• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Psikologjia

Ridexxx

Antarë i Respektuar
Fjalorth psikologjik

Bihejviorizem
Dege e psikologjise qe ka si objekt studimi vetem sjelljet e vezhgueshme, pasi keto mund te deshmohen, te pershkruhen dhe te maten me terma objektive.

Kompleksi Edipit
Sipas teorise psianalitike , një faze zhvillimi qe ndodh rreth moshes pese vjec, gjate se ciles një djale ndien deshire te pavetedijshme seksuale per te emen dhe do qe t’i zere vendin te atit ose ta vrase ate.

Koncepti mendje-trup
Koncept qe percakton nderveprimin mes ndodhive mendore e fizike, I formuluar nga Rene Dekarti

Konjitiv
Qe lidhet me proceses mendore si perceptimi, kujtesa ose te menduarit.

Mekanizem mbrojtes
Ne teorine psikanalitike ,reagimi mendor qe ndodh per te shmangur ankthin permes pavetedijes.

Disonance konjitive
një mosperputhje mes besimeve ose ndjenjave qe con ne gjendje stresi.

Ego
një term psikanalitik per një nga tri elementet perberese te njeriut {Idi, superegoja}.Egoja është ana racionale e personalitetit qe lidhet me boten e jashtme dhe kerkesat e saj. është pergjegjese per kontrollin e instikteve.

Depresion
C'rregullim i humorit qe karakterizohet nga ndjesia e humbjes se shpreses dhe mendimi se nuk vlen, shoqeruar me plogeshti dhe humbje te kenaqesise. Ne raste te skajshme, depresioni mund te perkeqesoje fuknsionimin normal dhe mund te coje ne mendime vetevrasese.

Determinizem
Doktrina, sipas se ciles te gjitha ngjarjet, veprimet dhe zgjedhjet percaktohen nga ngjarje te shkuara ose me shkaqe qe kane ekzistuar me pare.

Instikt
Shtysje natyrore ose prirje e natyrshme. Ne psikanalize keto jane forca dinamike qe motivojne personalitetin dhe sjelljen.

Fobi
Ankth, qe karakterizohet nga frike e forte, zakonisht e paarsyeshme

Personalitet
Tiparet dhe karakteristikat e qendrueshme mendore dhe sjellore te një njeriu, qe e shtyne ate te sillet ne menyre te qendrueshme me kalimin e kohes.

Psikanalize
Teresia e teorive dhe metodave terapeutike te Zigmund Frojdit, te cilat zbulojne proceset e pavetedijshme qe ndikojne ne sjelljen njerezore.

Skizofreni
një grup crregullimesh te renda mendore {fillimisht e njohur si demence e parakohshme} qe demnton shume funksione te trurit. Karakterizohet nga turbullima te dukshme te mendimit, mungese emocionesh ose emocione pa vend dhe kuptim te shtremberuar te realitetit.
 
Last edited:

Katil

Antarë i Respektuar
Po kur tkapin emocionet shpejt ça quhet
 
Ridexxx

Antarë i Respektuar
Po kur tkapin emocionet shpejt ça quhet
Emocionet ndahen ne gjashte emocione themelore: zemerim,neveri, frike, lumturi,trishtim, habi. Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit.
 
Ridexxx

Antarë i Respektuar
Sapo sheh ndonje ushqim te shijshem, njeriut te uritur i leshon goja leng. Bihejviorizmi nga Ivan Pavlov

