• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Reforma në Drejtësi: Ja njëra zgjidhje!

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Sa shumë, sa gjërë, e sa gjatë është folur e vazhdon të flitet për reformën në drejtësi në Shqipëri! Këtë gjë e kanë bërë mediat, politika, ndërkombëtarët, akademikët, e lista vazhdon. Por përunjësisht e modestisht, bazuar në eksperiencën time të mëparshme si gjyqtar, e më vonë si akademik, do doja të ofroja një tjetër dimension: zgjidhjen konkrete. Sigurisht, që është pothuaj e pamundur që të pretendosh “zgjidhjen konkrete” me një opinion në media, por me hollësisht e teknikisht sugjerimet e mia ia kam drejtuar formalisht edhe Parlamentit shqiptar si pjesëtar i grupit të ekspertëve të jashtëm. Sot, me anë të kësaj analize do doja të ndaja me publikun shqiptar disa nga sugjerimet e mia, me shpresën për të nxitur një forum diskutimi publik për reformën në drejtësi, e sidomos lidhur me njërën nga pikat e saj më të rëndësishme: Gjykatat.
Sic dihet, besimi i publikut në drejtësinë shqiptare, përfshirë prokurorinë, por që nuk është objekt i kësaj analize, është mjaft i ulët. Shkaqet jane nga më të ndryshmet, e fillojnë që nga “mëkatet” e disa gjyqtarëve, e deri tek abuzimi i disa avokatëve, disa prokurorëve, keq-raportimet e disa mediave, apo kultura e ulët juridike e qytetarit të zakonshëm. E si rezultat në Shqipëri, fatkeqësisht, në shumë raste nuk jepet e nuk perceptohet se jepet drejtësi, si dhe mungon drejtësia sociale e individuale. Në këto kushte, kushdo e kupton që nevoja për ndryshimin e këtij realiteti të hidhur është emergjencë qe e dikton më së paku historia. Por si mund të dilet nga kjo gjendje?
Sigurisht që për këtë nuk ka një “shkop magjik” që e ndryshon gjendjen brenda natës, sepse situata është komplekse, dhe përfshin një numër të gjërë aktorësh, faktoresh, mekanizmash, e forcash interesi shtytëse apo tërheqëse. Por, duke pasur fatin që pervecse ta njoh nga brenda gjyqësorin shqiptar, e me pas të studioj e thellohem në sistemet gjyqesore të vendeve të ndryshme të zhvilluara e në zhvillim, mendoj se zgjidhja është më e thjeshtë se sa duket. E kjo zgjidhje qe do të sugjeroj më poshtë, nuk është aspak shpikje e imja. Në fakt, është zgjidhje që funksionon prej vitesh në mënyrë pothuaj perfekte në mjaft vende të botës. Sugjerimi im është që për zgjidhjen e konflikteve, sidomos atyre civile, por edhe të punës, tregetare, apo familjare, vendimet e zgjidhjes së këtyre konflikteve të mos jepen më ekskluzivisht vetëm nga gjykatat e gjyqtarët, por nga vetë qytetarët. Gjykatave e gjyqtarëve duhet t’iu kalojne cështjet vetëm, dhe vetëm atëherë, kur mënyrat e tjera kanë dështuar. E si mund të realizohet kjo?! ثshtë mëse e thjeshtë, nese ekziston vullneti. Duke prezantuar me Kushtetutë e me ligj mënyra të tjera alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ose sic njihen në gjuhen teknike: Zgjidhje Alternative të Mosmarreveshjeve (Alternative Dispute Resolution). Të tilla mekanizma mund të jenë: “Negocimi”, “Ndërmjetësimi”, dhe “Arbitrazhi”, të cilat duhet të jenë të detyrueshme për tu përdorur hap pas hapi, përpara se cështja të shkojë në Gjykatë.
Kështu, në rast konflikti, hapi i parë është: Negociimi. I thënë ndryshe, dialogu midis dy ose me shume palëve me qëllim për të arritur një zgjidhje ku përfitojnë të dyja palet (win-win situation). Pra, palët në konflikt, përpara se të shkojnë në gjykatë, duhet t’iu kërkohet me ligj që të ndërmarrin veprime serioze negocimi për të arritur një marrëveshje. Nëse marrëveshja midis palëve në konflikt nuk arrihet, e cështja nuk zgjidhet me negocim, atëherë hapi i dytë i detyruar për tu ndërmarrë është: Ndërmjetesimi. Me “ndërmjetesim” kuptohet, ajo mënyrë alternative e zgjidhjes së konfliktit midis paleve, me ndihmën e një pale ose personi të tretë neutral, ndërmjetesit të licencuar, i cili përzgjidhet nga vetë palët dhe i ndihmon ato të arrijnë një zgjidhje që është në përfitim të përbashkët të tyre. Kjo marrëveshje, pasi nënshkruhet nga palët dhe ndërmjetësit, kthehet në titull ekzekutiv, dhe është e detyrueshme për tu zbatuar direkt me përmbarim, nëse do ta lypte nevoja. Nëse edhe ky hap dështon, hapi i tretë i detyrueshëm është: Arbitrazhi. Arbitrazhi është një teknikë alternative për zgjidhjen e konflikteve jashtë