Psikokirurgjia

loyalx

Muslim
Kureshtjen e qarqeve shkencore dhe të shumë mas-mediave botërore, kohën e fundit si sensacion, me të madhe i ngacmon një mënyrë tejet efikase dhe çudibërëse e shërimit tradicional. Kjo metodë na vjen nga Filipinet dhe quhet PSIKOKIRURGJIA. Karakteristikë e kësaj është se intervenimi kirurgjik tek pacienti bëhet vetëm përmes duarve, ose, në disa raste, edhe me ndonjë brisk të pa sterilizuar xhepi. Gjatë këtij intervenimi kirurgjik të drejtpërdrejtë në trup, nuk shkaktohet dhembja, gjakderdhja është e eliminuar gati në tërësi, kurse infeksioni nga prerja as që paraqitet fare.

Si në koluaret e qarqeve akademike shkencore ashtu edhe në opinionin e gjer, asnjë metodë tradicionale gjer më sot, nuk ka shkaktuar aq kundërthënie dhe bujë të madhe sensacionale, sikurse PSIKOKIRURGJIA, apo operimi shpirtëror me gishta, pa brisk, pa anestezion, pa gjak, pa dhembje, si dhe komplikime tjera të mundshme post - operative.
Këtu kemi tё bёjmё me njё metodë të vjetër dhe tejet efikase operative tradicionale që na vjen nga FILIPINET, e që me të madhe aplikohet nga disa individë të veçantë me prirje të jashtëzakonshme.

Nga shumë psikokirurg tradicional botёror, që në mënyrë tejet efikase e aplikojnë këtë metodë, si më të popullarizuar në qarqet akademike dhe publicistike, konsiderohen dy prej tyre: psikokirurgu filipinas ELEUTERIO TARTE, dhe meksikani ARIGO. Edhe pse sot vetëm në kryeqytetin e Filipineve Manila, zyrtarisht janë të evidentuar mbi 400 sosh, këta të dy, konsiderohen si më të njohur, mu për shkak se kanë pranuar që me këto aftësi të veta të jashtëzakonshme të nënshtrohen metodave hulumtuese shkencore.

1. Psikokirurgi filipinas ELEUTERIO TARTE

TARTE tanimë legjendë e psikokirurgjisë tradicionale filipinase, me operimet e veta përmes gishtërinjve të duarve, bënte vërtetë shërim mrekulluese. Ky kirug popullor çudibërës, intervenimet e veta specifike operative, nuk nguron t’i demonstronte as para kamerave televizive dhe fotoreporterëve të gazetave të ndryshme botërore.

Fillimisht duke kërkuar egzaminimet përfundimtare të bëra me metoda bashkëkohore medicinale, Tarte, operacionet e veta psikokirurgjike, zakonisht i aplikonte tek pacientët që kishin tumore, ciste në organet e mbrendshme të trupit, gurësit në veshka dhe në qesen e tëmthit, etj.

Pasi qё pacientin e vetë e shtrinte në një tavolinë të improvizuar operative dhe në at pjesë ku duhet të kryhet operimi ia përvjelte teshat e trupit, TARTE, fillimisht, me një ritual të thjesht të koncentrimit të përqendruar, vetëm përmes gishtërinjve të duarve, fillonte ndërhyrjet e veta operative. Nuk përdorte kurfar brisku dhe paraprakisht nuk aplikonte ndonjë medikament anestezioni.

Operimi zakonisht zgjaste më së shumti 15 minuta. Gjatë tërë kohës së operacionit, pacienti mbetej i zgjuar dhe nё vetëdije të plotë, duke mos ndjerё fare dhembjen. Pasi të ishte kryher operimi, tek asnjë pacient , në pjesën e trupit ku ishte kryer operimi, nuk mund të vërehej asnjë vragë apo shenjë .

1. Meksikani i famshëm ARIGO


Me fenomenin e PSIKOKIRURGJISث janë marrë dhe sot e kësaj dite merren shumë shkencëtarë, e ndër ta më i njohur mbetet Dr. Andrej Puhariq, amerikan, me prejardhje kroate. Ai në krye të një ekipi pesë-anëtarësh reputativ mjekësor amerikan, plotë pesë vite, studio fenomenin PSIKOKIRURGJI, tek një psikokirurg laik nga Meksika, i quajtur ARIGO, i cili në masë ishte i njohur me nofkën “kirurg me brisk të ndryshkur”.

