• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Marla

COVID-19
Vendndodhja
Kine
Militantët e Shtetit Islamik kanë filluar sërish sulmet e tyre dhe vetëm sot deri tani raportohen 33 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Sulmi i parë ndodhi në një fabrikë gazi në Juglindje të Francës, ku u gjet një person me kokë të prerë dhe disa të tjerë të plagosur.
Mediat vendase bënë me dije se në vendin e ngjarje u gjet një flamuj i ISIS, ndërsa njëri nga autorët është kapur dhe ka deklaruar se është pjesë e Shtetit Islamik.
Sulmi i dytë ka ndodhur në një xhami në Kuvajt, ku deri tani raportohen 13 të vdekur, ndërsa në Tunizi një person ka qëlluar me armë turistët, duke lënë të vdekur 19 prej tyre.

(c) Sot
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Nje gje nuk kuptoj. Si aq lehte depertojne ne France ? Po te tentone donje shqiptare te shkoje per azil, ta fusin ne burg pastaj drejt ne Kosove.
 

Hartini

Well known member
Titulli: Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Nje gje nuk kuptoj. Si aq lehte depertojne ne France ? Po te tentone donje shqiptare te shkoje per azil, ta fusin ne burg pastaj drejt ne Kosove.
Po ça nuk kupton ti mo , ai nuk erdhi nga ushtria islamike per te depertuar ne France . Eshte francez musulman dhe me pune e me familje ne France ,
Eshte babai i tre femijve .
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Hartin, thua familjet muslimane andej s'jane ne vezhgim ? Ketu mund te supozohet cdo gje, deri sa te zbardhet rasti (Uroj forumi t'jete gjalle deri atehere).
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Sherbimet sekrete te perendimit s'lene gje pa shpikur dhe pa bere. Une habitem pse myslimanet behen kaq lehte leve e tyre. Vertete misterjoze....per ata me pak horizont.

Islami ka parime te shendosha qe nuk te le te gabosh.(...!)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Titulli: Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Dëshmitarët e masakrës së Tunizisë: Ishte si një film horror



Dëshmitarët e kanë përshkruar si një ngjarje horrori sulmin në plazhin e Tunizisë, që u mori jetën 39 personave dhe plagosi 36 të tjerë.

Dikush ka parë bashkëshortin që kishte në krah të vdekur, një vajzë ka parë prindërit teksa u ekzekutuan mizorisht, e të tjerë, teksa janë munduar për të mbrojtur të afërmit e tyre nga plumbat, janë plagosur rëndë vetë.


“Fillimisht menduam se ato ishin fishekzjarre dhe jo të shtëna. Pastaj sytë na zunë një burrë të maskuar me të zeza, i cili vraponte nëpër rërë duke mbajtur diçka në krahë. Kur e drejtoi e kuptuam se ajo ishte një armë. Më pas, e vetmja gjë që dëgjuam ishte zhurma e të shtënave dhe më pas persona të vdekur mbi shezlonë”, ka treguar njëri prej tyre për mediat britanike.

Të shtunën, disa nga të mbijetuarit kanë bërë homazhe në plazhin e sulmuar. Sipas sekretarit të Jashtëm anglez, Philip Hammond, të paktën 8 viktima janë identifikuar si britanikë, ndërsa pjesa tjetër gjermanë, irlandezë, belgë dhe tunizianë.

Por me shumë gjasa numri i perëndimorëve që humbën jetën do të rritet.

Sulmi ndodhi mesditën e së premtes kur dy persona hapën zjarr në hotelin me 5 yje “Marhaba”.

Njëri qëlloi në plazh, ndërsa tjetri në pishinën e kompleksit. Në fakt, policia dyshon se pjesë e këtij incidenti të rëndë ishin më shumë se dy. Dyshohet për persona të infiltruar, të cilët shërbenin si ndihmësat e tyre, duke u dhënë edhe sinjalin se kur duhet të fillonin vrasjet masive.

Disa nga viktimat e kishin të premten si ditën e fundit të pushimeve, pasi në darkë ata do të niseshin drejt aeroportit për t’u larguar.

Ngjarja e Tunizisë ndodhi vetëm pak orë pas asaj në Francë, ku një grup personash që deklaruan përkatësinë në radhët e Shtetit Islamik, i prenë kokën një personi dhe plagosën disa të tjerë në një sulm ndaj një impianti gazi në Lion.

Ndërsa gjatë pasdites së të premtes, shënjestër u bë edhe Kuvajti, ku nga sulmi në një xhami humbën jetën 25 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

/ Top Channel
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Titulli: Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Gazetari investigativ shmang planin terrorist në Londër



Një plan terrorist i Shtetit Islamik për të shpërthyer një bombë në Ditën e Forcave të Armatosura, në Britani, është shmangur nga e përditshmja “The Sun”.

Gazeta në fjalë njofton në edicionin e saj online se, një atentat vetëvrasës ishte planifikuar të realizohej për të goditur ushtarët gjatë paradës së tyre.

Pasi ka marrë informacionin, komanda e anti-terrorit në Scotland Yard ka punuar gjatë gjithë natës për të garantuar sigurinë e ushtarëve dhe qytetarëve që do të ndjekin paradën, në zonën Merton, në jug-perëndim të Londrës, e cila ishte vënë në shënjestër të ISIS.

Grupi terrorist synonte të shpërthente një bombë artizanale, por dështoi pasi një nga liderët e tij në Siri, pa dashje angazhoi një gazetar të infiltruar të “The Sun” për të realizuar planin.

Lajmi vjen një ditë pasi militantët e Shtetit Islamik bënë një masakër me 37 viktima në një nga resortet më të njohura turistike në Tunizi, shumica e të cilave ishin shtetas britanikë.

Nga raportimet e “The Sun” mësohet më tej se, eksponenti i ISIS i kishte thënë gazetarit: “t’i godasim ushtarët në tokën e tyre”.

Ai i kishte mësuar reporterit se si të ndërtonte një bombë artizanale me një tenxhere, të cilën ky i fundit do ta fuste në një çantë shpine dhe do ta shpërthente teksa e mbante në kurriz.

“Kryeterroristi Junaid Hussain, i cili kishte braktisur Britaninë për të vajtur në Siri, mësoi gazetarin se si të bënte bomba, por ky i fundit njoftoi autoritetet”, shkruan “The Sun”.

Ndërkohë, në një reagim, policia britanike ka deklaruar se masat e sigurisë janë përforcuar. “Inkurajojmë publikun që të ndjekë paradën normalisht”, ka deklaruar një zëdhënës.

/ Top Channel
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Rikthehet "ISIS", tre sulme brenda ditës: Francë, Kuvajt dhe në Tunizi

Pse do mbyllen 80 xhami nga shteti tunezin, a nuk jane produkt izraelo-amerikan keta atentate lol

ps. Mjere kush la koken aty
 
Top