R.I.P Mendja e shëndoshë 😞😞

Me pikëllim të madh lajmërojmë që sot na është dashur t'i themi lamtumirë një miku të vjetër të dashur - Mendja e Shëndoshë- i cili ishte miku i përbashkët i të gjithëve, për kaq shumë vite.
😢😢

Askush nuk e di me siguri sa vjeç u bë, pasi të dhënat personale kanë humbur prej kohësh në rrëmujën burokratike. Por ai do të mbahet mend si burimi i frazave të tilla udhëzuese, si:

- Të dish kur të kërkosh strehë nga shiu
- Pse zogu që zgjohet i pari merr krimbin
-Jeta nuk është gjithmonë e drejtë
- Dhe ndoshta ishte faji im?

Mendja e Shëndoshë ka jetuar me parime të shëndosha ekonomike (mos shpenzoni më shumë se sa fitoni) dhe strategji të mençura (janë të rriturit - jo fëmijët - ata që vendosin).

Shëndeti i tij filloi të përkeqësohej me shpejtësi, kur hynë në fuqi rregulla me qëllim të mirë, por mbizotëruese. Raportime për një djalë në klasën e kopshtit që akuzohet për ngacmim seksual për puthjen e një shoku të klasës; adoleshentët e përjashtuar nga klasa për përdorimin e shpëlarjes së gojës pas drekës; dhe një mësues që u pushua nga puna për qortim të një studenti të pashkolluar.

E gjithë kjo i a dobësoi shëndetin edhe ashtu të brishtë.

Mendja e Shëndoshë pësoi një tjetër humbje, kur prindërit sulmuan mësuesit e shkollave për të mos bërë punën që nuk e kishin bërë vetë, përkatësisht duke rritur fëmijët e tyre të pashkolluar. Dhe kur një prind u ankua se një "festë indiane" ishte ofenduese ...

U keqësua më shumë, kur prindërit duhej të jepnin pëlqimin që kremi kundër diellit të përdorej gjatë udhëtimeve shkollore dhe nëse ishte e nevojshme të jepnin një tabletë për dhimbje koke.

Mendja e shëndoshë e humbi plotësisht dëshirën për jetën, kur kishat e xhamiat u bënë biznes dhe kur subjektet kriminelë trajtoheshin më mirë se viktimat e tyre.

Një goditje tjetër e fuqishme erdhi kur u bë e paligjshme të mbroheni në shtëpinë tuaj kundër një hajduti dhe nëse e bënit, atëherë hajduti mund t'ju padisë për dhunë.

Para kësaj, këta të afërm të Mendjes së Shëndoshë, kanë pushuar prej kohësh:
- babai dhe nëna e tij: E vërteta dhe besimi.
- gruaja e tij: Diskrecion.
- vajza e tij: Përgjegjësia.
- dhe djali i tij: Arsyeja.

Ai la pas 6 nipërit e mbesat e tij:
- Unë i di të drejtat e mia.
- E dua menjëherë.
- Është faji i tjetrit.
- Unë jam një viktimë.
- Më paguani për të mos porositur asgjë.
- Ndihem i ofenduar.

Nuk kishte shumë të pranishëm në varrim, sepse shumë të njohur tashmë kishin shkuar në botën përtej.

Nëse e mbani mend akoma, jeni me fat!
Nëse nuk e mbani mend, atëherë bashkohuni me shumicën dërrmuese.

I ndershëm qofte kujtimi i tij!!!

E huazuar dhe përpunuar
 
Optimizmi im i pa kushtëzuar më bën të mendoj se ai (mendja e shëndosh) do rikthehet me plotë arsye në vendin e tij . Cdo gjë ka vendin e vet .
 
Top