• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Reali pranë mrekullisë, në finale shkon Borussia Dortmund

cent

Banned


16 vjet më pas Borusia e Dortmundit rikthehet në një finale të Uefa Champions Ligë, e bën duke kaluar nga Santiago Bernabeu, stadiumi kështjellë I Realit që ngre flamurin e bardhë përballë gjermanëve. Skuadra e Jurgen Klop arrin të mbrojë me thonjë fitoren 4-1 të ndeshjes së parë duke dhuruar këtë herë jo një provë spektakolare, por një provë të një skuadre të pjekur dhe që merr një biletë për në Uemblli. Gjermanët asgjesojnë Realin e Madridit, që nuk e realizon dot mrekullinë, dhe pse 10 minutat e fundit mbajtën me zemër në dorë 80 mijë spektatorët e Santiago Bernabeut, pasojë e dy golave që sollën aromën e një remuntadha në impianin e kryeqytetit spanjoll, por vetëm aromën ama, pasi askush nuk mundi ta shijojë në fund, pasojë e një ndeshje të luajtur keq për 80 minuta të tjera. Për skuadrën më të titulluar të Championsit, aventura drejt La Desimas përfundon ashtu si dhe ëndrra e dy portugezëve, Ronaldo dhe Murinjo për të hyrë në historinë e klubit me trofeun e dhjetë duke kaluar nga një përmbysje spektakolare.

Takimi nis sic duhet në lojë për los blancos, që përpiqen të asfiksojnë në mbrojtje Dortmundin dhe në fakt ja dalin, pasi për 15 minuta krijojnë tre raste të pastra për gol, por fillimisht Higuain, Ronaldo me një kthesë dhe më pas dhe Ozëll nuk dinë të gjejnë rrugën e rrjetës duke flakur tej shansin e një goli të shpejtë. Dortmundi mësohet me tapetin e Santiago Bernabeut dhe merr masa duke mbyllur hapësirat, aq sa gjermanët bëhen të pamundur për t’u kaluar në mbrojtje. Ronaldo është në një ditë jo dhe pa të Reali nuk është i njëjtë. Në pushim shkohet 0-0 por tifozët me camiseta blanca besojnë ende. Në startin e pjesës së dytë pritet një Real më agresiv, por në fakt spanjollët bien pre e emocioneve dhe e konfuzionit të tyre, aq sa Weidenfeller shndërrohet në turist për shumë minuta. Reali sigurisht vërtitet rreth zonës së tij, por era e golit qëndron larg portës. Ronaldo duket si i zhdukur, ndërsa i vetmi që i përgjijgjet apelit është Diego Lopez, që bën pritjen e vitit kur i mohon golin Gyndoganit. Ky moment duhet të ndryshojë për mirë Realin, por nnë fakt shanset i koleksionon Dortmundi, që në dy raste shpërdoron gola të sigurtë. Koha është kundër los blancos, ashtu si dhe fati që nuk kërkon të ndihmojë një skuadër që krijon shumë pak si në rastin e goditjes së Kakas, që përfundon ngjitur me shtyllën. Madrilenët megjithatë e dinë se një gol mund t’i japë shpresë dhe arrijnë ta nxjerrin më në fund atë në minutën e 82-të me anë të Karim Benzema, që ngrihet nga stoli për ti dhënë shpresë vendasve. Stadiumi është në këmbë dhe zemrat madrilenë rrahin fortë kur Ramos shënon golin e dytë në minutën e 88-të. Remuntadha tani nuk është më e pamundur, por futbolli jo gjithmonë ta servir mrekullinë dhe pavarsisht se Santiago Bernabeu zien, goli i tretë nuk vjen. Borusia e Dortmundit shkon në finale, me Realin që për të tretin vit radhazi mbetet larg finales. Më 25 maj në Uemblli do të jenë verdhezinjtë e Jurgen Klop.
/S.Sport
 
Top