Pulëbardhat janë specie aliene që mbledhin informacion për njerëzimin: eksperti i UFO-ve (fotot)

Pulëbardhat janë specie aliene që mbledhin informacion për njerëzimin: eksperti i UFO-ve (fotot)​

1651213903369.png
Nick Pope, ish-ekspert UFO-sh në ministrinë britanike të mbrojtjes, ka thënë së fundmi se pulëbardhat mund të jenë specie aliene që dërgohen në tokë për të mbledhur informacion mbi njerëzimin.
Satirikja britanike Daily Mirror thotë se Pope, ka nxitur publikun të mos kenë besim te shpendët bregdetarë që shpesh i vjedhin ushqimin turistëve.

Ai shtoi se përveç sulmeve ndaj akulloreve apo patatinave të plazhistëve, pulëbardhat mund të jenë duke mbledhur të dhëna për racat e avancuara aliene, për të cilat tashmë ka prova të vjetra ekzistence në tokë, shkruan e përditshmja Mirror.

Nick tha: “Nëse alienët marrin kontrollin e një organizmi në jetë, ose ndërtojnë një dron që imiton shpendin në mënyrë të përkryer, ata sigurisht që do të zgjidhnin diçka shumë të zakonshme e të kudondodhur, siç është një pulëbardhë apo një mizë shtëpie”.

“Ndoshta diçka që ju normalisht nuk do t’i kushtonit fare vëmendje. Por gjatë gjithë kohës ajo është duke spiunuar ndaj jush, duke regjistruar gjithçka dhe duke dërguar informacionet te bota e saj ‘nënë’ e alienëve”.

“Kështu që herës tjetër kur jeni duke goditur një mizë kujdes se mund të jeni duke nisur një luftë ndër-yjore!”

Nick tha më tej: “Çdo civilizim që vjen këtu nga sisteme të tjera yjore, padyshim që ka teknologji që për ne duket si magji, prandaj dhe janë të aftë të vendosin kamera ose regjistrues në çdo krijesë dhe më pas t’i kontrollojnë ato sipas interesit të tyre”.

“Ju mund t’i keni parë në internet imazhet e dronëve në formë insektesh që përdoren nga agjencitë e inteligjencës, ose ndryshe faktin se avionët e sotëm anti-radar ose bombarduesit, kanë fluturuar për dekada me radhë derisa të bëheshin të njohur publikisht”, tha studiuesi.
1651213944353.png
1651213961589.png
b.topchanel
 
Top