• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

- Pyetja e fundit; Tregim fantashkence .

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Nje nder tregimet me te bukura fantashkence qe eshte shkruar ndonjehere.

- Pyetja e fundit, Pershtatur ne shqip nga Agron Bajraktari


Pyetja e fundit u be per here te pare, gati me shaka, me 21 Maj te 2061, ne kohen kur njerezimi sapo kishte bere perpara. Pyetja lindi si pasoje e nje basti pese dollaresh, i cili ndodhi keshtu:
Aleksander Adell dhe Bertram Lupov ishin dy kujdestare te besueshem te Multivac-ut. Me mire se kushdo tjeter, ata e dinin se cfare shtrihej prapa asaj fytyre te ftohte, shndritese - milje te tera fytyre - te atij kompjuteri gjigand. Ata mundeshin te pakten te kuptonin sa zbehtazi planin e pergjithshem te rrjetit dhe qarqeve qe me kohe ishin zhvilluar pertej pikes ku nje njeri i vetem mund ta kuptonte te gjithen. Multivac ishte vete-rregullues dhe vete-korrigjues. Duhej te ishte ashtu, sepse asnje njeri s'mund ta rregullonte aq shpejt apo aq mire sa duhej - keshtu qe Adell dhe Lupov kujdeseshin per gjigandin vetem ne menyre siperfaqesore, por gjithsesi me mire se kushdo tjeter. Ata i ushqenin te dhena, i jepnin pyetje sipas nevojave dhe i perkthenin pergjigjet. Sigurisht qe ata, ashtu si te gjithe te tjeret qe benin te njejten pune, ishin teresisht te autorizuar te ndanin lavdine e Multivac-ut. Per dekada te tera, Multivac kishte ndihmuar ne disenjimin e anijeve dhe perllogaritjen e trajektoreve qe e mundesuan njeriun te arrinte Henen, Marsin dhe Venusin; per te shkuar pertej ketyre destinacioneve, burimet e pakta te tokes nuk ishin te mjaftueshme per te suportuar anijet. Nevojitej shume me teper energji per udhetimet e gjata. Toka shfrytezoi qymyrin dhe uraniumin me efikasitet progesiv, por ato burime nuk ishin te pafundme. Por ngadale, Multivac mesoi mjaftueshem se si t'u pergjigjej me fondamentalisht pyetjeve te thella dhe me 14 Maj te 2061, ajo cfare kishte qene teori, u be fakt. Energjia e diellit u ruajt, u shnderrua dhe u perdor ne menyre te drejtperdrejte ne nje rang planetar. E gjitha Toka fiku qymyrin e saj djeges, ndaloi ndarjen e uraniumit dhe ndezi qarkun qe lidhte cdo gje me nje stacion te vogel, nje milje ne diameter, qe sillej rreth tokes ne gjysem-distancen e henes. E gjithe Toka punonte me energjine e rrezeve te padukshme te diellit. Nuk kishin mjaftuar as shtate dite qe ta zbehnin lavdine e tij dhe Adelli dhe Lupovi ia arriten me ne fund te arratiseshin nga publiku, qe te takoheshin ne qetesi, aty ku askujt s'do i shkonte ndermend t'i kerkonte, ne dhomat e zbrasura nentokesore, ku dukeshin pjese te trupit gjigand te varrosur te Multivac. Ne dukje duke mos bere asgje, duke rregulluar dhe perllogaritur te dhena me kercitje te vetekenaqura pertace, Multivac, gjithashtu, e kishte fituar nje cope pushim dhe djemte e vleresonin kete gje. Ata nuk kishin ndonje qellim, te pakten te fillimte, qe ta bezdisnin. Ata kishin marre nje shishe me vete dhe mendimi i tyre i vetem ne ato momente ishte qe te clodheshin ne shoqerine e njeri-tjetrit dhe shishes. "Eshte e mrekullueshme kur e mendon," tha Adelli. Fytyra e tij e gjere kishte shenja lodhjeje dhe ai e trazoi pijen ngadale, duke pare copezat e akullit qe rrotulloheshin perreth. "E gjithe energjia qe mund te na nevojitet ndonjehere, falas. Mjaftueshem energji, nese do te na tekej, qe te shkrijme gjithe Token ne nje pikez te madhe leng hekuri te papaster dhe perseri te mbetet mjaftueshem energji. E gjithe energjia qe mund te nevojitet, perjetesisht e perjetesisht e perjetesisht." Lupivi menjanoi koken ne njeren ane. E kishte ves qe te bente dicka te tille sa here qe deshironte te kundershtone dhe ai deshironte qe te kundershtonte tani, pjeserisht sepse i ishte dashur qe te mbante akullin dhe gotat. "Jo perjetesisht," tha ai. "Oh, dreqin, afer