• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Respekti i Harruar

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Per te gjithe prinderit, shume shkrim i dobishem!
Shkrimi ne fakt trajtohet dhe nga ana fetare, ama juve mos u merzisni :p, merrni ate qe eshte universale per te gjithe njerezit pavarsisht besimit! Mund ti hiqja ca pjese por doja ta sillja sic ishte origjinal:D

Dr. Velid Fetihi

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për respektin e prindërve dhe për keqtrajtimin që disa fëmijë u bëjnë prindërve të tyre. Por, para se fëmijët tanë të arrijnë atë moshë ku u kërkohet ti respektojnë prindërit, pra të na respektojnë neve, duhet të dimë se ekziston dhe një respekt tjetër, respekt i cili harrohet dhe injorohet... po, bëhet fjalë për respektin tonë si prindër për fëmijët tanë.

Dikush mund dhe të pyesë: اfarë? Paska edhe respekt të prindërve për fëmijët? Paska keqtrajtim të prindërve për fëmijët?

Një burrë vajti tek kalifi Omer ibnul Hatab, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe iu ankua për të birin, i cili e keqtrajtonte dhe nuk i bindej. Omeri, i dha rastin edhe të birit që të flasë dhe pasi e dëgjoi, i tha babait të tij:”Ke ardhur të ankohesh për djalin tënd, ndërkohë që je ti ai që e ke keqtrajtuar i pari, je ti ai që i ke hyrë në hak i pari.”

Por, si mund ta respektojë prindi fëmijën e tij?
Po, e respekton fizikisht, shpirtërisht dhe mendërisht.

Ja si mund ta bëjë këtë:

Lidhur me respektin fizik, përfshin sigurimin e një banese, veshjes, ushqimit, pijes, mbrojtjes fizike nga gjithçka që e dëmton... Të gjitha këto janë detyrimet tona si prindër, karshi fëmijëve tanë. Nëse prindërit neglizhojnë secilën prej tyre, kjo konsiderohet si një formë “keqtrajtimi” ndaj fëmijëve.
Një formë tjetër keqtrajtimi fizik, është dhuna fizike ndaj fëmijës, goditjet, shuplakat etj... Ka shumë prindër të cilët mburren se i qëllojnë në fytyrë fëmijët e tyre, gjë të cilën e ka ndaluar i dërguari i Zotit a.s, edhe në raste luftërash. Profeti a.s thotë:”Nëse dikush prej jush është i detyruar të godasë, le të shmangë fytyrën!” Kjo, pasi fytyra është pjesa më e fisme e njeriut dhe goditja e s aj, është poshtërim dhe shkelje e dinjitetit njerëzor.

Mjekësia moderne ka zbuluar se goditja në fytyrë lë pasoja të rënda për trurin, sistemin nervor dhe sidomos atë në fytyrë. Pikërisht për këtë, janë sanksionuar ligje ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve që nga viti 1979, ku ndalohet kategorikisht qëllimi i fëmijëve, sidomos në fytyrë.

Kush prej nesh ka lexuar në biografinë e profetit Muhamed a.s, se ai ka qëlluar ndokënd si formë ndëshkimi?

Enes ibnu Malik, ishte një fëmijë të cilin e ëma e dërgoi tek profeti Muhameda a.s, me qëllim që të mësohet dhe edukohet prej tij, por edhe ti shërbejë. Tregon vetë Enesi:” I kam shërbyer të dërguarit të Zotit për dhjetë vite, e megjithatë, asnjëherë nuk kam dëgjuar prej tij qoftë dhe një kritikë, qoftë dhe një “uff”. Ai asnjëherë nuk më ka thënë për diçka që e kisha bërë “përse e bëre?” dhe as për diçka që nuk e kisha bërë “përse nuk e ke bërë?”. I dërguari i Zotit a.s, ishte njeriu me virtytet më të larta.”
Por si e ka edukuar profeti Muhamed a.s një fëmijë të tillë?

Jam ndalur gjatë para këtij hadithi dhe mbërrita në rezultatin se ai e ka edukuar me dashuri të sinqertë dh e të pakushtëzuar, e cila kishte si fryte të saj, dashurinë e vetë Enes ibnu Malik për Profetin a.s. Falë dashurisë që Enes ibnu Malik kishte për Profetin a.s, ai mësoi prej tij nëpërmjet modelit.

Sa prindër i qëllojnë në fytyrë fëmijët e tyre, me pretekstin e edukimit? Ta dinë se kjo bie ndesh me mësimet e islamit.


Lidhur me respektin shpirtëror ose psikologjik, kjo bëhet duke u siguruar një ambient dhe atmosferë të qetë, në të cilën ruhet dinjiteti i fëmijës, në të cilën fëmija ndihet i sigurt nga gjithçka që mund ta dëmtojë. Në këtë atmosferë, fëmija trajtohet si njeri i nderuar dhe i graduar nga vetë Zoti i lartësuar, si një krijesë të cilës i është dhënë shpirti nga fryma e Zotit. Ai nuk është pronë e askujt. Roli i prindërve është vetëm edukimi i mirë dhe sigurimi i atmosferës që i ndihmon të zbulojnë talentet që u ka dhënë Zoti, me qëllim që ta zgjedhin ata vetë linjën e tyre të jetës.

Një ndër format e dhunës psikologjike, është dhuna verbale, fjalët lënduese, ofenduese, ironizuese, tallëse dhe fyese, kërcënimi, fjalët banale etj...

