• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rekordet Guinness

cent

...Lontano
Titulli: Rekordet Guinness

Francë, përgatitet pureja më e madhe në botë

POITIERS - Pureja me patate më e madhe në botë, prej më tepër se 1 000 kilogramë u përgatit sot brenda gjashtë orëve në Poitiers.

"Rreth 200 të rinj, vullnetarë, profesionistë dhe amatorë të ardhur nga e gjithë Franca u mobilizuan për këtë arritje, që do të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness", theksuan burime mediatike franceze.

"Jam i prekur nga energjia e të rinjve për të arritur këtë rekord. ثshtë një performancë sepse kjo pure është shumë e vështirë", deklaroi kryekuzhinieri, Joel Robuchon.

Për përgatitjen e puresë u përdorën 800 kilogramë patate, 250 kilogramë gjalpë dhe 300 litra qumësht.

Anne-Lise Rouse, gjyqtare në Librin e Rekordeve Guinness erdhi nga Londra për të vërtetuar rekordin dhe theksoi se kjo do të figuronte në edicionin e vitit 2014 në Guinness World Records.

/er.nu
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Rekordet Guinness

Rekord botëror: Luan 135 orë video-game



Një i fiksuar pas lojërave kompjuterike ka vendosur një rekord botëror pasi ka luajtur ‘Call of Duty: Black Ops 2” për më shumë se pesë ditë e gjysmë.

Okan Kaya, 28 vjeç, nga Sidnej i Australisë ka luajtur në këtë lojë për 135 orë e 50 minuta.

Në këtë mënyrë ai ka thyer rekordin e mëparshëm që ishte 120 orë dhe 7 minuta.

Ai e nisi këtë betejë epike të martën dhe i lejohej që çdo orë të merrte një pushim dhjetë minuta dhe të konsumonte pije energjike dhe vakte të lehta.

Okan, menaxher shitjesh për 4Cabling, tha se i dridheshin duart në fund.


Në fillim të këtij viti ishte një adoleshent nga Tajvani që vdiq gjatë një maratone 40-orëshe në lojëra kompjuterike.

Plot tetë milion kopje të lojës ‘Call of Duty: Black Ops 2” janë shitur sapo ajo doli në treg javën e shkuar, duke i sjellë kompanisë Activision një fitim prej 300 milion sterlina./Indeksonline/

 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Rekordet Guinness

Bruksel: Treni më i gjatë prej çokollate


Një rekord shumë i ëmbël: 34,05 metra tren me çokollatë. Belcolade Express është përuruar sot në stacionin e Midى të Brukselit, kryeqytetit botëror të çokollatës, e cila feston të parën Brussels Chocolate Week me këtë Guinness: si më e gjata strukturë në botë, me prejardhje nga zemra e kakaos. 1.285 kilogramë çokollatë dhe 784 orë punë, për të mbledhur 6.432 copa, që formojnë këtë tren, i cili përkujton historinë e hekurudhave belge nga ato me avull në ato me elektricitet, për të prekur rekordin e mbi 34 metrave gjatësi, transmeton Shekulli online.

"Siç është parë, karroceritë e vagonave nuk janë vetëm një copë metal apo plastikë, kjo është një çokollatë belge 100%", ka siguruar në fund të matjeve Koen Dewettinck, profesor në Cacaolab të Universitetit Gand. Belcolade Express është fruti i takimit mes artistit maltez të çokollatës, Andrew Farrugia dhe një prej luleve të gastronomes belge.

"Fakti që Farrugia ka zgjedhur Brukselin dhe çokollatën belge është provë për të kushedi të satën herë e cilësisë tepër të lartë të produktit tonë", ka nënvizuar mbi arritjen e rekordit, Patrick Bontinck, administrator i deleguar i VisitBrussels, agjencia që organizon Chocolate Week. Një rekord i ëmbël, por jo për t’u shijuar: për të mbrojtur nga nxehtësia, lokomotivat dhe vagonët janë mbuluar me një bojë të papërshkueshme. Marr nga Facebook.com Kuriozitete&Enigma
 

cent

...Lontano
Titulli: Rekordet Guinness

Italianët bëjnë picën me diametër 40 metra

Italianët janë të njohur si mjeshtër të picave të shijshme në botë. Ata edhe një herë kanë dëshmuar veten në këtë kategori, duke krijuar picën më të madhe në botë.Pica gjigante me një diametër prej 39.6 metrash është bërë në Romë, duke shfrytëzuar aftësitë e pesë kuzhinierëve më të njohur në Itali.

