• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rousseau

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL


Djalë i një orëndreqësi, Zhan-Zhak Rusoi (Jean-Jacques Rousseau) u lind më 28 qershor 1712 në Gjenevë. E ëma, kalviniste, vdiq pak kohë pas lindjes së tij. Babai, i dënuar me syrgjyn për përleshje, ia besoi Zhan Zhakun, kur ky ishte dhjetë vjeç, një xhaxhai që e futi në një pension te një prift në fshat (1722-1724). Pas përpjekjeve për të mësuar te një noter, pastaj te një gdhendës (1724-1728), djaloshi u arratis në Gjenevë dhe u konvertua në katolicizëm për t’i shpëtuar skamjes dhe për t’i pëlqyer asaj që e priti në Anesi, zonjës Dë Varens. Kjo kalviniste e vjetër e konvertuar, që ai e quante “Mama”, do të ishte për të, në Anesi pastaj në Shamberi, një lloj nëne-dashnore. Edhe kur ishte mësues muzike, Rusoi merrej gjithë përkushtim me filozofi, letërsi, teologji dhe muzikë. Ai krijoi gjithashtu dhe zhvilloi një sistem të ri të notave muzikore.

Me të mbërritur në Paris më 1742, u njoh me enciklopedistët, mes të cilëve Didronë, që e futi për të shkruar zërat e Enciklopedisë kushtuar muzikës. Rusoi frekuentoi njëfarë kohe sallonet intelektuale më në modë, pastaj, më 1745, vendosi të bashkëjetonte me një shërbëtore bujtine, Tereza Lavasër, familja e së cilës jetonte në kurriz të saj. Pesë fëmijët e tyre iu besuan asistencës publike. Më 1750, Rusoi njohu lavdinë letrare – në të njëjtën kohë që njohu edhe skandalin – me çmimin që mori në Dizhon për Diskutim mbi shkencat dhe artet, që shënoi gjithashtu fillimin e grindjes me filozofët e tjerë. Sukses i ri dhe skandal i ri më 1755 me veprën Diskutim mbi zanafllën dhe bazat e pabarazisë midis njerëzve. I rikthyer në Gjenevë dhe te kalvinizmi më 1754, Rusoi u vendos përsëri në Francë më 1756, në pronën e zonjës Dë Epine, mbrojtëse dhe pa dvshim dashnore e tij. I grindur me të dhe pak nga pak edhe me të gjithë miqtë e vjetër që, sipas tij, e persekutonin (që ishte pjeserisht e vërtetë), u tërhoq më 1757 në Montmoransi, te mareshali i Luksemburgut. Rusoi shkroi në vetmi veprat e tij më të mëdha, që do të dilnin më 1761 (Zhyli ose Heloiza e re) dhe më 1762 (Erruli ose për Kontratën shoqërore).

I censuruar dhe i dënuar nga Parlamenti i Parisit, njohu tetë vjet jetë endacake, i ndjekur nga pushteti katolik dhe nga agjentët e Volterit. Pasi u strehua në vende të ndryshme të Zvicrës, qëndroi një farë kohe në Angli te Devid Hjumi. Shumë shpejt u grind edhe me këtë dhe nën krizat e delirit paranojak, Rusoi u kthye në Paris më 1770, ku iu vu përpilimit të Rrëfimeve dhe të Endërrimet e shetitësit vetmitar. Ai vdiq te një mik në Ermenovil, pranë Parisit, më 2 korrik 1778.
Krahas Heloiza e re, Emili dhe Kontratës shoqërore, vepër tjetër e madhe e Rusoit është Rrëfmet, që u botua pas vdekjes së filozofit. Rrëfimet të shkruara me një çiltëri që nuk kursejnë njeri dhe sidomos autorin e tyre, janë një autobiografi shumë tronditëse.
Modeli rusoist i “paktit shoqëror” ndryshon rrënjësisht nga ai i liberalizmit anglo-sakson, që mbështeten në të njëjtat burime: Tomas Hobsi dhe Xhon Loku. Në qendër të liberalizmit gjendet liria e individit, që duhet të tjetërsohet në sovran veçse në rast domosdoshmërie absolute. Te Rusoi, përkundrazi, individi i nënshtrohet tërësisht kolektivit të “vullnetit të përgjithshëm”, përfaqësuesit e të cilit kanë kështu një pushtet absolut, të njohur nga të gjithë. Regjimi i Terrorit (1793-1794), vendosur nga Robespieri dhe kolegët e tij u drejtohet posaçërisht teorive të Rusoit, ashtu si konceptet fashiste të “shtetit organik” në Italinë e shekullit XX. Megjithatë duhet parë, për të lehtësuar Rusonë, se utopia e tij politike nuk ishte menduar për shtetet e mëdha si Franca, por në shkallën e bashkësive më të vogla, si ajo e kantonit të Gjenevës ku ishte lindur dhe ku uniteti politiko-fetar ishte vendosur në kohën e Reformës. Nga kjo traditë e dyfishtë kanë dalë projektet e bashkësisë e “socializmit” të parë në shekullin XIX, si dhe shumë projekte të kolonializmit në Amerikën e Veriut, duke i dhënë shkas “komunotarizmit”. Në sociologji, përgjithësisht arrihet në përfundimin se “bashkësia” në kuptimin e kolektivizmit rusoist dhe “shoqëria” si marrëdhënie shoqërore shumë më anonime, nuk është kusht që ta përjashtojnë njëra-tjetrën.

