Rusia nuk do ta ‘pushtoj’ Ukrainën…

lg.php



Kristaq Xharo*
lg.php
Ndoshta, shprehja ‘Rusia do të pushtojë Ukrainën’ e përdorur sot në nga media, por edhe politika është e papërshtatshme dhe abuzive, sepse direkt mbivlerëson njërën dhe nuk respekton palën tjetër, edhe pse ajo lidhet me balancën e fuqisë ushtarake midis dy vendeve. Rusia zotëron kapacitete ushtarake, që në termat e fuqisë janë disa herë më të mëdha se Ukraina. Por, deri më sot, në historinë e luftërave asnjë fitore apo humbje nuk është përcaktuar vetëm me raporte forcash, por edhe me faktorë të tjerë argumentojnë Klauzevic, apo shumë më herët Sun Tzu.
lg.php
Historia dëshmon shumë shembuj që tregojnë që edhe më të fuqishmit e më të mëdhenjtë edhe pse mund të kenë fituar të gjitha betejat, mund ta humbin luftën… Afganistani, Iraku, Libia, Vietnami e të tjerë në historinë më të afërt janë shembuj, që edhe më të fuqishmit, një ditë mund të kthehen aty ku u nisën apo mund të shemben edhe më keq. Kujtoni si kanë përfunduar perandoritë edhe nga ato më të lavdishmet…Roma, Bizanti, Osmanët, austro-hungarezët, britanikët e francezët…
lg.php
Lufta është vazhdimi i politikës, por me mjete të tjera e ajo përkufizohet si konflikt i dhunshëm e i përgjakshëm midis shteteve ose kombeve. Shtetet shkojnë në luftë për një sërë arsyesh jetike. Më së paku, një shtet shkon në luftë nëse përfitimet prej saj konsiderohen më të mëdha se humbjet, dhe nëse ekziston ndjenja se nuk ka një zgjidhje tjetër të pranueshme reciprokisht.
Në traditë, ekziston ndjenja se arsyet e luftës duhet të jenë të drejta. Kjo ide daton që në kohët e lashta, por më së miri gjurmohet në shkrimet e Shën Agustinit dhe Shën Thomas Aquinas. Për Akuinin, një luftë duhet të jetë e drejtë së paku në arsyet për të shkuar atje, ku – jus ad bellum – nëse lufta zhvillohet për një kauzë të drejtë; se duhet të ketë një shans të arsyeshëm suksesi; e mira që do të arrihet duhet të jetë më e madhe se e keqja; dhe se lufta duhet të jetë mjeti i fundit.
Gjithë sa më sipër, nuk mohon faktin se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën, qoftë edhe duke fituar të gjitha betejat frontale, por jo luftën. Ndërkohë arsyet për të mos e sulmuar, më së paku ushtarakisht, në një kohë të shpejtë ekzistojnë, jo nga dëshira, por nga faktet që ka jo në favor. Kjo nuk do ta ndalojë së përdoruri të gjitha format e tjera për ta mposhtur Ukrainën, por jo me një luftë frontale.

Së pari, për momentin, Rusia ka rreth 120 mijë trupa në kufi me Ukrainën. Forcat ukrainase përllogariten rreth 450 mijë trupa. Sipas ligjeve të luftës, Rusisë i duhen 3 herë më shumë forca që të kalojë në mësymje, pra mbi 1 milion e 500 mijë trupa, për të cilin do ti duhej kohë ti afrojë. Ndërkohë ky është dhe numri i përafërt i trupave ruse. Rusia nuk e ka komoditetin të zhvendosë të gjithë trupat nga drejtimet e tjera.

Së dyti, lufta me Ukrainën besohet në çdo rast të jetë një luftë e gjatë. Rusia mund të bëjë vetëm luftë të shpejtë ‘rrufe’, pasi ekonomia e saj nuk mund ta përballojë edhe nëse e gjitha do të kalojë në binaret e luftës. Një luftë e gjatë shumë shpejt e drejton për në greminë gjithë shtetin rus, që edhe pa këtë ndodhet në situatë të brishtë.

Së treti, asnjë shtet nuk shkon në luftë pa raportin e përfitimeve me humbjet. Bilancet në ekonomi, politikë, faktorë psikologjikë e moralë janë në disavantazh. Një opinion jo vetëm perëndimorë, por global është në disfavor të një sulmi të një shteti kundër një shteti tjetër sovran. Sot, as aleatët më të ngushtë të Rusisë nuk ‘guxojnë’ të shprehen pro një sulmi të tillë, pa menduar për pushtimin.