Shume zbulime kryesore qe jane bere kur psikologia moderne ishte ende ne hapat e pare, ishin pasoje e kerkimeve te shkencetareve, qe punonin ne fusha te tjera. Fiziologu rus Ivan Pavlov, është një prej pionereve me te njohur , i cili duke vezhguar se c'ndodhte arriti ne disa pefundime te papritura.
Gjate viteve 1890, Pavlov beri një sere eksperimentesh me qente, duke perdorur pajisje te ndryshme, qe ua kishte futur atyre ne trup me ane te operacioneve per te matur rrjedhjen e pershtymes kur kafshes ushqeheshin. Ai vuri re se qente sekretonin peshtyme jo vetem kur hanin, por edhe kur nuhasnin ose shihnin ushqime te shijshem. Ata prodhin pershtyme edhe gjate kohes qe prisnin te ushqeheshin, pra, vetem se pse shihnin qe po u afrohej njeriu qe kujdesej per ta. Nga vezhgimet , Pavlovi vuri re lidhjen mes ngacmuesve te ndryshem dhe reagimit qe ngjallnin ata. Ai kreu një eksperiment, ku vuri ne pune një metronom me kercitje, para se t'u jepte ushqim qenve, Kete proces e perserit disa here, derisa pa se kafshet e lidhnin gjithmone tingullin e metronomit me ushqimin. Ky "kushtezim " shkaktonte sekretimin e peshtymes te qenve. Ne eksperimente te tjera, Pavlovi e zevendesoi metronomin me një zile ose bori, me një drite qe ndizej dhe me fishkellima me intesitet te ndryshem. Pavaresisht nga lloji i ngacmuesit, perfundimi ishte gjithmone i njejte; pai krijohej një lidhje mes ngacmuesit asnjanes { zile, bori ose drite} dhe ushqimit, qente i pergjigjeshin ngacmuesit duke sekretuar pershtyme.

Reagimi i kushtezuar
Pavlovi doli ne perfundimin se ushqimi qe u jepte qenve, ishte një "ngacmues i kushtezuar" {NP} pasi ai u shkaktonte një reagim te pamesuar ose te "pakushtezuar" {RP}, qe ne kete rast ishte sekretimi i pershtymes. Ndersa kercitjen e metronomit qe kthehej ne ngacmues per pershtymen, sepse lidhje me ushqimin tashme ishte mesuar, e quajtu "ngacmues te kushtezuar" {NK}.
Ne eksperimentet qe kreu me pas, Pavlovi tregoi se reagimi i kushtezuar mund te shtypej ose " te cmesohej" nese ngacmuesi i kushtezuar nuk do te lidhej vazhdimisht me ushqimin. Po ashtu, ai kreu eksperimente ku disa ngacmues lidheshin me dhimbjen ose me kercenimin. Ne keto raste, kafshet shfaqnin reagime te kushtezuara frike apo ankthi, prandaj sipas Pavlovit, një reagim i kushtezuar mund te ishte si mendor, ashtu dhe fizik.
Teoria e kushtezimit klasik ose teoria pavloviane, apo ndryshe metoda eksperimentale e Pavlovit, ishte një hap perparimtar per lulezimin e psikologjise si disipline shkencore e jo filozofike. Vepra e Pavlovit pati ndikim te madh, vecanerisht te psikologet bihejvioriste amerikane, si Xhon B. Uotsoni dhe B.F. Skineri
 
Last edited:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
-çfarë ndodh me psikologjine e personit pas adoleshences ? ( subjektet jane ata qe bejne një jete normale pa drama pa tragji)
-3 kushte qe e formojne njeriun dhe kur ?
-E kemi ne kontrollin mbi trurin apo truri mbi ne ?

Dmth është me shume si bisede , me mirekupto :)
 
Katil

Antarë i Respektuar
Emocionet ndahen ne gjashte emocione themelore: zemerim,neveri, frike, lumturi,trishtim, habi. Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit.
Po emocionet kur je n vemendje?
Po thoja si quhet kur tkapin shpejt:p
 
Ridexxx

Antarë i Respektuar
-çfarë ndodh me psikologjine e personit pas adoleshences ? ( subjektet jane ata qe bejne një jete normale pa drama pa tragji)
-3 kushte qe e formojne njeriun dhe kur ?
-E kemi ne kontrollin mbi trurin apo truri mbi ne ?

