• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Poezi Dashurie

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Poezi Dashurie

E kaluara me pelqen
se te njoha ty,
te tashmen e dua
se jemi te dy,
nga e ardhmja kam frike
se mbetem pa ty....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

O ndjenjë, o mall, e ëmbla valë
Që vjen më puth ngadal’ e shkon.
Ah, të isha gur, t’mos njihja fjalë
Të fliste vetëm një prekja jonë...

Të isha gur që s’vyen aspak
Që asnjë mur mos t’më pranonte
Të tretesha muzgjeve të tua gjak
Një puthja jote t’më thërrmonte.

_LEONARD SEITI
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Poezi Dashurie

Te kam lenduar
Te kam larguar
Te kam brengosur
Te kam thyer zemern
Te kam tradhtuar

Por skam kurr per te te harruar....

Mjafton te shikosh syt e ty
Dhe do te kuptosh qe gjith bota endet rreth teje..

Mjafton nje buzqeshje e meble jotja..
Dhe me ringjall shpresen lumturine..

Mjafon nje fjal e jotja ..
Dhe zemren pesh ma con..

Mjafton Mjafton Mjafton??
Asnjeher ska per te mjaftuar ndenja qe ndjeje per ty.....

Kto vargje shkojen per (Anonime)
 

TrueLovE

You Have My Heart
Titulli: Poezi Dashurie

Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar!foto poezi dashurie 21 300x226 JETO PثR Tث DASHURUAR
Duhet t’u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa kemi frymë, gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër,
lind arsyeja më e fortë
kundër së cilës jemi të detyruar të luftojmë
me gjithë forcat e brendësisë!
Duhet t’u themi se ka mundësi të zgjedhësh
ndërmjet dashurisë dhe dështimit, sepse
po e le të ikë dashuria e ke lënë të ikë vetë jeta!
Ka një tokë të të gjallëve dhe
një tokë të të vdekurve,
ura lidhëse është dashuria!
Ajo është e vetmja mbijetesë,
e vetmja domethënie!
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Mos u kthe te une me premtime e fjale kota
Dicka qe njehere e humb kurre me s'eshte e jotja
Dikur ishim bashke, tani zemrat tona i ke nda
Mos me dil para syve se s'du as me t'pa
Ti thjeshte si njeri jeton por ti s'ke vlera
Mendove se do te ...lus si te luta heret tjera
Me ky ligj s'ekziston te une
Kur ta humbesh nje gje, ja di vleren me shume
Tani dija vleren dashurise qe ke pas dikur
Kujto kohen e kujtimeve qe s'do kthehen kurre!!!!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Nuk dua miq, ne kete nate,
as miq te rinj dhe as miq te vjeter.
Sonte s'te dua as ty o gote,
por ne nje tjeter bote
te humbas dua.
Dua..!
Djallin ta sfidoj
Si nje burre, nje ushtar a mekatar
Si dhe veten
Si di une
Ta godas ku dhemb me shume, kete dua.
Pra tango fillo...!
Mi ndiz deshirat, epshet, pasionet
Dhe ti e panjohur ashtu me veshtro
Me prek
Me tundo
Me çmend, por hesht dhe vallezo!
Se dua emrin tend
Nga vjen a ku shkon
ا'te pelqen..
ا'urren
A çfare jo
Veç hapat e tua
Nen te pameshirshmen muzike
Dhe ritmin...ritmin mos harro!

Nen aromen tende te dehem
Te magjepsem me trupin tend
Sinkronizimi te luaj me ndjenjen
Adrenalina te pushtoj çdo vend
Pastaj..?
Le te heshtin tingujt
Dhe prekjet le te ndalojne
Ti merr rrugen merr per diku
Diku tjeter dhe une do shkoj
Dhe nje pyetje le te ngelet ne ditet qe vijne
Nje pyetje pa pergjigje, pa shpjegim
Ne ishte mekat e ndara ashtu
Apo mekati ish ai vallezim ?!