Transmeton vetë Enes ibnu Malik, i cili i shërbeu profetit Muhamed a.s për dhjetë vite, se:”I dërguari i Zotit a.s nuk ishte ofendues, as banal dhe as mallkues.”
Dikush i kërkoi Profetit a.s që ti mallkojë idhujtarët, por ai iu përgjigj:”Unë nuk jam dërguar si mallkues, por jam dërguar si mëshirë.”

Nëse Profeti a.s refuzoi të mallkojë idhujtarët të cilët e kishin keqtrajtuar, si është e mundur që dikush prej nesh të mallkojë fëmijët e tij? Si mundet që njeriu të shajë dhe ofendojë fëmijët e vet?

Kurani na mëson se tek i dërguari i Zotit a.s, ne kemi modelin dhe shembullin më të mirë, për këdo që beson tek Zoti dhe tek bota tjetër.

Një formë e dhunës psikologjike, janë kritikat e herë pas hershme, krahasimi i fëmijës me fëmijët e tjerë, fjalët lënduese dhe gjithçka tjetër që e cenon zhvillimin dhe shëndetin emocional të fëmijës. Tek dhuna psikologjike dhe emocionale, hyn edhe ndjesia që prindi i lë të kuptojë fëmijës se është barë e rëndë për të, se është i padobishëm, gjë e cila ia përçudnon fëmijës imazhin që ka për veten dhe ia humbet vetëvlerësimin gjatë gjithë jetës.

Shkenca moderne i ka vërtetuar dëmet dhe pasojat negative të dhunës verbale dhe psikologjike, e cila dëmton zhvillimin fizik, mendor, psikologjik, social, emocional dhe akademik të fëmijës. Dhuna rrit shanset për depresion në të ardhmen e fëmijës, izolim, frikë dhe sëmundje të tjera të shumta. Në një bashkëpunim mes tre qendrave dhe universiteteve në Gjermani, u arritën rezultate surprizuese, pasi u pa se tek të rriturit që kanë vuajtur gjatë fëmijërisë së tyre nga dhuna dhe agresiviteti fizik, emocional dhe psikologjik, truri i tyre nuk ishte zhvilluar sa duhej në pjesën e përparme të tij. Ndër funksionet e lobit frontal të trurit, është planifikimi, marrja e vendimeve, shprehja e personalitetit dhe sjelljes sociale. Ajo është një vatër që ndikohet më së shumti nga presionet psikologjike. Këto rezultate u publikuan në revistën e psikologjisë biologjike.

Kurse, format e respektit të prindërve për fëmijët e tyre, janë të shumta.
Ndër to, mund të përmendim: Mësimi dhe edukata e mirë, përzgjedhja e shkollës dhe e mësuesve të tyre, respektimi i tyre dhe i mendimeve të tyre, dhënia e shansit dhe lirisë në të menduar larg injorimit dhe imponimit të mendimit të prindit në gjëra që pranojnë më shumë se një mendim. Faza e fëmijërisë, është faza kur tek fëmija zhvillohet truri dhe nëse nuk i krijohen hapësira në të menduar, privohet nga liria për të pyetur, debatuar dhe biseduar, ai e kalon gjithë jetën të privuar pasi rritet me këtë mendësi. Ai nuk do të mundet të mendojë në mënyrë të pavarur, nuk do të dijë të diskutojë, të pyesë... gjatë gjithë jetës.

Fëmijët tanë, kanë lindur me natyrë të pastër, ashtu siç ka dashur Zoti ti krijojë të gjithë njerëzit. Ata vijnë si një faqe e bardhë në këtë jetë, një faqe që e mbushin prindërit. Ata janë një tokë pjellore të cilën do e mbjellin prindërit. Dashuria e pakushtëzuar, do të japë fryte të ëmbël dashurie. Vlerësimi, respekti, durimi, zemërgjerësia, altruizmi etj... do të bëhen pjesë e pandarë e botës së fëmijës. Janë pikërisht prindërit ata që do i shijojnë frytet e edukimit të fëmijëve të tyre.
Aq sa ti respektojmë fëmijët tanë në vegjëli, aq do të na respektojnë kur të rriten. Bërthama e dashurisë e cila mbillet në zemrën e një fëmije të lindur me natyrë të pastër, të vaditur me dhembshuri, zemërgjerësi, durim dhe altruizëm, një ditë do të bëhet një pemë prodhuese dhe duart e para që do të zgjaten për të përfituar nga këto kokrra, janë duart që e mbollën dhe u kujdesën për të.

Keqtrajtimi që fëmijët u bëjnë prindërve, në përgjithësi, është produkt i asaj që kanë mbjellë vetë këta prindër. Prandaj, le ti frikësohemi Zotit në produktin që mbjellim. Profeti Muhamed a.s thotë:”I ndihmoni fëmijët tuaj që tu respektojnë. Kush dëshiron, mund të korrë dhe keqtrajtim nga fëmija.”

Duke i respektuar dhe duke u falur dashuri në vegjëli, ne i ndihmojmë fëmijët tanë që kur të rriten të na respektojnë. Nuk ka përse të radhitemi tek ai të cilit hazreti Omeri i tha:”E ke keqtrajtuar, para se të të keqtrajtojë, e ke lënduar para se të të lëndojë.”
Le të radhitemi tek ajo shtresë njerëzish për të cilët Profeti a.s ka thënë:”Zoti e mëshiroftë një prind i cili e ndihmon fëmijën që ta respektojë.”
Ditën e Kiametit, do të pyetemi për respektin që u kemi bërë fëmijëve, para se fëmijët të pyeten për respektin që na kanë bërë.

Perktheu: Elmaz Fida
 
Top