perjetesise atehere. Derisa te fiket dielli, Bert." "Kjo nuk eshte perjetesisht." "Ne rregull, atehere. Miliarda dhe miliarda vite. Njezet miliarde, ndoshta. Je i kenaqur?" Lupovi shkoi gishtat nder floket qe po i binin, si per t'u siguruar qe i kishin mbetur dhe ca fije, dhe piu ca nga pija e tij. "Njezet miliarde vite nuk jane perjetesisht." "Do te jete mjaftueshem per ne, apo jo?" "Edhe qymyri dhe uraniumi do te mjaftonin per kohen tone." "Ne rregull, por tani mund te lidhim cdo anije individuale tek Stacioni Diellor dhe ajo mund te udhetoje drejt Plutos e te kthehet nje milion here pa u shqetesuar aspak per karburant. Nuk mund ta besh kete me qymyr dhe uranium. Pyet Multivac-un, nese s'me beson." "Nuk kam perse ta pyes Multivac-un. E di kete." "Atehere mjaft nenvleresove ate qe Multivac-u ka bere per ne," tha Adelli, i ndezur. "Ka bere pune te mire." "Kush tha qe jo? Ajo qe une po them eshte se nje diell nuk do te zgjase perjetesisht. Kjo eshte e gjitha qe po them. Ne jemi te sigurte per njezet miliard vite, por atehere cfare?" Lupovi tregoi gishtin qe i dridhej drejt tjetrit. "Dhe mos me thuaj qe do zhvendosemi te nje diell tjeter." Per ca momente zoteroi qetesia. Adelli e vendoste goten ne buze me raste dhe syte e Lupovit u mbyllen ngadale. Ata pushuan. Pastaj syte e Lupovit u hapen papritmas. "Po mendon qe do te zhvendosemi tek nje diell tjeter sapo i joni te mbaroje, apo jo?" "Nuk po mendoj." "Sigurisht qe po. Problemi yt eshte se je i dobet me logjiken. Ti je si ai djali i historise qe u kap nga nje rrebesh i papritur dhe qe vrapoi te fshihej poshte nje peme, sepse mendoi qe kur ajo peme te lagej krejtesisht, atehere do te vraponte te gjente nje tjeter." "E kuptoj," tha Adelli. "Mos bertit. Kur dielli do te mbaroje, yjet e tjera do te kene mbaruar gjithashtu." "Qe cke me te!" mermeriti Lupovi. "E gjitha kishte nje fillim ne shperthimin zanafilles, cfaredo te kete qene ai, dhe e gjitha do te kete nje fund kur yjet te mbarojne. Disa fiken me shpejt se te tjeret. Dreqi e di qe gjigandet (yjet) s'do te zgjasin as njeqind milione vite. Dielli do te zgjase njezet miliarde vite dhe ndoshta xhuxhet do te zgjasin njeqind miliarde, sado te nevojshem a te panevojshem qe mund te jene. Por jepna nje trilion vite dhe gjithcka do te jete erresire. Entropia duhet te arrije maksimumin, kjo eshte e gjitha." "I di te gjitha per entropine," tha Adelli, i prekur ne seder. "Qe cke me te i di." "Di po aq sa ti." "Atehere ti e di qe gjithcka duhet te fiket nje dite." "Ne rregull, kush tha qe jo?" "Ti the, o trap i mjere. Ti the qe ne kemi energjine e duhur per gjithe perjetesine. Ti the 'perjetesisht'." Ishte rradha e Adellit qe te ishte kundershtues. "Ndoshta mund t'i ndertojme gjerat perseri nje dite," tha ai. "Kurre." "Pse jo? Ndonje dite." "Kurre." "Pyet Multivac-un." "Pyete ti. Te sfidoj. Pese dollare qe nuk mund te behet." Adelli ishte mjaftueshem i dehur qe ta provonte dhe mjaftueshem esell qe te frazonte simbolet dhe proceset e nevojshme ne nje pyetje qe, ne fjale, mund te thuhej keshtu: A do te arrije ndonjehere njerezimi ta rigjineroje diellin ne rinine e tij te plote edhe pasi te kete vdekur nga plakja? Ose ndoshta mund te thuhet me thjeshte keshtu: Si mundet qe sasia perfundimtare e entropise se universit te zvogelohet ne menyre masive? Multivac-u ra ne heshtje. Shndritja e ngadalte e dritezave ndaloi, zhurma e larget e kercitjeve se qarqeve mbaroi. Pastaj, sapo tekniket e frikesuar filluan te ndjenin se nuk mund ta mbanin me frymen, ndodhi nje ringjallje e papritur e teletipit ngjitur me ate pjese te Multivac-ut. Te printuara ishin shtate fjale: "TE DHENA TE PAMJAFTUESHME PER PERGJIGJE KUPTIMPLOTE." "S'ka bast," peshperiti Lupovi. Ata u larguan gjithe nxitim. Mengjesin tjeter, te dy, gjithe koken e rende dhe gojen si pambuk, e kishin harruar fare bastin.