Për përgatitjen e picës janë dashur nëntë tonë miell, katër tonë salcë domatesh, tetë tonë mocarela dhe shumë përbërës të tjerë që i japin shije të veçantë kësaj pice.

Kompania \"Dr.Schar\" është dizajnuese e këtij projekti interesant dhe pica quhet “Оtavija”, sipas perandorit romak Agustinit, transmeton Albinfo.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në Afrikën e Jugut, një specialitet gjigant i pjekur në vitin 1990, me një diametër prej 37 metrash.

Pas shpalljes zyrtare të rekordit, pica është prerë dhe ndarë, kurse pjesa më e madhe e saj ka përfunduar në kuzhinat në Romë./Kosovapres

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Dubai, rekord Guinness për lule (Video)



Dubai po përpiqet për të thyer një rekord tjetër Guinness, këtë herë me një kopsht të hapur që ka më shumë se 45 milionë lule.

Disa prej luleve janë mbjellë për herë të parë në rajonin e Gjirit.

"Kopshti mrekullia", i cili u hap gjatë muajit shkurt, mbulon një sipërfaqe prej 72.000 metra katrorë, dhe është i mbuluar me lule, trëndafila dhe bimët krijojnë më shumë se 60 ngjyra dhe forma ekzotike.

"Njerëzit janë të lodhur nga vendet me ajër të kondicionuar dhe të mbyllur. Pra, ne kemi vendosur për të bërë një kopsht që përfshinë shumë lule të rreth 30 specieve në 60 ngjyra. Lulet janë përhapur si një qilim ", ka thënë një nga menaxherët e kopshtit.

Kopshti koleksionon "lulet piramida", e që arrijnë deri në 10 metra mbi krye të një baze 144 metër katror. Pikërisht ky fenomen është kualifikuar për të hyrë në librin Guinness. Gjithashtu, në rekordin për Guinness hyn muri i gjallë që rrethon kopshtin 800 metra të gjatë. Vizitorët nga shtetet e tjera kanë admiruar kopshtin unik.

/mesazhi/

 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Dubai, rekord Guinness për lule (Video)

sa bukur...........e magjishme
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Mbush 115 vjec gruaja me e vjeter ne bote .



Misao Okava nje grua japoneze ka hyre ne librin e rekordeve Guinness si me e vjetra e bote pasi ka festuar 115 vjetorin e jetes se saj .
E lindur ne 5 Mars 1898 , Misao u martua ne vitin 1919.. Femijet e saj jetojn dhe sot gati mbi 90 vjec.



Ajo kure nu ka patur probleme shendetesore vecse kur ishte 102 vjec theu kemben .
e.t/noa
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Rumania në Guinness, 7 hektarë flamur



Bukuresht, 27 maj - Rreth 200 njerëz në fshatin rumun Clincen kanë shpalosur atë që Libri Guinness i Rekordeve e ka cilësuar si flamurin më të madh në botë.Flamuri, me përmasa 349 dhe 227 metra dhe me peshë prej 5 tonësh, është shtrirë në shtatë hektarë tokë, në jug të Bukureshtit, transmeton REL.

Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.

Kryeministri rumun, Victor Ponta, dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kanë ndjekur nga afër ngjarjen e së hënës.

Qepja e fijeve për flamurin gjigand thuhet të ketë nisur para dy muajve.

Jack Brockbank, nga Libri Guinness, ka konfirmuar se ky është flamuri më i madh në botë.

Rekordin e mëparshëm për këtë e ka mbajtur Libani.
/koha.net/
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Rekord “Gines” për rrëzimin e dominove

“Sinners Domino Entertainment” në Gjermani ka thyer të gjitha rekordet botërore “Gines” për rrëzimin e dominove përgjatë 10 minutave.
12 ndërtues morën pjesë në shfaqjen me rreth 277 mijë e 275 domino, në një performancë të quajtur "gëzoni jetën tuaj".
Shfaqja ishte e ndarë ****ione të ndry shme të ndërtuara për të treguar gëzimin e naty rës, sportin, udhëtimet, muzikën dhe gjëra të tjera.

