• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Robben: Nuk mund të luaj ndaj Unitedit

The Game©

Antar Aktiv

Njëri nga futbollistët kryesorë të Bayern Munichut, Arjen Robben, është lënduar në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Stuttgartit dhe ashtu siç kemi raportuar ditë më parë, Robben mendon se nuk do të mund të luajë ndaj Manchester Unitedit.
Bayerni pret në Allianz Arena Manchester Unitedin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa mungesa e Robben është goditje e rëndë para ndeshjes që zhvillohet të martën.

“Lëndimi erdhi në ndeshjen ndaj Schalkes. Ai është përkeqësuar në minutat e fundit të sfidës ndaj Stuttgartit. Nuk është dëmtim serioz por ndeshja kundër Manchester United është shumë pranë. Unë nuk do të luaj, por vendimin definitiv do ta marr pak para fillimit të ndeshjes”, tha Robben. /Telegrafi/
 
Top