Njeriu është i mirë në gjendjen e natyrës, mëson Zhan-Zhak Rusoi. اdo përmirësim i individit kalon nëpërmjet lirisë nga natyra e tij, i çliruar nga tërësia e koneepteve të gabuara të lindura nga shoqëria. اdo përmirësim i shtetit kërkon të rikrijohen kushtet e një bashkësie njerëzore natyrore, në të cilën egoizmi i lindur nga qytetërimi të mos ketë asnjë rol.
Në qoftë se i besojmë Zhan-Zhak Rusoit (Jean-Jacques Rousseau), “ideja e papritur” për t’iu përgjigjur pyetjes së Akademisë së Dizhonit: “A ka ndihmuar rivendosja e shkencave dhe e arteve në pastrimin e zakoneve”, i lindi duke shkuar më këmbë nga Parisi në Vansenë, në tetor të vitit 1749, për të vizituar shkrimtarin Denis Didro, i burgosur për botimet ateiste. Didroi, nga ana e tij, tregon se kishte diskutuar për këtë temë me atë që kishte marrë përsipër redaktimin e artikujve të Enciklopedisë mbi muzikën dhe se i kishte sugjeruar me bindje dhe qartë disa paradokse. Me tekstin e tij të titulluar Diskutim mbi shkencat dhe artet (1750), Rusoi do të fitonte çmim dhe do të bëhej i famshëm menjëherë. Zhvillimi i përgjithshëm nuk e kishte bërë aspak më të mirë njeriun, shpjegon Rusoi, por ndodhi e kundërta: luksi dhe kënaqësia blihen me çmimin e skllavërisë; shthurja ngrihet mbi moralin e thjeshtë të popullit dhe njerëzit e kulturuar vënë në lojë ata për të cilët ka mbetur ende diçka e shenjtë. Me fjalë të tjera, marrëdhëniet shoqërore nuk janë aspak të natyrshme, sepse nuk përputhen më me të drejtën dhe moralin e natyrshëm; qytetërimi, në tërësinë e tij, ecën në rrugë të gabuar. Kërkimi me mish e me shpirt i së natyrshmes, rrëfimi publik i ndjenjave, hedhja poshtë e çdo hipokrizie morale, të gjitha këto janë një mënyrë intelektuale që e ka zanafillën tek iluministët anglezë dhe në teorinë lokiane e së drejtës së natyrshme. Risia e mendimit të Rusoit është se ajo vë natyrën dhe arsyen në një marrëdhënie historike.

Duke paraqitur para kohe shkrimet e mëvonshme të Rusoit, mund ta përmbledhim kështu filozofinë e historisë: gjendja e moralitetit natyror humbi gjatë procesit historik të qytetërimit; e vetmja gjë e mirë që lindi nga ky proces është arsyeja, me ndihmën e së cilës synojmë të kthehemi në gjendjen para humbjes së të natyrshmes. Në qoftë se kjo natyrë e çoroditur – sa ajo e njeriut aq edhe asaj që e rrethon – mund të çohet nga arsyeja tek ajo që ishte, atëherë arsyeja do të bëhet e natyrshme.Kështu do të ruanim veten nga dysia e natyrës dhe e arsyes (ose e shpirtit), që shënon qytetërimin modern dhe teoritë mekaniciste të iluministëve. Kjo është një nga idetë themelore të fundit të kësaj periudhe dhe mbart tërësisht vulën e Rusoit.