gjykatave, ku palët e zgjedhin vetë arbitrin e licencuar që ia besojnë zgjidhjen e cështjes, dhe vendimi i tij është i detyrueshëm për tu zbatuar me përmbarim, nëse palet kanë rënë dakort paraprakisht. Nëse palët përsëri nuk bien dakort me zgjidhjen nga arbitrazhi, vetëm ateherë mund ti drejtohen gjykatës. Por edhe këtu, ka një hap të katërt, që mund të ndërmerret, i cili do të përmirësonte ndjeshëm situatën aktuale të drejtësisë shqiptare. Nëse cështja vjen ne gjykatë, gjyqtari duhet të jetë i detyruar me ligj që të kryejë përpjekje serioze të dokumentuara për zgjidhjen e cështjes me marrëveshje të përbashkët të palëve. Ashtu si fazat e mëparshme, edhe kjo faze duhet të merret seriozisht nga palët, avokatët e tyre, e sidomos nga gjyqtarët; dhe jo sic është aktualisht në një dispozitë formale të Kodit të Procedurës Civile ku përpjekjet e gjykates për zgjidhjen me marrëveshje të paleve ngjajnë opsionale, dhe fatkeqësisht nuk merret seriozisht nga askush.
Përfitimet nga zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, janë provuar në mjaft vende të botës, e janë vërtet të shumta. Por edhe në kontekstin shqiptar, me siguri që përfitimet do të ishin ndoshta edhe më të mëdha, e konkretisht: Së pari, qytetarët do të kishin mënyra të tjera të zgjidhjes të konflikteve, dhe nuk do të ishin të detyruar t’ua besonin të rëndësishmin konflikt të tyre, gjyqtarëve që në fakt iu besojnë pak ose aspak. Së dyti, lloji i rezultatit që do të dilte nga këto mënyra alternative të zgjidhjes së konflikteve, do të ishte shumë më i pranuar nga palët në konflikt, sepse në fund të fundit, vendimi do të ishte rrjedhojë e marrëveshjes midis tyre nëpërmjet negocimit, ndermjetesimit, apo nga një arbitër i zgjedhur prej vetë atyre (win-win situation). Së treti, kjo mënyrë do të ishte shumë më e shpejtë, më pak e kushtueshme, dhe më efektive se sa sorollatjet shumëvjecare e të super-kushtueshme nëpër gjykata. Së katërti, kjo mënyrë do të bënte që numri i cështjeve që do të paraqiteshin në gjykata, do të ishte shumë më i vogël se sa është aktualisht, sepse cështjet do të zgjidheshin pa shkuar atje. Dihet tashmë që numri i cështjeve në gjyqësorin shqiptar, sidomos në Gjykatën e Lartë dhe gjykatatat administrative është bërë i pa-menaxhueshëm, dhe kjo do të ishte një zgjidhje përmirësuese edhe për vetë gjyqësorin shqiptar. Së fundi, besimi i publikut tek gjyqesori do të rritej së tepërmi, sepse në gjykatë do të përfundonin vetëm ato cështje që vetë palët në konflikt kanë vendosur me vullnetin e tyre të lirë që t’ia besojnë cështjen e tyre gjyqtarëve shqiptarë, dhe të mos ta zgjidhin vetë nëpërmjet negoicimit, ndërmjetesimit apo arbitrazhit. Për ta kuptuar se sa reale dhe me përfitim të madh mund të jetë e gjithë kjo reformë, mjafton te përmendim Kanadanë. Që nga viti 2000, kur zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve u bë e detyrueshme përpara se të lejohet paraqitja në gjykate, sipas statistikave zyrtare, në gjykatat kanadeze tani përfundojnë vetëm 3% e cështjeve, pasi 97% e tyre zgjidhen me format alternative. Pothuaj të njëjtat shifra absolutisht të larta vijnë edhe nga vendet Skandinave, Australia, ShBA, apo edhe vendet në zhvillim që aplikojnë seriozisht këto teknika.
Cfarë na pengon për ta konsideruar, e pse jo provuar këtë zgjidhje në realitetin shqiptar? Sigurisht që prezantimi i këtij sistëmi të ri, nuk do t’iu leverdiste të gjithëve, sidomos atyre që përfitojnë padrejtësisht nga ky system thellësisht problematik. Por me siguri që shumicës absolute të shqiparëve të stër-ropatur nëpër gjykata do t’iu ndryshonte jetën. E aty ku ka vërtet vullnet për të përmirësuar gjërat, e mira me siguri që do të triumfonte. Ky system i ri, mund të testohet në cështjet civile, familjare, tregëtare, apo të punës, e më tej, pse jo edhe në cështjet penale të lehta. Minimalisht, me siguri që do të kishim më pak qytetarë që do t’iu drejtoheshin gjykatave, e më pak cështje konflikti nëpër gjykata. Në vazhdën e reformave Kushtetuese që po ndërmerren, është vërtet koha ideale që zgjidhjet alternative të konflikteve të përfshihen në të, e të konsiderohen si një zgjidhje serioze, që mund të ofronin më shumë drejtësi, e paqe shoqërore e individuale në Shqiperi. Ashtu u bëftë!

Klodian Rado- Ish gjyqtar, Doktorant, York University, Kanada.
/panorama
 
Top