Dmth është me shume si bisede , me mirekupto :)
-çfarë ndodh me psikologjine e personit pas adoleshences ? ( subjektet jane ata qe bejne një jete normale pa drama pa tragji)

Qe nga femijeria deri te pleqeria njeriu kalon ne 8 faza zhvillimi. Ne pyetjen konkrete ne fazen e gjashte intimiteti perkundrejt izolimit" mes moshes 18-30 vjec krijojme maredhenie te ngushta dhe perjetojme dashurine. Faza e shtate "brezat perkundrejt amullise", 35-60 vjec, lidhet me perkujdesjen tone per brezin e ardhshem. Faza e fundit "egointegriteti perkundrejt deshperimit", fillon rrethe te gjashtedhjetave.Kjo ndodh kur njerezit zene e mendojne per jeten e tyre te shkuar, ose deshperohen nga pafuqia fizike dhe realiteti i vdekjes. Nese kjo faze perjetohet mire atehernjeriu pranon jeten si dicka normale ne perjetimet psikologjike.
Psikologjia e njeriut formohet dhe zhvillohet duke kaluar ne tete faza te ndara e te paracaktuara mes lindjes dhe vdekjes. Nese kalojme me sukses cdo faze behemi individe te shendetshem nga ana mendore.

-3 kushte qe e formojne njeriun dhe kur ?
Femijeria
Adoleshenca
Maturia

Femijeria është baza kryesore e formimit te njeriut. Qe ne foshnje ajo shikon mjedisin perreth dhe fillon pervetesoje gjerat jetesore duke i njohur.
Adoleshenca meson nga gabimet dhe eksperiencat dhe fillon te njohe veten dhe te eksploroje njerezit.
Maturia, nga mosha 30 piqet mendja dhe gjykimi

-E kemi ne kontrollin mbi trurin apo truri mbi ne ?

Truri është proces kontrollues dhe komandues me zona te ndara fizik dhe mendor. Mendja është jo materiale por e ka qendren te gjendra pineale e trurit dhe merret me te menduarit. Ndersa trupi është si makineri qe vepron nepermjet lengjeve qe rridhnin ne sistemin tone nervor qe shkakton levizjen.
 
Ridexxx

Antarë i Respektuar
Po emocionet kur je n vemendje?
Po thoja si quhet kur tkapin shpejt:p
Katilo ta thashë pra
Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne nga kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit. Quhet Ndrojtje, e ke nga Niki. Po kujdes mos e ben ne bleke. :lol:
 
A është e vertete qe njeriu ndryshon cdo 7 vite ?
 
Nicktjeter

Per aspera ad astra.
jo, njeriu ndryshon nga proceset e rritjes ne faza te ndryshme.
Para sh viteve pashe një film.
Praktikisht një doktor le te themi, kish rrembyer një vajze te vogel dhe e kish lene një tip grope...
I conte here pas here ushqim, dhe te vetmen gje nga bota e jashtme i kishte lene një kukull.
Ky psajko me pak fjale donte te shishte se çfarë ben njeriu ne kushte ku ska dike qe socializon?
Por njeriu gjithsesi kopjonte...pra kjo vajza e vogel kopjonte cdo lloj kafshe qe mund te shihte, e te bente sic benin ata
madje ia doli edhe te kalonte gropen.

Pytja qendron ketu :
Ti si Rid, si mendon se do silleshe ne një ambjent te tille ?:)
çfarë na ben socializimi neve ..? A sna ben kopje te kopjeve (cit.një film te famshem)
3- Sa mendon se ti person je i kushtezuar nga te tjeret..?