(Amarildo Pregapuca)

 
Redaktimi i fundit:

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Sa endrra thyem, pa ze,
Nga pamja u genjyem,
ato ndalen,s'fluturon me...
Sa vite kane kaluar,
shume per cudi,
u trishtova qe te pashe trishtuar,
qesha gjithsesi.
Qava se qave ti,
me dhembi dhimbja jote,
vuajta dhe pse bota ime,
s'ishte me bota jote.
Endrrat ku i lame?
sikur t'i kishim rindertuar,
Do lendohesh-dikur me the,
sot,te dukem e lenduar?
Me endrrat qeshnim te dy,
pjese-pjese i ndame,
kjo mua, kjo ty,
pjesen tjeter kujt ia dhame?
Merre, buzeqeshjen tende,
ose qeshim si te marre,
pas ciles cmenduri
u cmendem, qeshim,
dhe pse na vjen per te qare.
Pse u ktheve sot?
Per dreq,
endrra s'fluturon e thyer,
mekati i kesaj bote,
apo ne veten,
atehere, kishim genjyer?
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Poezi Dashurie

Betejë - fituar kështjellës rron,
dhe nëse luftën çudi e quan,
vetë dashuria qënka çudi,
më shumë e do atëherë kur vuan.

© alma papamihali


 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Poezi Dashurie

Me fjalët e tua thura një kurorë,
ah sikur ta shihje sa më shkon mbi flokë,
fundja ti e di, ndaj dhe nuk më pyet,
kur unë nis tregoj, veshët zgjasin yjet.

© alma papamihali


 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

NDODH NDONJEHERE!!

Ndodh ndonjehere te zhytem ne kujtime
Dhe ne ato rruge te te kerkoj
Ndodh ndonjehere te ndaloj kjo zemra ime
Dhe pastaj ritmin prap te vazhdoj
Ndodh ndonjehere te me marre malli per ty
Dhe nga vetmia te qaj
Ndodh ndonjehere te kujtoj ata sy
Dhe te te dua prap pastaj
Ndodh ndonjehere te rri pa gjume
Ose te fle fare pak
Ndodh ndonjehere qe une
Zgjohem me foton tende ne krevat
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

JETOJ PER ATE MOMENT!!!

Jetoj për atë moment
mendoj për atë frymemarrje
përpiqem te kujtoj çdo detaj
te fshij nga shpirti çdo titull ndarje.

Jetoj për ato fjale
për te cilat buzët u hapen njëherë
shpirti i lodhur nga pritja
një premtim shtrengohet përherë.

Bileta apo numra telefoni
ngaterrohen nën te njëjtin muzg
stacioni i tjetër i trenit te enderrave
është bërë për mua i padenji burg.
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Poezi Dashurie

Të kam thënë sëfundi sa më ka marë malli?
Jo!? Ndoshta jam ndrojtur. Ndoshta ke harruar.
Ajo që dikur ishte flakë djali,
u bë prush prej burri, por nuk është shuar.

Iku kohë shumë, u bënë plot dy vjet,
që s'jemi të dy, që nuk të kam parë.
Ndodhi dhe me ne siç ndodh shpesh në jetë:
ثshtë pa fat të lumtur dashuri' e ngratë.


Nuk të lashë ty se s'ishe e bukur -
se nëpër këto vite më të bukur s'pashë.
E di, ikja ime, tjetër të ësht' dukur,
s'ktheva kokën pas, "mirupafshim" s'thashë.

Më thonë të gjithë, tani ke ndryshuar.
Thonë vishesh moderne, dukesh më e gjallë.
S'di përse në mendje më ke mbetur mua,
ashtu siç të pashë ty për herë të parë.

Një mëngjes fundmaji. Diell' i sapodalë,
ti shtrirë para meje zgjuar-e-përgjumur,
teksa pafajsisht zhvishje mengadalë
atë vel të hollë, gjysmë të tejdukur.

Dhe ta dashurova çdo qelizë tënden,
formën edhe linjat, gjithçka kishe TI,
qibrën, veshjen, huqet e timbrin e zërit
dhe si bëje fshehur netëve dashuri...
...tani...
... mall e kam dhe ëndërr: Një natë dimri të ngrohtë,
unë dhe ti mbuluar me jorgan të bardhë
të na marë gjumi të dy kokë-më-kokë
në jastëkun tënd që i thonë Moravë. (nuk e di autorin)
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Poezi Dashurie

Heshtun si lypese rrugices teme shkoj
tu kerku gjurmet tuja e vec qeni leh
i pastrunen rruget e eren s'ta ndiva ma.
Mu dashka me ndez cigaren
se hana sante keka fik
njelloj si driat e ftyres tande
terr prap e shi syve t'mi!
Ky furrtari lagjes vjen pernat tan qef
s'i harron t'pangopurit si puna jone
po a ngopen njerezit vec me buke ?
Deshta dashni i thash eres
tuj e percjell me gjith vedi te ti
por edhe sante jam tu u kthy vetem!!!
 

