• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

me gjithe respektin qe kam ndaj teje, a ka mundesi te me thuash a lejohet ne Kuran apo jo ?
Pra ne Kuran lejohet perdorimi i mbrotjes ndaj shtatzanise ?

“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve..." ( Kurani: El Isra/ 31 )

Ky ajet, ka te beje me abortin apo pengimin e shtatzanise, per shkak te frikes se varferise e te ngjajshme. Perseri, kthehemi tek Sunneti, si burim i Sheriatit. Sunneti e qarteson mesazhin hyjnor. Ne Kur'an ceket te falemi, por nuk ceket si te falemi ? Sunneti/hadithet tregojne menyren. Ne Kur'an ceket zeqati, por nuk ceket sa % e pasurise ? Hadithet tregojne se duhet 0.2 % nga pasuria vjetore, e keshtu me rradhe. Edhe ne ajetin e lartpermendur, nuk ceket ne menyre te drejtperdrejte, por ekzistojne hadithet qe e qartesojne. Andaj kot nuk thash ne fillim se Islami ka 2 burime, kuptoje fjalen BURIM, ku mbeshtetet. Po te ishte vetem Kur'ani, nuk do te mjaftonte. Ata te cilet punojne vetem me Kur'an, duke anashkaluar Sunnetin e burimet tjera te sheriatit, jane sekt qe quhet "Kur'anijjun" (Kuranistat te themi), e qe jane te devijuar.
Nuk mund te paramendohet jeta e muslimanit vetem me Kur'an. Ne Kur'an ceket prerja e dores per vjedhesin (sipas sheriatit Islam), por nuk ceket sa duhet t'i prehet, deri ku, kushtet etj ! Hadithet e cekin menyren, kushtet dhe t'gjitha ne detaje.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Pra ne Kuran eshte e ndaluar!

Pse Kurani nuk ndiqet ashtu sic shkruhet dhe lexohet nga vete ju besimtaret Mysliman te obliguar ndaj Kuranit ????
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Po, sic e ceka me lart (lexoi mire pergjigjet, e kupton deri ne fund, mos nxito) ! Mvaret nga qellimi qe cifti ka per pengese te shtatzanise. Nqfs pengohet shtatzania per shkak te frikes sic e ceka me heret, nje menyre e tille e pengeses eshte e ndaluar, ashtu sic eshte permendur edhe ne ajetin Kur'anor qe e solla me lart.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Me vjen keq Lover, por ne Kuran eshte e ndaluar!

Tani ti do thuash qe Sigurisht shume gjera jane shkruar si ne boten e perrallave dhe nuk perputhen me te verteten e sotshme pas kaq e kaq shume shekujsh, dhe sigurisht edhe vete besimtaret e k'tij libri te bekuar do bien ne kundershtim me te, dhe nuk flas vetem per Kuranin, por edhe libra te feve te tjera,
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Ne rregull, ky eshte mendimi juaj, dhe sigurisht nuk perfaqeson as Islamin e as parimet Islame. T'Pershendes::cool::
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

pres pergjigjen tjeter me lart :)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Une nuk shoh pyetje askund. Me aq sa di, pyetja perfundon me pikepyetje apo ? Pyetja nuk parashtrohet duke u pergjigjur vet, se cfare do thote i pyeturi pas pyetjes !
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Pse Kurani nuk ndiqet ashtu sic shkruhet dhe lexohet nga vete ju besimtaret Mysliman te obliguar ndaj Kuranit ????

kt'eee.........
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

kt'eee.........

Ah me fal, kete nuk e kisha pare. Mendoja se ne postimin e fundit, ke bere pyetje, e qe une nuk pash !

