Rumi: pjekuria shpirtërore

PJEKURIA SHPIRTËRORE.
6 pyetje për Rumin, një mjeshtër shpirtëror persian i shekullit të 13-të:
- Çfarë është helmi?
Gjithçka që na duhet është helmi. Mund të jetë fuqi, dembelizëm, ushqim, ego, ambicie, frikë, zemërim apo çfarëdo tjetër...

-Çfarë është frika?
Mos pranimi i pasigurisë. Nëse pranojmë pasigurinë, ajo bëhet aventurë.

-Çfarë është zilia?
Mospranimi i lumturisë tek tjetri. Nëse e pranojmë, bëhet frymëzim.

- Çfarë është zemërimi?
Mospranimi i asaj që është jashtë kontrollit tonë. Nëse pranojmë, bëhet tolerancë.

-Çfarë është urrejtja?
Mospranimi i njerëzve ashtu siç janë. Nëse i pranojmë pa kushte, atëherë bëhet dashuri.

- Çfarë është pjekuria shpirtërore?
Është kur ne ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe fokusohemi në ndryshimin e vetvetes.

Është kur i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.

Është kur kuptojmë se secili ka të drejtë nga këndvështrimi i tij.

Është kur mësoni të 'lëshoni'.

Është kur jemi të aftë të mos kemi “pritje” në një marrëdhënie dhe japim nga vetja për kënaqësinë e dhënies.

Është kur kuptojmë se atë që bëjmë, e bëjmë për paqen tonë.

Është kur njeriu ndalon së treguari botës se sa i zgjuar është.

Është kur ne ndalojmë së kërkuari miratimin e të tjerëve.

Është kur ne ndalojmë së krahasuari veten me të tjerët.

Është kur je në paqe me veten.
Pjekuria shpirtërore është kur ne jemi në gjendje të bëjmë dallimin midis "nevojës" dhe "dëshirës" dhe jemi në gjendje të heqim dorë nga kjo dëshirë. Dhe së fundi dhe më e rëndësishmja: Pjekuria shpirtërore fitohet kur ndalojmë së lidhuri "lumturinë" me gjërat materiale.
Rumi ✍️ ♨️
Në shqip by Lauri anunnak 👍
IMG_20220727_080711.jpg
 
Se lexova der ne fund, sepse e pash we jam rob i kulluar dhe i misheruar ne postulate filozofike per jeten. :p
 
Top