• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Real Madrid

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Reali shokohet nga Levante, 1-0

Aruna Kone shtang me golin e tij ekipin e Hoze Mourinjos, që kishte mbetur me 1 lojtar më pak, pas ndëshkimit të Khedirës me të kuq

Reali i Madridit ka pësuar humbjen e parë shokuese në La Liga këtë sezon, pasi është mposhtur 1-0 nga Levante në “Estadi Ciutat de Valencia”. Kartoni i kuq ndaj Sami Khedirës pak para se të mbaronte pjesa e parë (39’) ndikoi në një 45-minutësh të dytë pa shije për ekipin nga “Bernabeu”, teksa goli i Aruna Konesë në të 70-n i siguroi vendasve një fitore të papritur, por edhe shumë të domosdoshme.

Merengesit e nisën mirë ndeshjen, pavarësisht se Kristiano Ronaldo qëndronte në pankinë, duke mos qenë i gatshëm pas atij dëmtimi të pësuar në Champions ndaj Dinamos së Zagrebit. U duk se gjithçka u zgjidh vetëm pas 8 minutash, pas goditjes së lirë të Angel Di Marias, i cili u grushtua nga Munua në zonë, por në kohën që Benzema e dërgoi në rrjetë, anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje të Pepes.

Emergjenca për të thyer mbrojtjen e vendasve u bë edhe më e madhe, prej performancës së mirë të portierit Munua, i cili bllokoi edhe përpjekjen e Benzemasë në të 25-n. Pjesa e dytë ka qenë paksa kaotike, pasi u ndje mungesa e 1 lojtari në fushë (Khedira, që mori kartonin e dytë te verdhë pasi shtyu Balesterosin). Menjëherë u bënë zëvendësime: Ronaldo në fushë për Benzemanë, Higuain për Kakà dhe Ozil për Marselon.

Impakti i portugezit nuk ishte i duhuri gjithsesi, teksa Levante kishte më tepër besim për të arritur një rezultat pozitiv, gjë që u shpërblye, kur Kone përfitoi nga një kundërsulm i arrirë i Havi Ventës, për ta çuar topin pas shpinës së Kasiljasit. Minuta e 68-të dhe 1-0 për Levanten. Një depërtim i shumëkërkuar nga vendasit, teksa kundërpërgjigja e madrilenëve ishte e ngadaltë, me pak rreziqe në portën e Munuas. Ekipi i Mourinjos është përpjekur shumë në fund, por mbetën thjesht tentativa dhe një humbje që i shqetëson shumë merengesit, të cilët janë 1 pikë mbrapa ekipit të Pep Guardiolës.

Shtypi brazilian

Neimar firmos sot për Realin e Madridit

Neimar te Real Madrid, këtë herë duket e vërtetë. Talenti brazilian është vetëm një hap larg ekipit të Mourinjos. Gjatë mbrëmjes të së premtes, ylli i Santosit ka zhvilluar sesionin e parë të vizitave mjekësore, të nevojshme për transferimin e tij në Europë. Së bashku me babain e lojtarit, në spitalin San Luiz të San Paolos kanë qenë të pranishëm edhe Vagner Ribeiro (menaxher i futbollistit) dhe mbi të gjithë Karlos Diez, përgjegjësi mjekësor i “Los Blancos”.

Sipas shtypit brazilian, pikërisht gjatë ditës së sotme, Neimar do të firmosë kontratën që do ta lidhë atë me klubin e Florentino Perez. Transferimi në Spanjë është fiksuar për verën e 2012-s, pasi të ketë marrë pjesë në Olimpiadën e Londrës. Plotësohet kështu dëshira e Santosit, që nuk kishte ndërmend ta lironte sulmuesin e tij përpara Botërorit për Klube. ثshtë mposhtur kështu konkurrenca e Barcelonës: në Brazil janë të bindur për faktin që blaugranat kishin ofruar 60 mln euro, por avantazhi i Realit dukej i pakapshëm.



Tripletë Falkao, Atletiko fiton 4-0 me Racing

Blerja e re Radamel Falkao shpuri në delir stadiumin “Calderon” me një tripletë të shkëlqyer, për t’i dhënë fitoren 4-0 Atletikos së Madridit kundër Santanderit dje. Sulmuesi kolumbian, që u shpall golashënuesi më i mirë i Ligës së Europës me 17 gola për Porton një vit më parë, shënoi i pari në të 23-tën pas punës së mirë të ish-lojtarit të Arsenalit, Rejes. Golin e dytë e shënoi nga pika e penalltisë në të 36-tën, pasi braziliani Diego u rrëzua në zonën e rreptësisë.

Blerja tjetër e kësaj vere, turku Arda Turan, dha një asist të mirë për Falkaon, në mënyrë që ky i fundit të kompletonte tripletën e tij në minutën e 55-të. I blerë për të mbyllur hapësirat e lëna nga shitjet e Forlanit dhe Agueros, Falkao nuk zhgënjeu dhe në momentin e ndërrimit, brohoritje zhurmuese u dëgjuan në stadium, teksa ai dilte nga fusha. 10 minuta para se të përfundonte takimi, Turan dërkoi asistin e tij të dytë, të cilin Adrian e “shkrepi” me kokë golin e 4-të, për t’i dhënë kështu vendasve fitoren e parë të sezonit.
 
Top