• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Reportazh i FAZ për Shqipërinë, një pamje dramatike e krimit të lidhur me drogën.

Reportazh i FAZ për Shqipërinë, një pamje dramatike e krimit të lidhur me drogën. Ja pse ka më pak kanabis sivjet


Qeveria shqiptare e ka shpallur prioritet luftën ndaj kanabisit, ndërkohë që Bashkimi Europian është shprehur qartë se kjo luftë do jetë edhe kusht për nisjen e negociatave.

Në këto kushte, dy prej mediave më të rëndësishme gjermane, gazeta FAZ dhe televizioni publik ARD kanë përgatitur një reportazh nga Shqipëria.

Pikëpyetja kryesore që ngrenë gazetarët është kjo: Sa seriozisht e ka luftën ndaj kanabisit qeveria e Edi Ramës?

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se është i bindur që qeveria e ka lejuar vetë mbjelljen e kanabisit në vitin zgjedhor.
“Shumë drejtorë të policisë më kanë ardhur dhe më kanë thënë që të mos raportoj për mbjelljen e kanabisit. Më kanë thënë ‘të respektojmë dhe të mbrojmë. Që të mbetemi miq, mos bëj raportime për zonat tona’”.

“Krahas policëve të korruptuar, nga kultivimi i kanabisit kanë përfituar edhe shumë njerëz që nuk kanë perspektivë nga të ardhurat e ndershme. Sigurisht miliardat e këtij biznesi kanë një ndikim të madh. Këto para shkojnë për të mbështetur ato parti ose kandidatë që nuk e pengojnë biznesin e tyre të paligjshëm”, thuhet në reportazh.
“Se sa të ngushta janë këto lidhje, e tregon rasti i Klement Balilit. Në maj të vitit 2016, policia greke së bashku me Europolin dhe autoritetet amerikane të antidrogës, shkatërruan një bandë që kishte kontrabanduar kanabis dhe kokainë në Europën Perëndimore gjatë viteve të fundit, duke fituar miliona. Ata identifikuan Klement Balilin si personin kryesor. Ai ishte drejtor i Ministrisë së Transporteve në Sarandë, në jug të Shqipërisë. Përveç kësaj, familja e tij ka ndërtuar një hotel luksoz në plazh. Pavarësisht raportimeve të shumta për mungesën e lejes së ndërtimit, në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë politikanë të shumtë, mes tyre Arben Ahmetaj, tani ministër i Financave dhe Ilir Meta, Presidenti aktual i Republikës”.
Por përse ka më pak kanabis të mbjellë sivjet?

Sipas gazetarëve, arsyeja nuk ka lidhje me efikasitetin e qeverisë në luftën ndaj krimit.

“Disa të brendshëm thonë se kjo nuk ka ardhur për shkak të kontrolleve në rritje, por për shkak se bosët e drogës kanë pasur të korra gjigande vitin që shkoi. Magazinat janë plot. Dëshmi për këtë mund të gjendet në Bari në Italinë jugore. Roja bregdetare atje ka kapur me tonelata drogë”.

“Se sa seriozisht e ka qeveria e Ramës luftën ndaj kanabisit dhe nëse ajo mund të luftojë krerët e fuqishëm të bandave, kjo do të shihet vitin që vjen, kur kërkesa për kanabis do jetë më e lartë dhe vëmendja ndërkombëtare më e madhe”.syri net
 
Top