- - -
Jerrodd, Jerrodine dhe Jerrodete 1 dhe 2 shikuan pamjen e yjezuar tek ndryshonte ne ekran, kur udhetimi i tyre permes hiperhapesires kishte mbaruar xhiron jokohore. Pernjeheresh, pikezimi yjesor ia la vendin dominimit te nje disku qendror shkelqyes. "Ja X-23," tha Jerrodi gjithe siguri. Duart e tij te holla u shtrenguan pas kokes. Jerrodettat e vogla, te dyja vajzat, sapo kishin perjetuar udhetimin hiperhapesinor per here te pare dhe ishin te vetedijshme per ndjesine momentare te brenda-jashtmes. I mbyten nenqeshjet dhe filluan te silleshin zhurmshem rreth te emes, duke bertitur, "Kemi arritur X-23 -- kemi arritur X-23 -- kemi ---" "Qetesi, femije," ia preu Jerrodina. "A je i sigurt, Jerrodd?" "Cfare ka per te mos qene i sigurt?" pyeti Jerrodi, duke hedhur shikimin drejt nje xhunge metalike poshte tavanit. Zgjatej ne gjatesine e dhomes, duke u zhdukur permes murit ne secilin fund. Ishte po aq i gjate sa dhe anija. Jerrod mund te dinte pak ose aspak mbi ate shufer te trashe metalike, pervec faktit qe quhej nje Microvac, te cilit i beje pyetje nese deshiroje; qe nese ti nuk do ta udhezoje anijen drejt destinacionit te paravendosur, atehere Microvac-u do ta bente per ty; qe ushqehej me energji nga stacionet e shumta ndergalaktike; qe llogariste ekuacionet e nevojitura per kercimet hiperhapesinore. Jerroddi dhe familja e tij duhej thjesht te prisnin dhe te jetonin ne dhomezat e rehatshme te anijes. Dikur, dikush i kishte thene Jerrodit qe "ac" ne fund te "Microvac" i atribuohej togfjaleshit "analog computer" ne gjuhen antike angleze, por ai ishte ne skajin e te harruarit kete gje. Syte e Jerrodines ishin lebyrur duke shikuar ekranin. "Se di. Ndihem paksa cuditshem ngaqe po largohemi nga Toka." "E pse?" pyeti Jerroddi. "Nuk kishim asgje atje. Do te kemi gjithcka ne X-23. S'do te jesh vetem. S'do te jesh pioniere. Ka mbi nje milion njerez ne kete planet tashme. Biles, ster-ster-nipat tone do te kerkojne bote te reja sepse do te vije koha kur edhe X-23 do te mbipopullohet." Pastaj, pas nje pushimi reflektues, "Degjome, duke pare rritjen e races sone, eshte dicka fatlume qe kompjuterat zhvilluan udhetimin nderyjor. "E di, e di," tha Jerrodina pervuajtshem. Jerrodetta 1 tha sakaq, "Microvac-u jone eshte Microvac-u me i mire ne bote." "Keshtu mendoj dhe une," tha Jerrodda, duke shpupurisur floket. Ishte ndjesi e mire te kishe nje Microvac tendin dhe Jerroddi ishte i kenaqur qe ishte pjese e gjenerates se tij dhe jo e nje tjetre. Ne rinine e te atit, kompjuterat e vetem kishin qene makineri gjigande qe kishin zene qindra milje katror vend. Kishte vetem nga nje per secilin planet. AC-Planetar ishin quajtur. Kishin vazhduar te rriteshin ne madhesi per mijera vite dhe pastaj, pernjeheresh, kishte ndodhur permiresimi. Ne vend te transistoreve dolen valvat molekulare, keshtu qe dhe AC-te Planetare me te medha mund te vendoseshin ne nje hapesire sa gjysma e volumit te nje anijeje. Jerroddi u ngazedhye, si cdo here kur mendonte qe Microvac-u i tij personal ishte shume here me i komplikuar se Multivac-et antike dhe primitive qe kishin zbutur Diellin, dhe gati aq i komplikuar sa AC-ja planetare