Më 1753, e njëjta akademi e Dizhoriit bëri një konkurs të dytë, me temën e mëposhtme: “Cila është zanafilla e pabarazisë së kushteve midis njerëzve, dhe nëse është e lejuar nga ligji natyror?” Si përgjigje, Rusoi hartoi Diskutim mbi zanafllën dhe themelet e pabarazisë midis njerëzve (botuar më 1755), në të cilin e radikalizoi mendimin e tij. Kuptohet vetvetiu se të gjithë njerëzit nuk janë të barabartë natyrisht, por pabarazia më e keqe midis tyre mbështet mbi pronësinë që ndan shoqërinë në lart dhe poshtë, të pasur dhe të varfër dhe kjo pronësi është gjithçka, me përjashtim të një të drejte natyrore, (…) është dukshëm kundër Ligjit të Natyrës, në çdo mënyrë që ta përkufizojmë, (…) që një grusht njerëzish ka me shumicë gjëra të tepërta, ndërsa shumicës së uritur i mungojnë gjërat më të domosdoshme. Ky sulm frontal ndaj pronës private ishte i fuqishëm dhe Volteri, filozof si Rusoi, por borgjez i madh shumë i pasur, shprehu me rezerva sarkastike pasionin e gjenovezit për “të egrit e mirë” dhe gëzimin që kishte ai “për të ecur me këmbë e me duar”. Rusoi nuk mori këtë herë asnjë çmim, por idetë dhe shkrimi i tij lirik i dhanë një sukses të madh. Filozofi ndërmori më pas shtjellimin dhe hedhjen në baza më të shëndosha të ideve të tij. Këtë e bëri në tri vepra të trasha që dolën në vitet 1761 dhe 1762: Zhyli ose Heloiza e Re (1761), Ermli ose për edukimin (1762) dhe Për kontratën shoqërore (1762).

“Heloiza e re” quhet Zhyli dhe mishëron në vetvete, në mënyrë të adhurueshme, natyrën e arsyeshme që gjen gjithmonë, pavarësisht nga gjithë tundimet, mesin e drejtë midis pasionit dhe moralit natyror – domethënë besnikërinë te martesa. Ky roman epistolar përshkohet nga ide filozofike dhe nga koncepte të figurshme, si ai i “kafazit” në kopshtin e Zhylisë: këtu nuk bëhet fjalë si mund të pritet për një kafaz të madh ku janë burgosur zogjtë, por për një vend të veçuar ku zogjtë mblidhen vetë, sepse gjejnë aty ushqim dhe fjalë të ëmbla.
Arsyeja e Zhylisë shkori drejt natyrës dhe e bën atë një shoqëruese: zogjtë mbeten të lirë dhe kënaqin me dëshirë vullnetin e saj. Emili ose për edukimin u bë, me kalimin e kohës, vepra me ndikimin më të madh për shkrimet që trajtojnë pedagogjinë. Ajo përshkruan, nën një formë të romanizuar, edukimin plot dashamirësi të arsyeshme të një djaloshi të ri me emrin Emil. Një edukim i arsyeshëm qëndron në nxitjen e prirjeve të mira natyrore që ka secili në vetvete dhe në mbrojtjen e ndikimeve të dëmshme të shoqërisë. Arsyeja nuk i është imponuar prej së jashtmi, por shpaloset vetë duke filluar nga natyra e pastër e Emilit. Pedagogjia nuk është një shoqërizim nëpërmjet forcës, por një nxitje e durueshme e dhuntive të natyrshme.

Te Për kontratën shoqërore, Rusoi tregon se në ç’gjë një liri e arsyeshme për shoqërinë perëndimore mund të ketë kuptim. Nëpërmjet “paktit shoqëror” që ata lidhin kur janë të lirë në gjendje natyrore, njerëzit ia lënë të gjitha të drejtat e tyre bashkësisë si “sovran”absolut. Të shtyrë nga arsyetime tërësisht kushtuar “sedrës” së tyre, ata heqin dorë nga liria e tyre individuale duke e mbartur atë tek “trupat politike”. Duke filluar nga ky çast, mbretëron “vullneti i përgjithshëm” i mishëruar nga qeveria e zgjedhur. Megjithatë qytetarët mbeten të lirë përderisa janë pjesë përbërëse të këtij vullneti të përgjithshëm. Nëpërmjet paktit shoqëror në të cilën hyjnë, ata heqin dorë solemnisht për ta lënë sedrën e tyre të shndërrohet në “egoizëm” dhe i japin bashkësisë të drejtën të marrë masa kundër qytetarëve egoistë. Ata marrin për pronën e tyre – objekt kujdesjesh i sedrës së tyre – siguritë e shtetit (Rusoi pranon kështu njëfarë të drejte të pronës, sigurisht jo natyrore, por të arsyeshme); shteti duhet megjithatë të kujdeset të ndalojë ndryshimet shumë të mëdha në ndarjen e pronësisë, që do të bënin të shpërthente lidhja e fortë e bashkësisë. Me qëllim që vullneti i përgjithshëm – domethënë populli sovran si shtet – të mos shpërbëhet në vullnete individuale që hahen midis tvre, Rusoi vendosi një “fe civile”, që përfshinte kultin e atdheut – një lloj sinteze midis krishterimit minimal dhe kultit të qytetarisë antikase. Revolucioni Francez, nën shtytjen e Maksimilian dë Robespierit, adhurues i Rusoit, u përpoq të ngrinte kultin e shtetit të “Qenies supreme”. Dhe më 11 tetor 1794, eshtrat e filozofit u mbartën në Panteon.

JETثSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ZHAN ZHAK RUSOSث
* Pranë shtëpisë së Rusoit banonte një i pasur mendjemadh që kishte shumë dekorata, midis tyre edhe Kordonin e Kuq. Ai kishte edhe shumë të drejta fisnikërie, të drejtën e gjahut, që ishte privilegj vetëm për fisnikët. Njëherë një lepur i parkut të një fisniku shkoi në kopshtin e vogël të Rusoit. Ai e kapi lepurin pa shumë zor. Fisniku e paditi filozofin. Atëherë Rusoi i shkroi një letër ku i kërkonte falje dhe të cilën e përfundonte kështu: “Kam shumë respekt për lepujt e zotërisë suaj, por që tani e tutje, për t’i dalluar nga të tjerët, ju lutem t’u vini në bisht një kordon të kuq”.

* Një jezuit e pyeti Zhan Zhak Rusonë sesi kishte arritur të shkruante çdo gjë me pasion të zjarrtë.
- E thjeshtë, – iu përgjigj Rusoi, – unë nuk kam shkruar veçse atë që kam menduar dhe kam ndjerë.

* Një ditë një vajzë e re, i bëri këtë pyetje Rusoit:
- Si mund ta bëj të lumtur një burrë?
Autori i “Kontratës shoqërore” nuk foli, mori një fletë të bardhë dhe shkroi:
“Bukuria= 0; aftësia për amvisë = 0; edukata, kultura, pasuria = 0; zemërmirësia = 1″.
Zonjusha e lexoi dhe u habit.
- Po, a flisni seriozisht, ju lutem? – thirri ajo.
- Në të vërtetë, – u përgjigj filozofi, – kur një femër nuk ka tjetër veç zemrës së mirë ajo vlen një pikë.
Kur është dhe e hijshme dhe e pasur, vlen plus një zero, që është baraz me dhjetë dhe në qoftë se ka edhe të dhëna të tjera, vlera e saj shkon në njëqind dhe njëmijë. Por pa cilësitë e shpirtit të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi.

* Sadiun e burgosën turqit, e bënë skllav, pastaj e detyruan, të punonte si argat. Ky e pëlqeu si njeri dhe i dha të bijën për grua. Po e shoqja e Sadiut ishte një grua e ashpër, e fortë dhe prepotente. Pas një grindjeje midis dy bashkëshortëve gruaja i tha Sadiut:
- Nuk të kujtohet që babai im të bleu për dhjetë xekine? Dhe Sadiu iu përgjigj:
- ثshtë e vërtetë, po pastaj më shiti prapë për njëqind!
Dhe në qoftë se në fillim isha skllav i një burri, tashti jam skllav i një gruaje.

* Filozofin Zhak Zhan Ruso e sulmoi qeni i një fisniku dhe e rrëzoi për tokë. Kur i zoti i qenit e mori vesh i dërgoi një prej sekretarëve të vet për t’i kërkuar falje dhe për të pyetur se ç’kërkonte për dëmshpërblim.
- Ta mbani këtej e tutje qenin me rrip në qafë, – u përgjigj filozofi.

* Zhan Zhak Rusoi u ftua për drekë te një poet, të cilit iu desh ta mbante vetë gjallë të gjithë bisedën, sepse askush nga të pranishmit nuk nxori asnjë fjalë.
Për të ngacmuar Rusonë poeti thirri që ta dëgjonte mirë:
- Sa vështirë është të bësh të flasë një ari!
- ثshtë e vështirë, – u përgjigj Rusoi, – është më vështirë të flasë një ari sesa një papagall.

* Fjalët e fundit që tha Rusoi para se të vdiste ishin: – Hapni dritaren që të shoh edhe njëherë diellin!

/diplomat.al/
 

flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Rousseau

Faleminderit Sweety..
Mua me pelqeu shume kjo histori:

* Një ditë një vajzë e re, i bëri këtë pyetje Rusoit:
- Si mund ta bëj të lumtur një burrë?
Autori i “Kontratës shoqërore” nuk foli, mori një fletë të bardhë dhe shkroi:
“Bukuria= 0; aftësia për amvisë = 0; edukata, kultura, pasuria = 0; zemërmirësia = 1″.
Zonjusha e lexoi dhe u habit.
- Po, a flisni seriozisht, ju lutem? – thirri ajo.
- Në të vërtetë, – u përgjigj filozofi, – kur një femër nuk ka tjetër veç zemrës së mirë ajo vlen një pikë.
Kur është dhe e hijshme dhe e pasur, vlen plus një zero, që është baraz me dhjetë dhe në qoftë se ka edhe të dhëna të tjera, vlera e saj shkon në njëqind dhe njëmijë. Por pa cilësitë e shpirtit të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi.
 
Top