Puthadoret e rrjeteve sociale!

Ka një merak e preokupim të shtuar javët e fundit në rrjete sociale, për të mos folur për efektin shkatërrues që ka në afatgjatë ngritja dhe forcimi i kastave dhe qeverive të korruptuara në vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e nën patronazhin edhe të aktorëve të fuqishëm ndërkombëtarë.

Pavarësisht se qëllimet e mbështetjes ndërkombëtare ndaj këtyre lloj qeverive mund të jenë të ndryshme (shumë prej tyre edhe qëllime të larta) kjo nuk e zhbën faktin se diku gjatë rrugës, me gjithë respektin, “Xhaferri e ka humbur simiten”… përndryshe nuk do të kishim katrahura politike e humane si në Afganistan.

lg.php
Narrativa e “ushtrisë së të preokupuarve” në rrjet ndryshon: diku paraqitet si një avokati e maskuar e politikave ndërkombëtare pavarësisht dështimit spektakolar, diku na ftojnë të mos ta vrasim mendjen sepse nuk e kuptojmë dot kompleksitetin e çështjeve, pastaj kapërcehet te “besa e shqiptarit” e në fund te fakti që refugjatët na qenkëshin intelektualë e yje kinemaje …a thua se përpjekjet për shpëtimin e jetës së një njeriu jo-intelektual apo jo-yll nuk vlejnë njësoj.


Pavarësisht formës, narrativat duket se konvergojnë në një pikë: që “të fuqishmit” duhet t’i bindemi symbyllurazi dhe mbi të gjitha ai nuk mund të gjykohet… ose edhe në qoftë se ndodh, duhet bërë me butësi e përzemërsi.


Kësaj narrative puthadore ia kemi parë sherrin edhe në Shqipëri, ku ndërthurja e interesave të qëllimeve “madhore” ndërkombëtare (cilado qofshin ato) me praktikat korruptive vendase, kanë krijuar një amulli dhe një mungesë të theksuar besimi tek institucionet shqiptare dhe tek aktorët ndërkombëtare që deri vitet e fundit janë parë me një lloj adhurimi, me sa duket jo dhe aq të përligjur.


Rasti më i freskët është situata shqetësuese me Reformën në Drejtësi dhe kapja pothuajse totale e shtetit, nën prezencën e faktorit ndërkombëtar që në rastin më të mirë rri e vështron…

Ngritja e institucioneve demokratike nuk bëhet duke mbështetur një kastë të korruptuar. Kudo që është tentuar, nuk ka rezultuar gjë tjetër veçse një kështjellë prej rëre.

Pavarësisht kompleksitetit të situatave, për të dalë në përfundimin që “qëllimi nuk justifikon gjithnjë mjetin” nuk duhen shumë klasë shkollë, por duhet pavarësi mendimi e mbi të gjitha pavarësi interesash.

Nuk di sa nevojë kanë aktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë për avokatinë vend e pavend të ushtrisë së të preokupuarve shqiptarë… ka mundësi të kenë…por më shumë duket se kjo është nevoja e të preokupuarve të rrjetit që të rreshtohen dukshëm në krahun e më “të fortit” apo për ta parë gjithnjë zgjidhjen të eksportuar nga forca “të mbinatyrshme”.

Ajo që po ndodh në Afganistan duhet të na bëjë të reflektojmë mbi faktin që edhe “Xhaferri” më i fuqishëm mund ta humbasë ndonjëherë simiten…për arsye nga më të ndryshmet…dhe pasi ai të shkojë në shtëpinë e vet, përgjegjësia e nxjerrjes së vendit nga gremina është vetëm e jona.

Po kjo nuk bëhet duke mbajtur sytë dhe gojën mbyllur.


Iva Grillo

Mapo.al
 
Shkrim i hallakatur sdi ku fillon dhe ku mbaron mendimi.

Gjithesesi mendimi im mbetet qe media pushteti i 4tert ne bote, eshte brainwash i mases qe besojne cdo gje qe thuhet dhe shkruhet ne kanalet e informimit te tyre. Nese informacioni i marre prej mediave i pergjigjet realitetit ku jetojme, i bie qe edhe menyra jone e reagimit perkon me ta. Politika dhe oligarket e botes e perdorin median per qellimet e tyre kshu qe dyshoj fort qe informacioni i marre prej tyre te jete i sakte.
 
Top