e Tokes (me e madhja), qe kishte zgjidhur per here te pare problemin e udhetimit hiperhapesinor dhe kishte bere te mundur udhetimin drejt yjeve. "Kaq shume yje, kaq shume planete," psheretiu Jerrodina, e zene ne mendimet e saj. "Besoj qe familjet do te zhvendosen perjetesisht drejt planeteve te reja, sic jemi duke bere ne tani." "Jo pergjithmone," tha Jerroddi, duke buzeqeshur. "E gjitha do te ndaloje nje dite, por pas miliarda viteve. Disa miliarda te mira. Edhe yjet mbarojne, ti e di. Entropia duhet te rritet." "Cfare eshte entropia, babi?" u hodh Jerrodetta 2. "Entropia, e embla ime, eshte thjesht nje fjale qe do te thote sasia e fikjes se universit. Cdo gje fiket, e di, sic dhe roboti jot i vogel uoki-tokie, e mban mend?" "Nuk mundesh t'i vendosesh nje njesi te re energjie, ashtu si robotit?" "Yjet jane njesite e energjise, e dashur. Kur ata te ikin, s'do te kete me njesi energjie." Jerrodette 1 ia dha sakaq nje piskame. "Mos i lejo, babi. Mos i ler yjet te mbarojne." "Ja, shiko se cfare bere," peshperiti Jerrodina, e irrituar. "Pyet Microvac-un," uleriti Jerrodetta 1. "Pyete se si t'i ndezim perseri yjet." "Jepi," tha Jerrodina, "do ta qetesoje." (Jerrodette 2 kishte filluar gjithashtu te qante.) Jerroddi rrudhi supet. "Mire, mire, do ta pyes Microvac-un. Mos u shqetesoni, ai do te na tregoje." Ai e pyeti Microvac-un, duke shtuar ne fund, "Printoje pyetjen." Jerroddi mori ne dore rrypin e holle te celufilmit dhe tha gjithe gaz: "Degjoni, Microvac-u thote qe do te kujdeset per cdo gje kur te vije koha, keshtu qe s'keni pse te shqetesoheni." Jerrodina tha, "Dhe tani femije, eshte koha per gjume. Se shpejti do te jemi ne shtepine tone te re." Jerroddi lexoi fjalet ne celufilm dhe njehere perpara se ta shkaterronte: "TE DHENA TE PAMJAFTUESHME PER PERGJIGJE KUPTIMPLOTE." Ai rrudhi supet dhe veshtroi ekranin. X-23 ndodhej fare prane.
- - -
J-23X i Lameth-it veshtroi ne thellesite e zeza te hartes se vogel, tre-dimensionale te Galaksise dhe tha, "Mos po tingellojme si patetike, valle, duke u shqetesuar kaq shume per kete problem?" MQ-17J i Nicron-it tundi koken. "Nuk besoj. Ti e di qe Galaksia, me kete norme rritjeje qe ka tani, do te mbushet plot ne pese vite." Te dy dukeshin ne te njezetat e tyre, te dy te gjate dhe te formuar persosmerisht. "Gjithsesi," tha VJ-23X, "hezitoj t'i paraqes nje raport pesimist Keshillit Galaktik." "S'do te keshilloja asnje lloj raporti tjeter. Trazoji sa pak. Duhet qe t'i gjallerojme." VJ-23X psheretiu. "Hapesira eshte e pafund. Njeqin miliard Galaksi jane te lira per ne. Me shume." "Njeqind miliard nuk eshte pafundesisht dhe me kohen po behet me pak e pafundme. Mendoje pak! Njezet mije vite me pare, njerezimi e zgjidhi gjeegjezen e te perdorurit energjine diellore, dhe vetem disa shekuj me vone u be i mundur udhetimi nderyjor. Iu deshen nje milion vite qe te mbushnin nje bote te vogel dhe pastaj vetem pesembedhjete mije vite qe te mbushtte pjesen e mbetur te Galaksise. Tani popullsia dyfishohet cdo dhjete vjet --" VJ-23X e nderpreu. "Mund te falenderojme pavdekesine." "Ne rregull. Pavdekesia ekziston dhe duhet ta marrim parasysh. E pranoj qe