• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rrëfime të çuditshëm nga njerëzit që pretendojnë se janë rimishëruar


Rimishërimi është një temë shumë e përfolur, ndërsa dëshmia më e fortë për ekzistencën e tij janë tregimet e njerëzve, që pretendojnë të jenë rimishëruar.

Dhimbja nga lëndimi i vjetër Katërvjeçari Edëard Austrian herë pas here ishte ankuar se kishte dhimbje fyti. Për më tepër, ai i kishte treguar nënës së tij disa rrëfime shumë të detajuara, në të cilat ai pretendonte se kishte qenë ushtar i Luftës së Parë Botërore, ku, sipas tij, ai ishte qëlluar në fyt dhe kishte vdekur. Përfundimisht, pasi që kjo gjendje ishte bërë e padurueshme, prindërit e djaloshit kishin vendosur ta dërgonin tek doktorët, megjithatë ata nuk kishin arritur ta gjenin shkaktarin e dhimbjeve të fytit. Si rrjedhojë, doktorët kishin vendosur t'ia heqin bajamet nga fyti, veprim pas të cilit në pjesën e brendshme të fytit të katërvjeçarit kishte filluar të zhvillohej një cist, që i kishte lënë të habitur edhe doktorët. Gjithsesi, me kalimin e kohës, pa asnjë lloj trajtimi, cisti kishte filluar të zhdukej. Pra, ka mundësi që shpirti i vjetër po i shëronte ngadalë plagët në trupin e ri.

Vajza gjen shtëpinë e saj të vjetër Një vajzë e vogël që quhej Ampan kishte raportuar se i kujtohej jeta e kaluar si një pesëvjeçare. Ajo vazhdimisht kishte insistuar që prindërit e saj ta dërgonin në shtëpi, mirëpo ata gjithmonë i ishin përgjigjur, duke i thënë se ajo veçse ishte në shtëpi. Si rrjedhojë, ajo ia kishte shpjeguar prindërve të saj se si ajo kishte jetuar në një fshat të afërt, në Buhom, dhe se kishte vdekur nga gripi, duke shtuar që në jetën e kaluar ajo ishte quajtur Somëong. Kur Ampan i kishte mbushur tetë vjet ajo dhe familja e saj kishin shkuar në një festival fetar në Buhom ku Ampan i kishte dërguar prindërit e saj tek një shtëpi, për të cilën kishte pretenduar se kishte qenë e saja. Ajo më pas ishte takuar edhe me një grua, të cilën e kishte quajtur nënë. Për më tepër, Ampan kishte thënë se po kërkonte një hajmali dhe kishte shkuar drejt e në vendin ku Somëong e kishte fshehur. Nga ajo ditë, Ampan rregullisht e kishte vizituar familjen e saj të vjetër.

Kërkimi i Bridey Murphy-t Një rast shumë i njohur i reinkarnacionit është ai i gruas nga Kolorado që quhej Virgina Tighe, e cila ishte përzgjedhur që të hipnotizohej nga një burrë lokal, që quhej Morey Bernstein. Menjëherë pasi që kishte rënë në hipnozë, Virgina kishte filluar të fliste me një aksent të rëndë irlandez. Supozohet që asaj i ishin kujtuar këngë dhe tregime irlandeze, gjatë kohës kur ka qenë nën ndikimin e hipnozës. Ajo kishte thënë që ishte lindur në vitin 1798, dhe se quhej Bridey Murphy, për të vazhduar më pas me tregimin për familjen dhe bashkëshortin e saj. Morey Bernstein i kishte shënuar të gjitha gjërat që Virgina i kishte përjetuar dhe më pas i kishte përmbledhë në një libër, që ishte bërë bestseller. syri net
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Po sikur ne te jemi nje cikel i pafund i obliguar te beje te njejten jete cdo here pa e ditur?
 
Top