• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Qëllimi (nuk)justifikon mjetin...?!

ChaRa

Antarë
Inspirimi im për të shkruar këtë temë vjen nga thënja mjaft e njohur e filozofit politik italian Nikolo Makijaveli “Qëllimi justifikon mjetin..”

Në një bisedë me një mikun tim, kur trajtonim thënjën në fjalë, ai më dha një përgjigje: “Qëllimi justifikon mjetin mirëpo edhe mjeti është pjesë e qëllimit, sepse e njëjta ndikon në NE dhe na ndryshon. Kur dëshiroj të arrij tek një qëllim, mendoj se jam në atë qëllim në shpirt njëlloj siç jam edhe sot. Por, a do jem kështu nëse përdori cilin do mjet?”

Siç është relative çdo gjë në jetë edhe kjo thënjë e Makijavelit është relativisht e vërtetë (sipas mënyrës e të menduarit tim personal). Ndoshta dikush nuk kundërshton suksesin e dikujt, mirëpo kryesore për të është se në ç’mënyrë është arrit, rruga e kaluar tek suskesi.

Ndërsa unë mendoj se atë që bëjmë për arritjen e qëllimit të jetë në përputhshmëri me moralin njerëzor dhe etikën jetësore. Gjithashtu se nuk mund t’i kuptojmë të gjitha fjalë për fjalë, por duhet të vlerësojmë situatën ose gjendjen për të cilën kjo thënje do të ketë kuptim. E kam parasysh se kjo ka të bëjë individualisht me secilin prej nesh, sepse dikush edhe “vrasjen” mund t’a trajton si vepër normale që të vjen tek realizimi i qëllimit të vet. Prandaj, kur them se qëllimi justifikon mjetin...nuk mendoj në atë që me çdo kusht duhet të arrihet, por të luftojmë me tërë atë që kemi në dispozicion që t’ja arrijmë qëllimit dhe gjatë së cilës nuk guxojmë të shkelim lirinë e individit tjetër ose të njëjtin t’a sjellim në rrezik.

اfarë mendoni JU në lidhje me këtë teori të Makijavelit: “Qëllimi (nuk)justifikon mjetin..?!”
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Qëllimi (nuk)justifikon mjetin...?!

Sigurisht qe nuk e justifikon. Sot mjeti eshte shume me i shenjte se qellimi.
 
Top