eshte thike me dy presa, kjo pavdekesia. AC-ja Galaktik ka zgjidhur shume probleme per ne, por duke zgjidhur problemet e te ndalurit plakjen dhe vdekjen, ka zhbere te gjitha zgjidhjet e tjera." "E perseri, supozoj qe ti s'do te doje ta braktisje jeten?" "Aspak," kerceu MQ-17J, duke e zbutur tonin me pas, "akoma jo. Nuk jam dhe aq i vjeter. Sa vjec je ti?" "Dyqind e njezet e tre. Po ti?" "Jam akoma poshte te dyqindtave. -- Qe t'i kthehemi problemit. Popullsia dyfishohet cdo dhjete vjet. Sapo kjo Galaksi te mbushet, do te kemi nje tjeter qe do te mbushet brenda dhjete viteve. Nje dhjetevjecar tjeter dhe do te kemi dy te tjera. Nje dekade tjeter, kater me shume. Ne njeqind vite, do te kemi mbushur njeqind Galaksi. Ne njemije vite, nje milion Galaksi. Ne dhjetemije vite, te gjithe Universin e njohur. Po pastaj?" VJ-23X tha, "Nje problem i vockel do ishte transporti. Jam kurioz te di sa njesi energji-diellore do te duhen per te levizur Galaksi te tera njerezish nga nje Galaksi ne tjetren?" "E drejte. Qe tani njerezimi konsumon dy njesi energji-diellore ne vit." "Shumica harxhohet me kot. Ne fund te fundit, vete Galaksia jone derdh mijera njesi ne vit dhe ne perdorim vetem dy prej tyre." "E vertete, por edhe me efikasitet te plote ne vetem sa e shtyjme fundin. Kerkesat tona per energji shtohen me progresion gjeometrik, edhe me shpejt sesa popullsia. Do te na mbaroje energjia me shpejt sesa numri i Galaksive. Ke te drejte. Ke shume te drejte." "Do te duhet te ndertojme yje te rinj nga gazi nderyjor." "Ose nga nxehtesia e shperdoruar?", pyeti MQ-17J, gjithe sarkazem. "Duhet te kete nje menyre per ta kthyer mbrapsht entropine. Duhet te pyesim AC-ne Galaktik."
VJ-23X nuk e mori seriozisht, por MQ-17J nxorri nga xhepi AC-Kontaktin e tij dhe e vendosi mbi tavolinen perballe. "E kam patur ndermend," tha ai. "Eshte dicka qe, heret ose vone, njerezimi heret duhet ta ballafaqoje." Ai shikoi zymtasi mbi AC-Kontaktin e tij te vogel. Ishte nje kub dy inç, i lidhur nepermjet hiperhapesires me AC-ne Galaktik qe i sherbente gjithe njerezimit. Hiperhapesira ishte nje pjese integrale e AC-se Galaktik. MQ-17J u ndal per nje moment, duke menduar nese ne jeten e tij te pavdekshme do t'i vinte rasti ndonjehere ta shihte AC-ne Galaktik. Ndodhej ne nje bote te veten, nje rrjete merimange rrezesh qe mbante materien, nen mberthimin e se ciles therrmijat kishin zene vendin e valvulave te vjetra molekulare. Gjithsesi, paveresisht pjeseve te tij te vogla, AC-ja Galaktik dihej te ishte njemije kembe i gjate. MQ-17J pyeti papritur AC-Kontaktin e tij, "A mundet entropia te kthehet mbrapsht?" VJ-23X dukej i trembur dhe tha sakaq, "Oh, jo, s'doja qe ti ta pyesje me te vertete." "Perse jo?" "Te dy e dime qe entropi nuk mund te zbrapset. Nuk mund t'i kthesh tymin dhe hirin perseri ne peme." "Keni peme ne boten tuaj?" pyeti MQ-17J. Zhurma e AC-se Galaktik i trembi te dy drejt heshtjes. Zeri i tij erdhi vaket nga AC-Kontakti i vogel mbi tavoline. Tha: "TE DHENA TE PAMJAFTUESHME PER PERGJIGJE KUPTIMPLOTE." VJ-23X tha, "E shikon!" Pas kesaj dy burrat iu rikthyen pyetjes se cfare raporti duhet t'i dorezonin keshillit Galaktik.