Vetëm 27 2 mijë e 297 domino ranë gjatë rrëzimit, mjaftueshëm për të vendosur një rekord të ri botëror për dominotë e rrëzuara në një spirale./telegrafi/

 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Dmth ky paska kap 1000 boobs lol lol lol
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Rekordet Guinness

Kur spaska kap ndonje buree nga lol
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kinezi më i gjatë pret të bëhet babë

“Njeriu fontanë” sfidon natyrën

Dickinson Opong ka një talent të pazakontë me të cilin ka thyer një rekord botëror. Ai mund të pijë 4.5 litra ujë për disa sekonda, edhe pse stomaku i njeriut ka kapacitet prej vetëm rreth një litre.
Sikur kjo sasi e ujit do të absorbohej në qarkullimin e gjakut të tij, ai patjetër do të vdiste.

Përveç që stomaku i tij zgjerohet pesë herë më shumë se zakonisht, Opong, si një fenomen mjekësor, mundet tërë atë sasi uji, si një fontanë, ta pështyjë prapa.

Deri sot ai i ka bindur mjekët dhe skeptikët e shumtë, ndërsa ka thyer rekordin Guinness për kullimin më të madh të ujit nga goja. /Telegrafi/

[video=youtube;OTO-36QJPwQ]http://www.youtube.com/watch?v=OTO-36QJPwQ[/video]
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

E dini sa nxënës ka shkolla më e madhe në botë?

Në fillimet e saj kjo ndërtesë kishte vetëm pesë nxënës, tani
"City Montessori School" në Indi, është shkolla me e madhe në botë me 47 mijë nxënës. Ajo ka aq shumë nxënës sa mund të mbushë një stadium.

Shkolla e njohur si CMS ka punësuar një ushtri prej 3.800 personash duke përfshirë mësuesit, personelin mbështetës, pastrues, shoferët madje edhe elektriçistë, marangozë, etj.
Shkolla ka mbi 1 mijë klasa mësimi, 3700 kompjutera ndërsa shpenzon mijëra paundë çdo vit për librat. Sot ajo ka 20 kampuse në të gjithë qytetin dhe është ende në rritje. /albeu.com/







 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Dasma që theu rekordin Guinnes

Me 126 shoqëruese nderi, 25 dëshmitarë të dhëndrit, lule pa fund është zhvilluar ceremonia e dasmës së një çifti nga Negombo në Sri Lanka.

Nisansala dhe Nalin kanë hyrë në Librin e rekordeve Guinnes për martesën me numrin më të madh të shoqërueseve në botë.

Rekordin e parë e mbante Tajlanda, ku nusja kishte 96 shoqëruese.

Sipas Huffington Post, Nisansala dhe Nalin thanë “po” gjatë një ceremonie ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Libri i rekordeve Guinnes.

Ata ia dorëzuan çmimin “Guinnes World Record” në duart e stilistes Champi Siriëardana, e cila ishte një nga tre organizatorët e veshjeve dhe pjesëmarrësve të pranishëm në martesë. /albeu.com/









 

Love

βeℓℓe â๓e
Fishekzjarret e Dubait në Gines


Dubai theu rekordin botëror të spektaklit më të madh piroteknik në botë.

Ne faqen e Internetit të Rekordit Gines u mesua se vetem në minutën e parë, Dubai theu rekordin e mëparshëm të 2011-ës, qe mbahej nga Kuvajti sepse u lëshuan më shumë se 77 mije fishekzjarre. “Dhjetë muaj planifikim, mbi 500 mijë fishekzjarre te vendosur pergjate 94 kilometrave te bregdetit, u përdorën për spektaklin që zgjati rreth 6 minuta”.

Dubai eshte një arqipelag i krijuar nga ishujt të formuar nga njeriu. Aty ndodhet edhe ndërtesa më e lartë në botë; Burxh Kalifa, epiqendra e festimeve bashkë me hotelin luksoz Atlantis, i cili ndodhet në Palm Xhumeirah, një prej tre ishujve në formë palme.

Kompania amerikane e fishekzjarreve “By Grucci”, perdori 100 kompjuterë dhe 200 teknikë për të sinkronizuar spektaklin piroteknik, me një kosto prej 6.7 milionë dollarësh. Rekordi i fundit Gines i shënuar në Dubai është ai i vitit te kaluar; “Princess Tower” u regjistrua si ndertesa me e larte e banuar në botë. Prej vitit 2010 kur Dubai i zbuloi botës Burxh Kalifen, 828 metra larte, ka rrembyer vemendjen e te gjitheve, veçanerisht me festimet e vitit te ri dhe spektaklet e jashtezakonshme piroteknike.
TCH
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Mozaiku më i madh me boçe pishe, prifti nga Kosova në ‘Guinness’





Një shqiptar nga Kosova ka hyrë në librin e rekordeve ‘Guinness’, pasi ka realizuar një mozaik gjigant me boçe pishe. Vepra e priftit katolik Don Dominik Qerimi, e quajtur “Mozaiku i vlerave” përbëhet nga 51 mijë e 865 boçe pishash, është 15 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë dhe në të janë portretizuar figurat e Nënë Terezës, Don Boskos dhe Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të mbahet më 8 shkurt në Gjilan. Autoritetet e Librit Guinness të Rekordeve e kanë certifikuar veprën në kategorinë e re të krijuar enkas për këtë mozaik, me titullin: “Largest pine cone mosaic” (‘Mozaiku më i madh në botë me boçe pishash’).

