Arfenilla
Themelues i Forumit

Insektet luajnë rol jetësor në jetën tonë të përditshme. Në fakt, 30 për qind e ushqimeve që konsumojmë varen nga pjalmimi i bletëve, shumica e të cilave janë të egra. Pjalmimi është vetëm një nga punët e dobishme që kryejnë insektet. Insektet e mbajnë tokën të pastër nëpërmjet një sistemi të efektshëm riciklimi, pasi ato ripërpunojnë bimët dhe kafshët e ngordhura. Kështu, toka pasurohet dhe lëndët ushqyese që çlirohen, ndihmojnë në procesin e zhvillimit të gjallesave. Mungesa e insekteve ndihet jashtëzakonisht kur puna e tyre nuk bëhet. Një shembull i qartë është Australia, e cila është habitati i miliona gjedhëve. Kopetë jashtëqitin kudo. Përveçse një pamje e pakëndshme, plehu i kafshëve favorizon shumimin e mizës së gëmushave, e cila përhap sëmundje epidemike si te njerëzit, ashtu edhe te gjedhët. Për të ekuilibruar gjendjen dhe për të zgjidhur problemin, autoritetet importuan brumbuj plehu nga Evropa dhe nga Afrika.
Burimi Al