- - -
Mendja e Zee Prime perfshiu Galaksine e re me interes te vaket. Kete nuk e kishte pare ndonjehere. Do te mund t'i shihte te gjitha? Ishin aq shume, secila e mbushur me ngarkesen e tij njerezore - por nje ngarkese qe peshonte. Esenca e vertete e njeriut, ne te vertete, gjendej atje jashte, ne hapesire. Mendje, jo trupa! Trupat e pajete qendronin neper planete, pezull mbi perjetesine. Nganjehere zgjoheshin per aktivitete materialiste, por kjo po rrallohej perhere e me shume. Fare pak individe te rinj po vinin ne ekzistence qe t'i bashkoheshin turmes se jashtezakonshme dhe madheshtore, por cfare rendesie kishte kjo? Nuk kishte me dhe aq vend ne Univers per individe te rinj. Zee Prime u zgjua nga enderrimi i tij kur papritur rastisi ne dredhen imcake te nje mendjeje tjeter. "Une jam Zee Prime," tha Zee Prime. "Po ti?" "Une jam Dee Sub Wun. Galaksia jote?" "Ne e quajme thjesht Galaksia. Po ju?" "Edhe tonen e quajme ashtu. Te gjithe e quajne Galaksine e tyre Galaksia e tyre dhe asgje me shume. Pse jo?" "E vertete. Ne fund te fundit te gjitha Galaksite jane njelloj." "Jo te gjitha. Raca njerezore duhet te kete lindur nga nje Galaksi e caktuar. Kjo e ben ate ndryshe. Zee Prime tha, "Ne cilen?" "Nuk e di. AC-ja Universal duhet ta dije." "Ta pyesim? U bera pak kurioz." Perceptimet e Zee Prime u zgjeruan derisa vete Galaksite u tkurren dhe u kthyen ne nje sfond te ri. Miliarda Galaksi se bashku, te gjitha te mbushura me qenie te pavdekshme, te gjitha duke mbajtur ngarkesen e tyre me mendje inteligjente qe lundronin lirshem neper hapesire. Dhe perseri, njera prej tyre ishte unike ne llojin e saj, duke qene Galaksia zanafillese. Njera prej tyre, ne te shkuaren e saj te larget dhe te mjegullt, kishte qene Galaksia e vetme e populluar nga njerezit. Zee Prime po ziente nga kurioziteti qe te shikonte kete Galaksi dhe briti, "AC-Universal! Ne cilen galaksi origjinoi njeriu?" AC-ja Universal degjoi, pasi ne cdo bote dhe permes hapesires kishte receptoret gati dhe cdo receptor bente permes hiperhapesires drejt nje pike te panjohur ku ndodhej AC-ja Universal. Zee Prime njihte vetem nje njeri, mendimet e te cilit kishin penetruar distancen e te ndjerit pranine e AC-se Universal dhe ai tregonte vetem per nje glob shndrites, dy kembe i gjate e i gjere, gati i padallueshem. "Por si mundet qe AC-ja Universal te jete aq i vogel?" kishte pyetur Zee Prime. "Pjesa me e madhe e tij," kishte ardhur pergjigja, "ndodhet ne hiperhapesire. Ne cfare forme as qe mund ta imagjinoj." Askush nuk mundte qe ta imagjinonte, sepse dita kur dikush mund ta ndertonte AC-ne Universal kishte kaluar me kohe. Secili AC-Universal dizenjonte dhe ndertonte pasardhesin e vet. Secili, gjate ekzistences miliona vjecare ose me shume, akumulonte te dhenat e nevojshme per te ndertuar nje pasardhes me te mire, me te nderlikuar dhe me te afte ne te cilin do te shkriheshin dhe vete te dhenat e ruajtura dhe individualiteti i tij. AC-ja Universal nderpreu shetitjen e mendimeve te Zee Prime, jo me fjale, por me udhezim. Mendja e Zee Primes u shoqerua drejt detit te zbehte te Galaksive dhe vecanerisht ne nje pjese te zmadhuar mes yjeve. I lindi nje mendim, pafundesisht i larget, por pafundesisht i qarte. "KJO ISHTE GALAKSIA ORIGJINALE E NJERIUT." Por ne fund te fundit ishte e njejte me te tjerat dhe Zee Prime e ngulfati zhgenjimin e tij. Dee Sub Wun, mendja e te cilit kishte shoqeruar tjetrin, papritmas tha: "Dhe njeri prej atyre yjeve eshte ylli origjinues i njeriut?" AC-ja Universal tha. "YLLI ORIGJINUES I NJERIU KA KALUAR NE NOVA. TANI ESHTE NJE XHUXH I BARDHE." "A kane vdekur njerezit ne te?" pyeti gjithe frike dhe pa menduar, Zee Prime. AC-ja Universal tha: "NJE BOTE E RE, SI NE TE TILLA RASTE, ESHTE NDERTUAR PER TRUPAT E TYRE FIZIKE NE KOHE." "Sigurisht," tha Zee Prime, por gjithsesi e kaploi nje ndjenje humbjeje. Mendja e tij e leshoi mberthimin e Galaksise origjinuese te njeriut, u kthye mbrapsht dhe humbi mes pikave te mjegullta. Nuk deshironte qe ta shikonte me kurre. Dee Sub Wun tha, "Cfare ka?" "Yjet po vdesin. Ylli zanafilles ka vdekur." "Te gjithe duhet te vdesin. Pse jo?" "Por kur e gjithe energjia te kete mbaruar, trupat tane do te vdesin, e une dhe ti bashke me ta." "Do te duhen miliarda vite." "Nuk dua qe te ndodhe as pas miliarda vitesh. AC-Universal! Si mund te ndalohet vdekja e yjeve?" Dee Sun Wun tha, i habitur, "Po pyet nese entropia mund te nderroje drejtim?" Dhe AC-ja Universal u pergjigj: "TE DHENA TE PAMJAFTUESHME PER PERGJIGJE KUPTIMPLOTE." Mendimet e Zee Prime fluturuan drejt Galaksise se tij. Nuk i kushtoi me vemendje Dee Sub Wun, trupi i te cilit mund te ishte duke pritur ne nje galaksi triliona vite-drite larg, ose ne nje yll ngjitur atij te Zee Prime. Nuk kishte rendesi. I palumtur, Zee Prime filloi te mblidhte hidrogjen nderyjor, prej te cilit te krijonte nje yll te vogel per vete. Nese yjet duhet qe te vdisnin nje dite, te pakten disa mund te ndertoheshin akoma.