Endrra

VIP
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

VETEM ITAKA MBETET...

Kane nderruar anijet.
S'jane me si te Odiseut.
Kane nderruar dashurite.
S'jane me si te Menelaut.
Grate ndyshe jane.
S'i ngjajne me Helenes.
Dhe prape do te nderrojne
ne shekujt praparendes.
Vtem Itaka mbetet.
Itaka te femija,
Itaka te gjeniu


ajo, e perjetshmia,
enderra,
dashuria,
jeta,
vdekja:
Itaka-vete njeriu...♥

Bardhyl London


Helen-and-paris-troy-1456013-411-437.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Poezi Dashurie

Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.

( A. Pushkin )
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Poezi Dashurie

DERISA JASHT BIE SHI

Derisa jasht nga qilli po bie shi
Une dua te jem ne shtrat me ty
Duke te puthur, duke bere dashuri!

Derisa jasht te ftohtit ngrin cdo gje
Une du ate te ledhatoj
Dhe me shume dashuri ne ty te depertoj

Dua shume, shume dua
Te bej dashuri nje here me ty
E pastaj se kam problem edhe nese me s’jetoj!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Kur buza jote m’i prek ëndrrat ,
me çiltërsinë në përqafim ;
ndjenjave , jo rrallë , u ngatërroj emrat ,
s’di në ndjej dhimbje a çlirim !

Se unë të puth , çdo natë në ëndërr ,
Falje të kërkoj në çdo mëngjes ;
Vdes brenda vetes, kur më sheh vëngërr ,
Kur nuk më sheh , prapë brenda vdes !

Se sytë e tu , rrallë vezullojnë ,
Fshehur trishtimit të pakufi ,
Siç gjithë tallazet mbretërojnë ,
Nëpër kujtimet që lë ti !

( Fation Lami ; Ditë-netëve të mia)

 

Endrra

VIP
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

Puthme, moj e dashur - Sergei Esenin

Puthme moj e dashur puthme Gjer ne dhimbje gjer ne gjak
Se duron dot ftohtesiren Zemra ndezur zjarr e flake
Seshte kupa e permbysur Mes gazmoreve per ne
Ti nje gje kupto moj mike Vec nje here rron mbi dhe
Shih ne mes te erresires Henen qe shkelqim vershon
Sikur tish nje korb I verdhe Permbi toke fluturon
Puthme de se kalbesia Kengen time ma kendoi
Ka te ngjare qielli lart Fundin tim parashikoi
Eh moj force qe venitesh Do te vdes kjo ska dyshim
Vetem dua tI puth mikes Buzet gjer ne fundin tim
Qe pa turp edhe pa drojtje Embelsisht kur tenderroj
Tok me shushurima vishnjesh Jam e jotja te jehoje
Qe si shkuma permbi kupe Drita mos na shuhet ne
Ndaj kendo moj mikja ime Vec nje here rron mbi dhe
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Poezi Dashurie

Ndonjëherë lodhesh . . . Lodhesh duke e parë veten si zhgënjehesh nga persona që i do dhe i vlereson!! . . . Lodhesh duke ecur përpara me kokën lart sikur asgjë të mos kishe ndodhur , kur në fakt je e shkateruar përbrenda!! . . . Lodhesh duke parë veten si ndryshon cdo dite nga njerzite me dy fytyra!! . . . Lodhesh duke vrapuar pas dikujt që nuk bën asnjë hap për të ardhur drejt teje!! . . . Lodhesh edhe duke prit dicka qe ndoshta sdo te vije kurre!! . . . Vjen nje momente qe lodhesh nga gjithcka qe te rrethon,, lodhesh nga padrejtesite e kesaj jete edhe per nje cast do te deshiroje te mos kishe egzistuar kurre. .
 

chika

Anëtar i Respektuar
Titulli: Poezi Dashurie

Si s'të desha pak më shumë...