P.s kur te lodhesh pergjigju kur ta kesh me qejfe pa merak :*
 
Katil

Antarë i Respektuar
Katilo ta thashë pra
Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne nga kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit. Quhet Ndrojtje, e ke nga Niki. Po kujdes mos e ben ne bleke. :lol:
Nuk e kisha për vete nfakt dhash shembull, i ndrojtur jam deri diku un por jo nga ish tashuria;p
 
Ridexxx

Antarë i Respektuar
Para sh viteve pashe një film.
Praktikisht një doktor le te themi, kish rrembyer një vajze te vogel dhe e kish lene një tip grope...
I conte here pas here ushqim, dhe te vetmen gje nga bota e jashtme i kishte lene një kukull.
Ky psajko me pak fjale donte te shishte se çfarë ben njeriu ne kushte ku ska dike qe socializon?
Por njeriu gjithsesi kopjonte...pra kjo vajza e vogel kopjonte cdo lloj kafshe qe mund te shihte, e te bente sic benin ata
madje ia doli edhe te kalonte gropen.

Pytja qendron ketu :
Ti si Rid, si mendon se do silleshe ne një ambjent te tille ?:)
çfarë na ben socializimi neve ..? A sna ben kopje te kopjeve (cit.një film te famshem)
3- Sa mendon se ti person je i kushtezuar nga te tjeret..?

P.s kur te lodhesh pergjigju kur ta kesh me qejfe pa merak :*
Patjeter Niki dhe faleminderit per interesimin te kjo teme.Te jesh e sigurt nga une do lexosh gjera interesante dhe te vlefshme.😉
 
Ridexxx

Antarë i Respektuar
Para sh viteve pashe një film.
Praktikisht një doktor le te themi, kish rrembyer një vajze te vogel dhe e kish lene një tip grope...
I conte here pas here ushqim, dhe te vetmen gje nga bota e jashtme i kishte lene një kukull.
Ky psajko me pak fjale donte te shishte se çfarë ben njeriu ne kushte ku ska dike qe socializon?
Por njeriu gjithsesi kopjonte...pra kjo vajza e vogel kopjonte cdo lloj kafshe qe mund te shihte, e te bente sic benin ata
madje ia doli edhe te kalonte gropen.

Pytja qendron ketu :
Ti si Rid, si mendon se do silleshe ne një ambjent te tille ?:)
çfarë na ben socializimi neve ..? A sna ben kopje te kopjeve (cit.një film te famshem)
3- Sa mendon se ti person je i kushtezuar nga te tjeret..?

P.s kur te lodhesh pergjigju kur ta kesh me qejfe pa merak :*

Eksperimenti qe beri një psikolog i famshem amerikan Eduard Thorndajku me teknika eskperimentimi është ajo e maces ne kafaz. Thorndajku krijoi "kafaze" per te vezhguar aftesite e tyre per te gjetur rrugedalje. Ai mbyllte ne kafaz një mace te uritur, e cila duke eksploruar mjedisin qe e rrethonte, gjente sende te ndryshme, si filiqe spangoje, unaza ose butona qe shtypeshin, nga keto sende vetem një syresh lidhej me shulin, qe mund te hapte deren e kafazit. Me kalimin e kohes, macja e gjente sendin qe e ndihmonte te dilte dhe pasi dilte, te hyrja gjente ushqim. Ky proces u perserit dhe u mat edhe koha qe i duhej maces qe nga casti i hyrjes deri te casti i daljes nga kafazi ne secilen prove; kjo tregonte se sa shpejt mesonte një kafshe per mjedsin qe e rrethonte. Eskperimenti u zhvillua duke perdorur disa mace dhe duke e vene secilen prej tyre ne kafaze te vecanta, qe hapeshin ne menyra te ndryshme. Thorndajku vuri re se sa me shume i perseritnin maces keto eksperimente, aq me pak kohe u duhet te mesonin se cili veprim ishte i panevojshem dhe cili ishte frytdhenes. Ky eksperiment ne formule perben thelbin e psikologjise bihejvioriste, koncepti i lidhjes mes ngacmuesve {situatave} e reagimeve dhe raporti i tyre ne procesin e te mesuarit dhe sjelljes. Sipas Thorndajkut, kur behet një lidhje mes një ngacmuesi {N} dhe një reagimi {R}, ne tru krijohet një lidhje perkatese nervore. Kete lloj ngacmim - reagimi, ai e quante "koneksionizem" duke shpjeguar keshtu se lidhjet e krijuara gjate te mesuarit { sic bente vajza me kafshet} nguliten ne skemat e trurit.