Njeriu mendoi me vete, sepse, ne nje menyre, Njeriu, menderisht, ishte nje. Ai perbehej nga triliona, triliona, triliona trupa te paplakshem, secili ne vendin e tij, secili duke pushuar dhe i paprishshem, secili i kujdesur nga automatone perfekte, gjithashtu te paprishshem, ndersa mendjet e te gjitha trupave shkriheshin me njera-tjetren, padallueshmerisht. Njeriu tha. "Universi po vdes." Njeriu hodhi nje shikim perreth drejt Galaksive te zbehta. Yjet gjigande ishin vdekur me kohe, pas ne te shkuaren e mjegullt. Pothuajse te gjithe yjet ishin xhuxhe te bardhe, duke u zbehur drejt fundit. Yje te rinj ishin ndertuar nga pluhuri mes yjeve, disa nga procese natyrale, disa nga Njeriu vete, por dhe ata po mbaronin. Xhuxhat e Bardhe mund te shkapeteshin me njeri-tjetrin dhe forca te reja mund te krijoheshin, te ndertoheshin yje te rinj, por vetem nje yll per cdo mije xhuxha te bardhe; edhe ketyre do t'u vinte fundi nje dite. Njeriu tha, "E kujdesur nga vete AC-ja Kozmik, energjia qe ka mbetur nga gjithe Universi do te zgjase per miliarda vite." "Por edhe atehere," tha Njeriu, "do te vije fundi. Pavaresisht kujdesit, pavaresisht zmadhimit, energjia, sapo te harxhohet, mbaron dhe nuk mund te rikthehet. Entropia duhet te arrije maksimumin." Njeriu tha, "A mundet te zbrapset entropia? Le te pyesim AC-ne Kozmik." AC-ja Kozmik i rrethonte te gjithe, por jo ne hapesire. Asnje fragment i tij nuk gjendej ne hapesire. Ishte ne hiperhapesire dhe i ndertuar nga dicka qe nuk ishte as materie dhe as energji. Hamendesimi mbi madhesine apo Natyren e tij nuk kishte me ndonje kuptim brenda termave qe Njeriu mund te perceptonte. "AC-Kozmik," tha Njeriu. "Si mundet te zbrapset entropia?" AC-Kozmik tha: "TE DHENA TE PAMJAFTUESHME PER PERGJIGJE KUPTIMPLOTE." Njeriu tha, "Mblidh te dhena plotesuese." AC-ja Kozmik tha, "NE RREGULL. KAM QENE DUKE MBLEDHUR TE DHENA PER QINDRA MILIARDA VITE. KJO PYETJE NA ESHTE BERE MJAFT HERE MUA DHE PARAARDHESEVE TE MI. TE GJITHA TE DHENAT QE KAM JANE AKOMA TE PAMJAFTUESHME." "A do te vije nje kohe," tha Njeriu, "kur te dhenat do te jene te mjaftueshme, apo ky problem eshte i pazgjidhshem ne cdo rrethane te mundshme?" AC-ja-Kozmik tha, "ANJE PROBLEM NUK ESHTE I PAZGJIDHSHEM NE RRETHANA TE PERCEPTUESHME." Njeriu tha, "Kur do te kesh mjaftueshem te dhena per t'iu pergjigjur kesaj pyetje?" "NUK KA AKOMA MJAFTUESHEM TE DHENA PER NJE PERGJIGJE KUPTIMPLOTE." "Do te merresh me kete pune?" pyeti Njeriu. AC-ja Kozmik tha, "Do te merrem." Njeriu tha, "Ne do te presim."