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
Si s'të desha pak më tepër...".
(FATOS ARAPI)
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi Dashurie

NE LEKSION - Ismail Kadare

Shi në rrugë bie pa pushim
ا’po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç’të mundon?
S’mban shënime, vija vizaton.
Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është shpejt
që menduar xhamat t’i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?
Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s’do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh.
 

TrueLovE

You Have My Heart
Titulli: Poezi Dashurie

Edhe sonte nje nate si te gjitha te tjerat,un jam vetem e ti je larg,nuk po me duket shume ndryshe,po mendoj nje kohe te bukur qe kisha me ty,po me bje ngadale nje lot ne syte e mi,po me duket se nata po me vret dhe me duket se mengjesi sdo me gjeje,jam vetem ne nje dhome dhe muret me duket se po me hane nuk e di se si,po zemra po me qan,nuk e di qa ndodhi as se pse se di,di vetem se ti per mua quhesh e vetmja dashuri,jam lodhur shume moj jeta ime me kane mbetur vetem kujtime nuk e di se pse e kam kaq te veshtire kur e di se ti je mire,do doja te te kisha prane te ishim dhe njehere si me pare,te te kisha ne krahet e mi dhe te te shikoja ne sy,te te puthja me shume mall dhe pak ta shuaja kete zjarr,kete zjarr qe po me djeg,kete mall qe po me vret,lotet qe po me shkaterrojne dhe kujtimet qe me lendojne.te dua dhe kete e di mire,sa te madhe e kam kete deshire edhe njehre ne kete jete te te them te dua vertete,te ti puth ata dy sy qe me mungojne aq sa as vete se di,do doja edhe njehre te ishim bashke te te kisha ne krahe,te te shtrengoja fort dhe te zhdukesha pastaj nga kjo bote,te vdisja dhe me te mos isha veq edhe njehere te te kisha ta shohesh edhe ti lotin tim dhe te dish qe je shpirti im,te dua perjetesisht moj zemra ime e vogel.vertete me ka marre malli per ty shume,dhe po e kujtoj me lot gjdo moment qe ishim bashke se ka qene koha me e mire e jetes time,te dua te dua.
 

TrueLovE

You Have My Heart
Titulli: Poezi Dashurie

Edhe kur më s'ka arsye partnerët tashmë të distancuar nga dashuria për njëri tjetrin, mes vete fjalosen rreth asaj se kush e ka filluar fjalosjen! Kur më s'ka dashuri, irriton prekja e partnerit. Tashmë diçka shtyer të ndërrojnë gjërat që kanë qenë urë lidhëse me partnerin, madje qoftë ajo edhe ndërrimi i vetëm i e-mail adresës. Papritmas konstatoni se keni krijuar lidhje dashurie me njeriun e huaj për ju!



Në anën tjetër në atë zbrazëti shpirtërore ju shfaqet personi nga e kaluara e juaj apo ndoshta dhe dikush tjetër që momentalisht ua tërhjek vëmendjen. Nëse tashmë vëreni këto shenja në vete apo te partneri, duhet të filloni të mendoni se koha është që të zgjedhni rrugën më të mirë të mundshme për lidhjen tuaj dhe t'i vendosni pikë të gjitha marrëzive. Natyrisht se asnjëherë nuk është keq të shpëtoni një lidhje me personin që dikur për ju ka qenë gjithçka, por në anën tjetër nuk e vlen të mundoheni nëse tashmë një kohë ndiheni të paralizuar në atë lidhje.







Si të organzoni ndarjen nga partneri



1. Zhdukja e qetë



Mënyrë më e zakonshme e ndërprerjes s lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do t'ju harroj apo do ta gjej dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, smundeni të dilni etj. Kështu bëni gjithçka që me partnerin tuaj ta mbani distancën. Nuk lajmëroheni në telefon, e ndërroni numrin etj. Duhet të kihet parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurta, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj.



2. Ndarja sy më sy



Shumë psikologë pajtohen se mënyra më e mirë e ndarjes është kur të ulet çifti sy më sy dhe qetë, por me vendosmëri i sqarohet partnerit se asgjë personale kudër nuk keni, mirëpo problemi është se lidhja nuk funksionon. Lamtumirë, dhe mos lini ura prapa vetes. Kjo është mënyra më e mirë për ta liruar edhe partnerin.