/shqip/
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Rekordet e akuariumit më të madh në botë

“Mbretëria Oqeanike Chimelong” njihet tashmë si akuariumi më i madh në botë ka thyer pese rekorde botërore “Guinness”. Akuariim i cili ka kushtuar 806.5 milionë dollarë në Kinë, ka thyer rekordin për kupolën e shikimit nënujor më të madhe në botë, vaskën e akuariumit më të madhe në botë, dritaren e akuariumit dhe panelin akrilik, gjithashtu më të mëdhatë në botë.

Parku ujor pritet të bëhet një pikë e madhe atraksioni për turistët dhe është pjesë e “Chimelong Hengqin Bay Hotel”, hoteli më i madh me motive oqeanike ekologjike në Kinë. Një kanal 1000 metra lidh hotelin me Mbretërinë Oqeanike, dhe të ftuarit mund të përdorin taksitë e ujit që të lëvizin në kanal. Për ndërtimin e akuariumit u deshën tre vjet.

/albeu.com/









 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Selfie hyn në Guinnes

I krijuar për selfiet. Kjo është etiketa zyrtare e Nokia Lumia 730 Dual SIM. Nga Bangladeshi, Microsoft në bashkëpunim me Coca-Cola përdorën këtë pajisje për të thyer rekordin e "selfie"-t më të madhe në botë. Në këtë foto morën pjesë 1151">1151 persona.

Sipas rekordeve Guiness, "selfie" më i klikuar ishte ai i Elen DeGeneresit në ceremoninë “Oscar”, ndërsa më i madh deri tani ishte selfie me 279 njerëz.

Microsofti është duke pritur akoma konfirmimin nga Guiness për "selfie"-n me më shumë persona në të përmes kamerës 5MP të Lumia 730.







/albeu.com/
 

Jetmira

..........
Titulli: Rekordet Guinness

Eminem, Miley Cyrus dhe Metallica futen në rekordet Guiness
Cfarë kanë këto tre emra të përbashkët ? Jo shumë, përvec faktit që do të shkruhen në edicioni e ardhshëm te librit të rekordeve Guiness, libër i cili publikohet javën tjetër. Në një publikim ku shënohen arritje të jashtëzakonshme, këto tre emra të skenës së muzikës ia kanë dalë mbanë që të bëhen pjesë e saj, secili për arsye të ndryshme.

Metallica, grupi amerikan i muzikës metal është grupi i parë në historinë e muzikës që ka luajtur në evente në të shtata kontinentet, duke qenë se këtë vit luajtën dhe në Antarktidë.
Askush nuk do të habitet kur të dëgjojë se ylli problematik i muzikës pop, Miley Cyrus, u emërua si “Ylli i Pop-it Më i Kërkuar në Internet”. Mesa duket gjithë ai “twerking” ka dhënë frytet e veta.
I fundit në radhë, reperi Eminem, i mbiquajtur prestigjoze nga revista Rolling Stone si “Mbreti i Hip Hop-it”, do të shtojë dhe një arritje tjetër në repertorin e tij. Kënga e tij “Rap God”, pjesë e albumit”The Marshall Mathers LP 2″, u cilësua si “Kënga Hit Me Më Shumë Fjalë”, 1560 të tilla, e kënduar në 6 minuta e 9 sekonda. Nuk zhgënjen as këtë herë ylli i muzikës hip hop.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Rekordet Guinness

Njeriu që iu mbijetoi 638 atentateve



Ish-lideri kuban Fidel Kastro ka hyrë në librin e rekordeve "Guinnes" si njeriu ndaj të cilit janë kryer më së shumti atentate.

89-vjeçari ka qenë nën shënjestër për tu vrarë plot 638 herë për një periudhë kohe prej 47 vitesh.

Sipas "Guinnes" dhe CIA-s amerikane, Kastro ka qenë njeriu që ka dashur të eleminohet fizikisht nga më tepër njerëz.


/Albeu.com/
 
Top