- - -
Yjet dhe Galaksite vdiqen dhe u shuan dhe hapesira u shnderrua ne erresire pas dhjete trilion vitesh fikje. Njeri pas tjetrit, Njeriu u be njesh me AC-ne, secili trup fizik duke humbur identitetin mendor ne nje menyre te tille qe me shume ishte fitim sesa humbje. Mendja e fundit e Njeriut u ndal perpara shkrirjes, duke hedhur nje shikim drejt nje hapesire qe perfshinte asgje tjeter vec llumit te nje ylli te fundit dhe asgje tjeter vec materies tmerresisht te holle, e bezdisur tek-tuk nga fundet e nxehtesise qe po fikej drejt zeros. Njeriu tha: "AC, ky eshte fundi?" A mundet ky kaos te zmbrapset drejt Universit qe ka qene dikur? A eshte e mundur?" AC-ja tha, ""TE DHENA TE PAMJAFTUESHME PER PERGJIGJE KUPTIMPLOTE." Mendja e fundit e Njeriut u shkri dhe vetem AC-ja ekzistonte -- dhe kjo ne hiperhapesire.
- - -
Materia dhe energjia kishin mbaruar e bashke me te dhe hapesira e koha. Edhe AC-ja ekzistonte vetem per hir te nje pyetjeje te fundit qe nuk ishte pergjigjur qe nga koha kur nje i gjysmedehur, dhjete trilion vite me pare, kishte pyetur nje kompjuter qe ishte i ngjashem me AC-ne shume me pak sesa nje njeri ishte me Njeriun. Te gjitha pyetjet e tjera ishin pergjigjur dhe derisa kjo pyetje te pergjigjej gjithashtu, AC-ja nuk do ta leshonte vetedijen e tij. Te gjitha te dhenat e mbledhura kishin arritur fundin. Nuk kishte mbetur me gje per t'u mbledhur. Por, gjithsesi, te gjitha te dhenave u duhej perseri kohe qe vendoseshin ne te gjitha nderlidhjet e mundshme. Nje interval i pakohe u harxhua ne kete proces. Dhe pastaj erdhi koha kur AC mesoi si ta zbrapste entropine. Por nuk kishte me njeri te cilit AC-ja t'i jepte pergjigjen e pyetjes se fundit. S'kishte rendesi. Pergjigja -- me demonstrim -- do te kujdesej dhe per kete. Gjate nje tjeter intervali te pakohe, AC-ja mendoi menyren me te mire per ta bere kete gje. Gjithe kujdes, AC-ja krijoi programin. Koshienca e AC-se mbertheu gjithcka qe dikur kishte qene nje Univers dhe u tret brenda asaj qe tani ishte Kaos. Hap pas hapi, duhet te behej. Dhe AC-ja tha, "LE TE KETE DRITE!" Dhe pati drite.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Titulli: - Pyetja e fundit; Tregim fantashkence .

Tregimi me siper,me kujton nje paralelizem te bashkjeteses ,per mbijetes ne nje fshat te varfer,apo ne nje qyterim te lashte,apo ne ne nje kohe moderne.PRa njeriu veprone me nje paralelizem pytjesh,dhe retorikash deri ne pafundesin e vete universit.Thjeshte nga perimetri ,fshat,qytet,toke,kalon ne ate nderdimensional,galaktik.Eshte dashuri universi.Dhe ne jemi me fat qe jemi pjese e ti.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Tregimi me siper,me kujton nje paralelizem te bashkjeteses ,per mbijetes ne nje fshat te varfer,apo ne nje qyterim te lashte,apo ne ne nje kohe moderne.PRa njeriu veprone me nje paralelizem pytjesh,dhe retorikash deri ne pafundesin e vete universit.Thjeshte nga perimetri ,fshat,qytet,toke,kalon ne ate nderdimensional,galaktik.Eshte dashuri universi.Dhe ne jemi me fat qe jemi pjese e ti.
behu pak me specifike , se asgje nuk mora vesh ku deshe me dal me kete permbledhje
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
A lexove tregimin siper?
Nese po, patjeter do gjesh lidhjen,se une s"kam si behem specifike te me kuptosh ti apo dikush tjeter moj vajze ahahhahahaha.
Po pse ta kerkova mi? Se pertoj te lexoj hahahaha.
Une po te lexoj tere ate tani, sigurisht qe sdo te thoja permblidhe cik ...:p
 
Top