas tyre mijëra punonjës që kanë ardhur në administratë apo në vende pune ndryshe falë rekomandimit të LSI.

Mirëpo largimi i tyre, krejtësisht politik, është një modë e zvjerdhur dhe një përsëritje e modelit më të keq, që shkatron besimin institucional të administratës dhe konceptin apolitik, të bërjes së Shtetit. Në të vërtetë, fushata e largimit masiv të punonjësve të rekomanduar nga ish aleati strategjik, nuk ka fare lidhje me bërjen e Shtetit, por është në të vërtetë një shbërje e tij, sepse është vazhdimësia e politizmit dhe e pjesmarrjes së militantëve, aty ku duhen profesionistët.

Për ta bërë të besueshëm sadopak këtë proçes, kryeminsitri ka thurrur një plan paraprak, që lidhet me denoncimet dhe hapjen e lajmeve të rreme për arrestime të bujshme, në fillim vjeshtë. Denoncime dhe arrestime që kanë target, nënpunësit e lartë dhe punonjësit që vijnë nga Lsi, për të përligjur edhe një nga argumentet e Ramës gjatë fushatës 2017, se Lsi, ka qenë pengesë e suksesit dhe arësye e mossuksesit të kësaj qeverisjeje.

Ky plan hakmarrjeje politike, që në thelb ka arësye krejt banale dhe që lidhen edhe me nevojën që ka Ps, për të shpërblyer të vetët me vende pune me orientim të qartë politik, ka si qëllim të dytë, por ndoshta edhe parësor, trembjen e elektoratit të Lsi, demoralizimin dhe frikësimin e tyre dhe në raste të caktuara, nxitjen e dezertimit të tyre nga Lsi dhe rrugëtimin kokëulur drejt Ps-së.
360grade.al
 
Top