• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Rremuje e perditshme

Franz Kafka

Kjo është ngjarje e përditshme dhe përfundimi i saj është rrëmuja e përditshme. A-ja duhet të kryejë një punë të rëndësishme me B-në, që banon në H. Niset për bisedimin e parë në H, për të përshkruar rrugën i duhen dhjetë minuta, po aq për t’u kthyer dhe në shtëpi mburret për këtë shpejtësi të jashtëzakonshme. Të nesërmen kthehet në H. për t’i dhënë fund punës. Duke e marrë me mend se kjo gjë do t’i hajë disa orë, A-ja niset në mëngjes pa zbardhur. Por pavarësisht se rrethanat, të paktën sipas tij, janë të njëjta me ato të një dite më parë, kësaj here për të mbërritur në H, i duhen dhjetë orë. Pasi mbërrin në darkë, i lodhur e i këputur, merr vesh se B-ja ishte mërzitur duke e pritur dhe ishte nisur para një gjysmë ore për në fshatin e A-së, madje duhet të ishin takuar rrugës. E këshillojnë të presë, po A-në e ha meraku për punën e tij, niset për rrugë dhe rend për në shtëpi.

Kësaj here, pa e vënë re, e përshkon largësinë sa hap e mbyll sytë. Në shtëpi merr vesh se B-ja kishte mbërritur në mëngjes menjëherë pas nisjes së A-së; madje i thonë se ai u kishte thënë se te pragu i shtëpisë e ishte takuar A-në, i kishte kujtuar çështjen e asaj pune, po A-ja nuk i kishte dhënë përgjigje, duke i thënë se nuk kishte kohë për të humbur dhe ishte nisur me të katra.
B-ja megjithë sjelljen e pa shpjegueshme të A-së, kishte ndenjur për ta pritur. I thonë se ai shumë herë kishte pyetur a ishte kthyer A-ja dhe se ndodhej atje lart, në dhomën e A-së.
A-ja i gëzuar se tani mund të flasë me B-në e t’i thotë gjithçka, ngjit me vrap shkallët. Pa mbërritur mirë, i pengohet këmba, pëson një këputje mishi dhe gati i bie të fikët nga dhimbja; nuk mund as të thërrasë, po vetëm bërbëlit në errësirë dhe ndjen se B-ja (nuk e merr vesh se larg apo afër) – zbret shkallët me tërbim e potere të madhe dhe zhduket një herë e mirë.
 
Top