Pesë vite pa ndërprerë Dr. Puhariqi me ekipin e vetë shkencor, përcillte intervenimet kirurgjike të Arigos, ashtu që në fund vendos që edhe vet t’i nënshtrohet një operacioni të tillë nga një tumor në këmbë. Në lidhje me këtë operacion të bërë në vete, Dr. Puhariq në një publikim të tij shkruante:

“...nuk ndjeva kurrfarë dhembje. Mirëpo, duke ditur se brisku dhe duart e Arigos fare nuk ishin të pastra dhe se lëkura ime para operacioni, as që ishte sterilizuar, gjithmonë kisha frikë për mundësinë e paraqitjes së infeksionit dhe ndoshta edhe të helmimit të gjakut.

Që të reagoja me kohë, në rast se paraqiten këto simptoma, bëra të gjithë parapërgatitjet e duhura të veprimit. Plagën e kisha të lidhur me një fashe të thjeshtë të cilën çdo ditë e hapja dhe e fotografoja. Për çudi asnjë infeksion nuk u paraqit e, që ishte më e befasuese, plaga ime qe mbudhur dhe shëruar plotësisht pas tri ditësh, që për medicinën tonë është gjysma e kohës e duhur zakonisht.”
Analizat dhe studimet e Dr. Puhariqit, janë botuar dhe publikuar në shumë editime shkencore anë e kënd botës, dhe ato zakonisht merren si pikënisje për studiues tjerë që i përvishen metodave kërkimore të mëtejshme të këtij fenomeni ende të pasqaruar sa duhet.

Si sqarohet fenomeni i psikokirurgjisë?!

“Operimi psikik kryhet kryekëput përmes aktivitetit specifik shpirtëror dhe mental të shëruesit” - thonë për psikokirurgjinë studiuesit e shumtë të këtij fenomeni.

” Me besim tё fortë nё vete dhe pas disa ushtrimeve paraprake të ngritjes shpirtëror, te shëruesi tradicional ёshtё krijuar aftësia e caktuar vizionare e kontrollit dhe manipulimit me energjitë më të lartë të niveleve hyjnore, e që, ndërtimi dhe përmbajtja e këtyre niveleve energjetike ende mbeten të panjohura për shkencën e sotme.

Psikokirurgu laik, gjatë këtij operacioni, shfrytëzon procesin e vetë mental, të cilin, përmes koncentrimit të fortë, e sjell në gjendjet të caktuara psikike qё shprehet nё formë tё gjysmë transi. Pasi që ta ketë arritur këtë gjendje mental, gjatё operimit, ai e bënë orientimin dhe kanalizimin e kësaj energjie në trupin e sëmur të pacientit”.

Bazuar në deklaratat e këtyre psikukirurgëve që flisnin për këto aftësi të veta të jashtëzakonshme operative, në to thuhet se ata realisht nuk operojnë, por janë vetëm si ndërmjetësues të një procesi që kryhet vetvetiu, e që në mënyrë automatike udhëhiqet nga një fuqi më e lartë hyjnore. Energjia e cila rrezaton nga duart e shëruesit depërton në trupin e pacientit, duke bërë kështu veprime të njëjta sikurse i bënë brisku i kirurgut në mjekësinë bashkëkohore

Në psikokirurgji, realisht nuk eliminohet organi, por thjesht zhduket sëmundja. Disa studiues të këtij fenomeni mendojnë se, në fakt vepruese është vetë ajo energjia e caktuar që rrezaton nga dora e shëruesit, e cila pasi rregullon baraspeshën energjetike më parë të çrregulluar në indet e organit të sëmur, dhe nga ky veprim shkaktohet shërimi.

ثshtë tejet interesante të theksojmë se, nga ana shumë studiuesve që edhe vetë janë kirurg nga profesioni, pranohet se, krahasuar me metodat e tanishme bashkëkohore të operimit që bëhen me brisk, metoda laike e opirimit përmes psikokirurgjisë është shumë më e parrezikshme. Në rend të parë aty fare nuk ka nevojë për medikamente anestezike; nuk duhen investime finacijare në pajisje tejet të shtrenjta bashkëkohore kirurgjike; pacienti pas operacionit ngrihet menjëherë dhe fare nuk ka nevojë pёr hospitalizim dhe kurim shtesë post-operativ.

E pabesueshme por e vërtetë. Njeriu dhe aftësitë e tia të pakufishme, për kapshmërinë e nivelit të arësyes tone, ende mbeten si enigmë më e madhe e të gjitha kohërave?!


Nga: Adnan Abrashi
 
Top