• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Reali thellon krizën, Barcelona nuk ndalet

cent

...Lontano
Reali i Madridit thellon krizën. Nuk mjaftojnë problemet me pakënaqësitë e Kristiano Ronaldos, por tashmë vjen edhe humbja e dytë në kampionat. Seviljes i kanë mjaftuar vetëm 68 sekonda për të mundur djemtë e Murinjos, në një ndeshje të mbushur me tension e raste për shënim. Që në aksionin e parë, vendësit fituan një goditje këndi, e cila u shfrytëzua maksimalisht.
2iuykxj.jpg
SEVILJA – REAL MADRID 1-0
Goli: Troçovski 1’
SEVILJA (4-2-3-1): Palop, Navarro, Maduro, Spahiç, Sisinjo, Botia, Troçovski (Kondogbia 82’), Medel, Rakitiç (Manu 61’), Navas, Negredo (Luna 71’) Trajner: Mishel
REAL MADRID (4-2-3-1): Kasijas, S.Ramos, Pepe, Arbeloa (Kalejon 65’), Marselo, K.Alonso, Ozil (Modriç 46’), Khedira, Di Maria (Benzema 46’), Ronaldo, Higuain Trajner: Zhoze Murinjo
Kartonë të verdhë: Navarro, Rakitiç, Luna / Higuain, Pepe, Di Maria
Arbitër: Undiano Malenko


Pas krosimit në zonë, Troçovski i pamarkuar si duhet, goditi fort dhe shkundi rrjetën e Kasijasit. Miqtë u hodhën në sulm për të barazuar rezultatin, por e patën të pamundur që të gjejnë hapësira në mbrojtjen kundërshtare, ndërkohë që edhe nervozizmi i tepruar i pengoi për të dalë në lojën e tyre. Trajneri Mishel guxoi, duke mos e kthyer Seviljen në mbrojtje, por duke luajtur me të paktën tre lojtarë në repartin e avancuar. Duke përfituar edhe nga gabimet e shpeshta në mbrojtjen madrilene, vendësit iu afruan disa herë golit të dytë, por herë Kasijas dhe herë finalizimi i dobët i pengoi që të gjenin rrugën e rrjetës. Murinjo hoqi Ozilin dhe Di Marian për të futur Modriçin e Benzemanë sapo filloi pjesa e dytë, por as kjo lëvizje nuk e ndryshoi dot fatin e takimit. Sevilja, e cila u “nxeh” në miqësoren kundër Flamurtarit disa ditë më parë, arriti të marrë një trepikësh të merituar, ndërkohë që Reali i Madridit përkeqëson pozitat në renditje. Tashmë, ata janë plot 8 pikë më pak se kryesuesit e renditjes.

GETAFE – BARCELONA 1-4
Golat: Maskerano (A) 80’ / Adriano 32’, Mesi 74’ (P), 78’, Vija 91’
GETAFE (4-5-1): Mojل, Valera, Lopo, Aleksis, Migel Torres, Ksavi Torres, Mishel (Lasen 68’), Barrada, Diego Kastro, Pedro Leَn (Sarabia 78’), Kolunga (Vلzkez 60’) Trajner: Luis Garsia
BARCELONA (4-3-3): Valdés; Montoja, Piké, Pujol (Maskerano 57’), Adriano, Buskets, Ksavi, Tiago Alkantara (Mesi 59’), Tejo (Vija 76’), Pedro, Fلbregas Trajner: Tito Vilanova
Kartonë të verdhë: Valera, Mishel / Pike, Buskets
Arbitër: Tekseira Vitienes

Barcelona ecën me ritëm perfekt, duke fituar ndeshjen e katërt në po kaq të zhvilluara. Katalanasit triumfuan në transfertë kundër Getafes, pavarësisht se zbriti në fushë me një formacion me shumë ndryshime. Mesi në stol, ndërkohë që reparti i avancuar përbëhej nga treshja Tejo-Fabregas- Pedro. Miqtë nuk e patën të vështirë të jenë superiorë në fushë dhe të krijojnë mjaft raste për shënim. Gjithsesi, finalizimi i aksioneve ishte një problem. Në minutën e 32-të mendoi braziliani Adriano që të zhbllokonte rezultatin, kur përfitoi nga një pasim i Fabregasit. Ky gol mjaftoi edhe për pjesën e parë të lojës, ndërkohë që Getafe kishte vështirësi për të rrezikuar portën e Valdesit. Në 45 minutat e dyta, katalanasit rezultuan më produktiv, por kjo erdhi si rrjedhojë e zëvendësimeve. Lionel Mesi hyri në fushë minutën e 60- të dhe nuk vonoi që ai të vinte “vulën” e tij në këtë ndeshje. Si fillim, u pengua qartazi brenda zonës, por arbitri çuditërisht nuk akordoi 11-metërsh. Por, i penduar nga ai gabim, gjyqtari Tekseira Vitienes u bë sërish protagonist në 74-ën, këtë herë duke i “dhuruar” një penallti Barçës, edhe pse nuk pati asnjë faull brenda zonës. Lionel Mesi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dyfishuar rezultatin. Vetëm katër minuta më pas, ylli argjentinas realizoi golin e dytë personal, duke shtyrë lehtësisht topin në rrjetë, pas një asisti të Montojës. Getafe, si për të treguar që ishte edhe ajo në fushën e lojës, arriti ta ngushtonte diferencën, kur goditja e Sarabias u devijua gabimisht nga Maskerano për në rrjetë. Por, për t’i dhuruar një fund të bukur shfaqjes mendoi David Vija. Sulmuesi hyri në fushë në të 75-ën, por çerekore më pas realizoi një gol të mrekullueshëm, duke konfirmuar se ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është gati për të rifituar një vend si titullar. Barça vazhdon të mos bëjë thuajse asnjë gabim në rrugën e saj, duke u bërë njëkohësisht presion në distancë rivalëve për titullin.

Shpërthen Murinjo: Nuk kam ekip
Ndodh rrallë, por Zhoze Murinjo ka shpërthyer në kritika për skuadrën e tij. “Pësuam një humbje plotësisht të merituar. Nuk bëmë thuajse asgjë në fushën e lojës. Më duhet të pranoj se nuk kam ekip. Dy apo tre lojtarë sëbashku, nuk mund të fitojnë një ndeshje. Pjesa më e madhe luajti sipas dëshirës së vetë dhe mungoi kolektiviteti. Padiskutim që faj kam edhe unë”, tha Murinjo. “Në pushimin e pjesës së parë ndryshova dy lojtarë, por doja të ndryshoja shtatë. Hoqa Ozilin dhe Di Marian pasi ishin më të dobëtit. Në futboll duhet të lejohen më shumë zëvendësime. Ishim një ekip pa ide, pa grintë dhe me mentalitet të dobët. Ne luajmë me shpirt vetëm kur përballemi kundër Barcelonës”, shtoi trajneri.

Vilanova: Mund të shënonim më shumë gola
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, mendon se skuadra e tij mund të kishte fituar më thellë ndaj Getafes, edhe pse në fakt arritën të shënojnë katër gola. “Ishte një ndeshje, të cilën e kontrolluam nga fillimi, deri në fund. Krijuam shumë raste për shënim dhe mendoj se duhet të kishim gjetur më tepër rrugën e rrjetës. Kemi shpërdoruar jo pak para portës”, – tha Vilanova. Për sa i përket rotacionit, ai tha: “Bëra ato ndryshime, pasi aktivizova futbollistët më të freskët fizikisht. Mesi kishte nevojë për pushim, ndaj u fut si zëvendësues”.
/panorama-sport
 
Top