3. Gënjeshtrat



ثshtë zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mirë se realiteti i hidhur. P.sh është më mirë të shpikni diçka dhe të thuani se: " kam gjetur dike tjetër dhe dua të jem me të" se ta thuani të verëtetën e hidhur të llojit:" më me dëshirë do të fleja në shtallë se sa të hy sërish me ty në shtratë". Nëse përcaktoheni të zgjedhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptoj se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: "nuk jam i gatshëm të obligohem", apo "dua të përcaktohem për karierë në punë". Shumë vështirë e ka partneri që të mos i pranoj këto arsyetime.
 

TrueLovE

You Have My Heart
Titulli: Poezi Dashurie

Pse jemi të ndarë dhe s'jemi të bashkuar

Pse sytë e mi rrjedhin vetëm lot

Ndaqë jemi larg dhe s'të përkëdhel dot

Zemra ndjen dhëmbje dhe me sndjen gëzim

Sepse ti mungon në kraherorin tim.:(
 

chika

Anëtar i Respektuar
Titulli: Poezi Dashurie

E ndjeva prape aromen tende

Ne rrugen ku ecnim si dikur

I thashe me vete endrres"u cmende"

Qe merr ere akoma ne keta gure?



Tek me shihnin qe ecja aty

Ata sikur u ngjallen serish

mos duhej te ecim bashke te dy

Qe guret te ngjalleshin plotesisht?



Cuditerisht nuk isha merzitur

qe ty ato caste s'te kisha prane

Nuk thote kurre nje i ditur

Qe s'do kthehen me ato qe vane.



Po eci prape ne ate shteg

qe dikur s'me conte askund

atehere c'do gje mbaronte shpejt

Kurse sot per dreq s'paska fund.



...Mendimet i pata si Ciganet

Qe shtegetojne perhere.
Ku?

Nuk di se ku

Ndoshta bredhin dere me dere
Ndoshta?

Ju lutem shume
m'i gjeni Ju...

Sokrat Turtulli
 
Pe: Poezi Dashurie

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
اdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vete..
 
Pe: Poezi Dashurie

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
اdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vete..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Poezi Dashurie

TE DUA..
Të dua me trupin që nuk mendon,
me zemren që nuk arsyeton,
me mendjen që nuk përqëndrohet...

TE DUA...
pa kuptuar,
pa më shpjeguar pse të dua,
pa më interesuar pse të dua,
pa më pyetur pse të dua...

TE DUA..
Thjesht sepse të dua,
unë vetë,nuk di pse të dua...
(Pablo Neruda)


 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Poezi Dashurie

I loved you like the crashing waves love the turbulent gale
I loved you like the seagulls loved the soft sea’s lore
I loved you like the mountains love the rippling vale
I loved you like a drowning man loves the nearby shore

I loved you like sunset, like sunrise, like dawn
I loved you when it was right, even more so when it was wrong
I loved you when you were here and yearned when you were gone
I loved you in the eve, I loved you in the morn

I loved your happy eyes, I loved your angry mouth
I loved your creased forehead, I loved your disquieted doubt
I loved your pointed ears, I loved your reddened nose
I loved your warm hands, I loved your frostbitten toes

I loved the way you loved, I loved the way you spoke
I loved the way you walked and the way you said my name
I loved your sleepy baritone, I loved your every joke
I loved who you were when with me, I loved who I became

I loved that even when you yelled, I couldn’t help but love your words
I loved that when you said goodbye, it was so real, so unrehearsed
I loved that when you walked away, there was nothing I could do
But what I loved the most was that I learnt to stop loving you.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Poezi Dashurie

Te pata thene dikur
se rruget nje dite do ndahen
do ndahesh dhe Ti nga Un

Do ndahet gjithcka
qe eshte reale ne kete bote
do ndahet gjithcka
qe se fshehim dot

Si mund ta fshehim dhimbjen
nga nje cast gezimi?
si mund ta kuptoj un
qe ti je i imi???

SI mund ta fal heshtjen
kur pas saj fshihet nje gabim
dhe nje dite te me thuash
nuk ishim per njeri-tjetrin shpirti im!!!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top