Rusët bombardojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya, alarm për rritjen e niveleve të rrezatimit

Rusët bombardojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya, alarm për rritjen e niveleve të rrezatimit​

1647273974550.png
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se është regjistruar një shpërthim i fuqishëm pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë.

Siç raporton BBC, në mesazhin e publikuar në Telegram, nga kompania e energjisë bërthamore në Ukrainë Energoatom, theksohet se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi. Kujtojmë se Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars, pasi një sulmi me raketa që goditi centralin bërthamor, por pa prekur reaktorin bërthamor.


Centrali i Zaporizhzhya ndodhet i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper dhe prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.
g.shqip
 
Top