• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Real-Mançester Siti, ja elementët që vendosin ndeshjen

cent

Banned

Dueli mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit është cilësuar si një lojë shahu. Futbollistë të një niveli tepër të lartë, ku dominon përgatitja taktike. Dy trajnerë me tipare të ndryshme, nga “aventurat” e Zhoze Murinjos, te kundërsulmet e rrufeshme të Mançester Sitit. Gjithsesi, elementët që pritet të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes janë këto: Ronaldo – Nëse portugezi arrin të jetë në një formë të mirë fizike dhe mbi të gjitha psikologjike, mbrojtësi Kolarov apo Leskot, që pritet ta markojnë, do përjetojnë një mbrëmje të errët dhe rrjedhimisht Siti do vuajë shumë. Për më tepër, ai parashikohet që të tentojë shpeshherë goditjet nga distanca, të cilat janë edhe një problem për Ian Hartin. Ky i fundit është tepër i pasigurt në të tillë raste dhe thuajse gjithnjë tenton të grushtojë topin, çka mund të rezultojë një problem.
Tevez e Aguero - Kushdo që të luajë prej tyre, ka një armë të fortë për qendërmbrojtjen madrilene. Janë të shpejtë, teknikë dhe driblues të mirë. Si Serxho Ramos, ashtu edhe Pepe kanë treguar që kanë probleme markimi ndaj futbollistëve të tillë. Aq më tepër, që mbrojtësit e Realit gabojnë shpeshherë taktikisht.
Modriç - Inteligjenca e tij mund të jetë arma kryesore që do të vulosë fatin e ndeshjes. Pasimet e tij të menjëhershme dhe mbrapa krahëve të mbrojtjes, kanë qenë gjithmonë të vështirë për t’u ndaluar apo parashikuar nga futbollistët kundërshtarë. Në fakt, ai ka treguar edhe në të shkuarën kur luante me Totenhemin, se është i aftë të bëjë diferencën në fushën e lojës ndaj Mançester Sitit.
Mesfusha - Të dy trajnerët, duke u bazuar te filozofitë e lojës që praktikojnë, nisjen e aksioneve do e bazojnë nga këmbët e mesfushorë-mbrojtësve. Rrjedhimisht, pritet që lojtarë si Ksabi Alonso apo Jaja Ture të kenë një markim të rreptë. Saktësia në bllokimin e futbollistëve të tillë mund të jetë një element tepër deçiziv në përcaktimin e fatit të sfidës.
/panorama-sport
 

Deuid

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Kosove
Titulli: Real-Mançester Siti, ja elementët që vendosin ndeshjen

Nje ndeshje e fort do te zhvillohet ndermejet kertyre dy ekipeve .
 
Top