Persa i perket pytjes tjeter si do ishte reagimi im ne një ambjent te tille ? Nese kam një synim per te dal nga situata atehere do shperblehem duke i qendruar synimit deri ne fund. Automatikisht ne kete menyre do e rigjeneroja force dhe energji per te mbijetuar deri ne rrugedalje. Cdo njeri pavaresisht nga natyra qe ka mund te mesoje te gjeje rrugedalje por me një kriter te forte emocional, ky është kushtezimi psikologjik.

Ktu te tregoj cit. i filmit Fight Club- Brezi ynë nuk ka përjetuar as Depresionin e Madh e as Luftën e Madhe. Lufta jonë është luftë psikologjike. Depresioni ynë është jeta jonë ...
 
Last edited:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Para ca koheve pata hapur një teme
Tema ne te vertete ska asgje te vecante por ne çfarë kam arritur te kuptoj tek vetja ne raport me te tjeret ( se e perdor dhe veten si cavie ndonjehere) është kjo : njerezit kane frike te njohin veten. Cuditerisht dhe ata qe e njohin kane po frike nga ajo gje.
Pra niveli im gjasma si njeri koshient e quan veten superiore ndaj te tjereve,kur ne te vertete ska gje per superioritet.

Kjo gje me co pak a shume ne idene qe ashtu sikur gjate një aksidenti,traume etj..truri fshin gjera qe na cenojne neve...pra me ben te kuptoj qe ashtu sikur e ushqej une veten e ushqejne dhe te tjeret.

Ti personalisht si i mat njerezit?
( Mbaj mend qe postoje ne disa tema e te kisha lexuar hoxha random,derisa ne një moment te gjithe te sulmonin e ti prap vazhdoje me temen. Cdo njeri qofte me pak koshience dhe nese ishte budalla sic pretendohej do terhiqej mbrapsht se do prekej ne seder...te gjithe pervev atyre qe kane një qellim ne koke,ate te provokuarit)

Por do thuash se sje ketu per te fol per veten por une e gjeta psikiatrin 😝
 
Une nuk jam psikiater dhe se mbaj veten per te tille.. Idete e mia jane ne baze te njohurise qe kam ne kete fushe. Sigurisht, disa gjera jane shkencore, teorike dhe argumentuese dhe me fakte llogjike.
Qellim im nuk është te testoj njerezit apo te nxjerr ne pah te metat e tyre,qellimi im është qe ne baze te ketij eksperimenti qe bej apo kam bere quaje si te duash provokues { ngacmim- reagim} te arrij ne një konkluzion te caktuar per karakteret e njerezve per ti njohur me mire. Metodat me shkence ekzakte dhe me prirje psikoanalitike ne vezhgim te sjelljeve te individe te ndryshem. Megjithate kjo s'do te thote qe meqense arrita te dalloj disa gjera zbulova 100% karakteret, sepse sado prirje psikologjike te kesh, shkronjat fshehin gjera qe s'mund te fshehin syte. Me mungon pamja fizike te shikoj mimiken,levizjen, sjelljen dhe qe te marr me shume informacion rreth individit per te krijuar ide te qarte te karakterit te tij Megjithate, jam i bindur se 90% anetareve jane ndryshe nga c'jan ne te vertete,, fshehin anet negative dhe krijojne ato pozitive ne menyre qe te vleresohet dhe te jete mbi te tjeret. Psh kur ti ben një foto me cel tend dhe do te hedhesh ne forum, ti e filtron ne program duke eliminuar pikat e fytyre dhe te metat fizike qe te dale ashtu sic te pelqen , nderkohe ne te vertete foto nuk është reale sic je ne realitet. :D
 
Last edited:
Top