Kurani, vetvetiu nuk mund t’i mesoje apo t'i udhezoje lexuesit e tij, sepse ekzistojne mjaft mundesi te keqkuptimit & keqinterpretimit te saj, prandaj eshte e domosdoshme qe mesimet e Kuranit te merren nga Profeti Muhammed a.s. dhe pasardhesit e tij. Si rezultat i keqkuptimit apo keqinterpretimit, ekzsitojne edhe te atille qe nuk e pasojne/ndjekin Kur'anin Famelarte, ose e ndjekin, por ne menyre te gabuar, ose se ndjekin fare.
Zoti krijoi njeriun dhe e la te lire ne kryerjen e veprave, pra i dha alternative zgjedhjeje. Sic thote Zoti ne Kur'an:

" Ne e udhezuam ate ne rruge te drejte,e ai do te jet mirenjohes ose perbuzes." ...
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Loverdjali si perfundim,feja nuk lejon farezimin artificial apo e kuptova une gabim?
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

E lejon ne kushte te caktuara :)
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Ah me fal, kete nuk e kisha pare. Mendoja se ne postimin e fundit, ke bere pyetje, e qe une nuk pash !

Kurani, vetvetiu nuk mund t’i mesoje apo t'i udhezoje lexuesit e tij, sepse ekzistojne mjaft mundesi te keqkuptimit & keqinterpretimit te saj, prandaj eshte e domosdoshme qe mesimet e Kuranit te merren nga Profeti Muhammed a.s. dhe pasardhesit e tij. Si rezultat i keqkuptimit apo keqinterpretimit, ekzsitojne edhe te atille qe nuk e pasojne/ndjekin Kur'anin Famelarte, ose e ndjekin, por ne menyre te gabuar, ose se ndjekin fare.
Zoti krijoi njeriun dhe e la te lire ne kryerjen e veprave, pra i dha alternative zgjedhjeje. Sic thote Zoti ne Kur'an:

" Ne e udhezuam ate ne rruge te drejte,e ai do te jet mirenjohes ose perbuzes." ...

po pra pse pikerisht k'to vete nuk i udhezojne ashtu sic eshte shkruar dhe lexuar?

Asgje personale, por pikerisht ky fakt me ben confused,
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

E lejon ne kushte te caktuara :)

Aha kuptova...Po nese ne ato kushtet e caktuara ku nuk lejohet farezimi,e lejon feja adoptimin?Pra prap se prap mashkulli sdo rrise nje femije te tij,por femijen e tjeterkujt...
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Udhezohet ai qe do te udhezohet moj Zana1. Deshiron ta mesosh gjuhen angleze, e meson kur ke deshire, shprese, vullnet, vetbesim, bindje, aspirata etj !
Merre parasysh edhe anen e kundert (te udhezuarit).

Per kend e ke fjalen kur thua "Kt'o" !?
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pe: Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Aha kuptova...Po nese ne ato kushtet e caktuara ku nuk lejohet farezimi,e lejon feja adoptimin?Pra prap se prap mashkulli sdo rrise nje femije te tij,por femijen e tjeterkujt...

Adoptimi lejohet me kusht qe ne te ardhmen t'i tregoje te verteten femiut te adoptuar. Nuk lejohet adoptimi me qellim qe ta bejsh femi te tendin personal, duke mbajtur te fshehte te verteten. I adoptuari ne Islam, gezon te gjitha te drejtat e nje femiu te zakonshem, sado qe nuk eshte femiu i x personit. Per dallim me femiun qe te futet ne familje nga sperma e tjeterkujt, nje femi i tille mund te konsiderohet femi jashtmartesor (jashte kurores se nje cifti).
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Adoptimi lejohet me kusht qe ne te ardhmen t'i tregoje te verteten femiut te adoptuar. Nuk lejohet adoptimi me qellim qe ta bejsh femi te tendin personal, duke mbajtur te fshehte te verteten. I adoptuari ne Islam, gezon te gjitha te drejtat e nje femiu te zakonshem, sado qe nuk eshte femiu i x personit. Per dallim me femiun qe te futet ne familje nga sperma e tjeterkujt, nje femi i tille mund te konsiderohet femi jashtmartesor (jashte kurores se nje cifti).

Ka ndonje moshe te caktuar kur i tregohet e verteta?Pasi nje femije nese cifti i merr ne nje moshe nen 1 vjec,do e rrise do e mbaje dhe edukoje ne menyren e tij,si mundet pas 18 vitesh ose me pak ose me shume ti thuhet sje femija im?Apo duhet te behet qe ne moshen kur fillon e kupton femija te qarte,se ti je femije i adoptuar??

P.S Lere iher qe mendon shoqeria perjashta ti tregoje femijes qe sje femija biologjik i asaj familje,para se tja tregoje prinderi vete...
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Ajo qe shkruhet dhe lexohet Po, Jo, Mbase , Ne menyre kategorike ,kuptohet ashtu sic lexohet dhe shkruhet,

Pra nqs se ne Kuran do te thote Po, Jo, Mbase ,Ne menyre Kategorike, pse nuk ndiqet ashtu sic eshte shkruar dhe lexohet por u dashkan ca grupe te tjere ( Pasardhes) ta trasmetojne ne version tjeter , pse kjo lejohet kur eshte e Qarte per te gjithe ate qe lexojne dhe kane obligim ndaj k'tij libri te Bekuar ?
 
Te jemi te kjarte ! Biresimi si biresim nuk lejohet. Nese dikush deshiron te marre 1 femije per ta rritur dhe t'kujdeset per te, ka dicka te mire, por jo qe ta biresoje.
Me fjale tjera, Islami ben dallimin ndermjet fjales "Biresim" dhe "Perkujdesje". :)
Sa i perket pyetjes, nuk e di...S'jam i sigurt por me duket, me aq sa me kujtohet, se preferohet para moshes madhore t'i tregohet. Nqfs e kam gabim, do ta konfirmoje me vone :) Pra, te pergaditet pak ana psiqike e femiut

Ajo qe shkruhet dhe lexohet Po, Jo, Mbase , Ne menyre kategorike ,kuptohet ashtu sic lexohet dhe shkruhet,

Pra nqs se ne Kuran do te thote Po, Jo, Mbase ,Ne menyre Kategorike, pse nuk ndiqet ashtu sic eshte shkruar dhe lexohet por u dashkan ca grupe te tjere ( Pasardhes) ta trasmetojne ne version tjeter , pse kjo lejohet kur eshte e Qarte per te gjithe ate qe lexojne dhe kane obligim ndaj k'tij libri te Bekuar ?

Ajetet ne Kur'an ndahen ne 2 grupe. Ajete te kjarta, dhe ajete/citate jo-krejtesisht te kjarta. Keto te fundit, i sqarojne te zotet e mendjes (dijetaret). Madje, eshte nje shkence e vecante qe mirret me komentimin e Kur'anit Famelarte, e qe quhet "TEFSIR", dhe njerezit qe mirren me kete shkence, quhet TEFSIROLOG apo MUFESSIRIN.

ta trasmetojne ne version tjeter

Nuk e transmetojne ne version tjeter, por e zberthejne kuptimin e ajeteve, pra ka dallim ! Njeriu megjithate eshte i lire, nganjehere edhe me sy ne balle e sheh PO-ne dhe JO-ne, megjithate e kundershton.
 
Redaktimi i fundit:

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Te jemi te kjarte ! Biresimi si biresim nuk lejohet. Nese dikush deshiron te marre 1 femije per ta rritur dhe t'kujdeset per te, ka dicka te mire, por jo qe ta biresoje.
Me fjale tjera, Islami ben dallimin ndermjet fjales "Biresim" dhe "Perkujdesje". :)
Sa i perket pyetjes, nuk e di...S'jam i sigurt por me duket, me aq sa me kujtohet, se preferohet pas moshes madhore t'i tregohet. Nqfs e kam gabim, do ta konfirmoje me vone :)

Ajetet ne Kur'an ndahen ne 2 grupe. Ajete te kjarta, dhe ajete/citate jo-krejtesisht te kjarta. Keto te fundit, i sqarojne te zotet e mendjes (dijetaret). Madje, eshte nje shkence e vecante qe mirret me komentimin e Kur'anit Famelarte, e qe quhet "TEFSIR", dhe njerezit qe mirren me kete shkence, quhet TEFSIROLOG apo MUFESSIRIN.

Nuk e transmetojne ne version tjeter, por e zberthejne kuptimin e ajeteve, pra ka dallim ! Njeriu megjithate eshte i lire, nganjehere edhe me sy ne balle e sheh PO-ne dhe JO-ne, megjithate e kundershton.

Loverdjali kur thuhet adoptim,biresim dmth qe e njeh me ligj qe eshte femija yt,dmth e regjistron me certifikate e me mbiemer si i yti,keshtu e di adoptimin une...Por se dija nese u lejonte me fe apo jo kjo gje...
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Shume gabim sipas mendimit tim, Sigurisht :)

flm gjithsesi, je gjithmone i gatshem per te kthyer pergjigje dhe e vleresoj , :)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Gloom, bera edit postimin me lart, tek fjala "Pas" moshes madhore, zevendesova me "para". Ishte gabimi im, kerkoj ndjese.

Po, nuk ka term tjeter Gloom. Quhet adoptim/biresim, por ne Islam ta emertosh si te biresuar, eshte e ndaluar. Edhe pse ti ndoshta thua e kam adoptuar, por ne realitet, shiquar nga kendveshtrimi Islam, e ke marre ne perkujdesjen tende x femiun. Si te themi, instiktivisht shprehet njeriu ashtu, sepse sic thash, eshte ai term, ai emertim ne ate menyre, dhe si "Perkujdesje", s'eshte quajtur asnjehere tek ne.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Shume gabim sipas mendimit tim, Sigurisht :)

flm gjithsesi, je gjithmone i gatshem per te kthyer pergjigje dhe e vleresoj , :)

Asgje, e kam per detyre !!!
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Kur fillon sakte Ramazani k'te vit ? po afrohet....
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Kur fillon sakte Ramazani k'te vit ? po afrohet....

Me 9 korrik, dita e pare
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Dias njerez agjerojne vetem te premteve, c'fare perfaqeson dhe a quhet ?
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Dias njerez agjerojne vetem te premteve, c'fare perfaqeson dhe a quhet ?

T'fillosh te agjerosh vullnetarisht (pervec ramazanit), nga dita e premte, nuk eshte e preferueshme. Sic thote edhe Profeti Muhammed a.s. ne nje hadith:

''Të mos agjërojë ndonjëri prej jush ditën e xhuma (veçmas) përveçse nëse e shoqëron me një ditë para ose pas saj.''

Pra lejohet te agjerohet te premten nese shoqerohet me nje dite para ose pas saj, ne te kunderten, eshte e ndaluar vetem te premten te agjerohet (e kemi fjalen per agjerim jashte muajit te ramazanit).
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

ok flm per qartesine , por ka ndonje arsye pse jo vetem te premten? jam kurioze...
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

ok flm per qartesine , por ka ndonje arsye pse jo vetem te premten? jam kurioze...

Po, ashtu sic edhe na tregon Profeti Muhammed a.s. ne nje hadith tjeter kur flet per diten e premte (xhuma):

"Me të vërtetë dita e xhumasë është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë agjërimi përveç nëse ia bashkangjet një ditë para ose pas."

Thene ndryshe, dita e premte (xhumase) eshte dite feste qe perseritet, ndaj nuk eshte e lejuar te agjerohet vetem ne kete dite.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

ah tani u qartesova , flm :)
 
Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Ka mundësi dikush të më shpjegoj pak fjalët që nuk janë shqip në këtë foto, të kuptoj dhe domethënien e kesaj që është thënë ..
Faleminderit..

Fjalët: Abdesti
Ihrami
Istigfari
Devocioni
Ahireti
Rahmeti
 
Top