Së katërti, nevojitet një moral i brendshëm, që të mbështes luftën, përpara se të nisesh, përndryshe humbja fillon nga brenda. Kujtoni si kanë nisur luftërat. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, trupat niseshin për në front të përcjella me turma me lule dhe me banda muzikore dhe sigurisht të fryrë për fitore dhe lavdi. Aktualisht, Moska nuk mund të ngrejë një moral të tillë, sepse mungon kauza, që frymëzon opinionin. Rusia nuk do ta kishte të vështirë për këtë qellim të niste atë që në gjuhën e luftës quhet Operacion Psikologjik (PSYOPS)

Së pesti, as dikur e as tani, asnjë shtet nuk shkon në luftë pa aleatë. Rusia ndodhet në pozicionin më kritik për të gjetur apo prodhuar aleatë. Në të kundërt, përballë nuk ka vetëm Ukrainën, por edhe gjithë perëndimin me të cilin ndoshta mund të përballej ushtarakisht, por jo ekonomikisht dhe politikisht.

Dhe në anën tjetër, Ukraina që, mund të sulmohet, por jo pushtohet për aq kohë sa:

Së pari, të ketë vendosmërinë për tu përballur edhe frontalisht me Rusinë. Ukraina mund të mos ketë fuqi ajrore dhe detare të krahasueshme me kundërshtarin, forca të mjaftueshme për tu mbrojtur. Në pozicion mbrojtës, ajo mund të përballet suksesshëm me çdo kundërshtar.

Së dyti, ndërsa kundërshtari ka kufizime në një territor armik, ajo ka shumë më tepër mundësi për forma të tjera lufte, për ta dëmtuar, bllokuar, lodhur e mposhtur kundërshtarin. E gjithë historia, pa përjashtim, tregon se edhe fuqitë më të mëdha, në një truall tjetër, një ditë përfundojnë të lodhur, me moral të rënë dhe duke u tërhequr andej nga janë nisur. Kështu përfunduan perandoritë e botës…

Së treti, Ukraina, ndryshe nga Rusia, ka në krah aleatë, jo vetëm shtete, por edhe opinionin botëror, thjesht, sepse mbron sovranitetin e tij. NATO edhe pse nuk do të angazhohej direkt në një luftë të mundshme, përsëri do të jetë unik si aleatë i Ukrainës.

Së katërti, morali është faktori vendimtar për fatin e luftës, që ka dëshmuar të jetë vendimtar në të gjitha luftërat, qoftë ato të hershme, por edhe të kohës sonë. Kujtoni një luftë dhe shihni fituesin e fundit. Armët, teknologjia, numri i forcave kanë vlerë të madhe, por në fund fitojnë ata që kanë kauzë dhe moral të lartë. Dhe, për mbrojtjen e vendit shtetasit besohet të jenë të gatshëm të përkushtohen.

Së pesti, të shkuarit në luftë të imponuar, është i vetëm bilanc që Ukraina mund të bëjë. Në librin e tij ‘Përse kombet shkojnë në luftë’ të John Stoessinger ndoshta mund të afrohet analogji edhe për këtë luftë të mundshme. Në çdo rast, ukrainasit fitojnë shumë më tepër se humbasin. Ata kanë përse shkojnë në luftë.

Në përfundim, Rusia nuk do ta pushtoj Ukrainën… të paktën ushtarakisht dhe në një të ardhme të afërt.. Edhe mund të nis një luftë, por me shumë pasoja, me një bilanc humbje direkt apo të ardhme. Ndoshta vet e dinë më mirë, që do të jenë humbësit e mëdhenj. Bashkimi Sovjetik e Traktati i Varshavës jetuan për aq kohë sa mbijetoi ideologjia dhe aleanca mbi të cilin u ngrit. Rusia, shumë më pak se ata, aktualisht është shtet pa ideologji, kauzë të madhe e aleatë, është shumë më pak se më parë. E ka shumë më lehtë për të dështuar… lufta dëmton më shumë Rusinë. Këtë e dinë më mirë në Moskë…ndaj më tepër ju pëlqen luajnë ‘lojë lufte’.
 
Rusia e ka pushtuar Ukrainen.
Jo vetem pushtuar por edhe ja ve ne diskutim cdo dite qeverine e zgjedhur pro-perndimore statusin politik me elementet e saj te futur ne politiken dhe parlamentin e Ukraines te cilet jane shitur fare lire tek Rusia vetem per te qene ne pushtet e per ti sherbyer sa me shume interesave ekonomike te Gazpromit.
Ne pikpamjen ushtarake zoteria qe ka shkruar kete mendim, harron se jo me pak se pak vite me pare Rusia e beri pushtimin e nje pjese te teritorit Ukrainas me nje ushtri speciale hibride dhe pa shenja dalluese duke i emeruar ata sikur ishin elemente vendas dhe kryengrites te lireise dhe te pavarsise duke tonizuar dhe e krahasur ate qe po ndodhte me ate qe ndodhi ne luften ne Kosove. Kjo lloj taktike rezultative i dha prioritet Rusise dhe ushtrise se saj pasi ato munden te neutralizonin divizionet Ukrainase qe kishin marre urdher te mos perdornin armet por vete te terhiqnin materialin ushtarak me sa mundeshin dhe cdo gje u shemb sepse ishte e pa organizuar per te tilla lloj luftrash e kus sherbimet e inteligjences treguan se sa perpikte kishin punuar per Rusine dhe sa mefshte e keq per Ukrainen.
Jo cdo lufte behet duke shkrepur armet.
 
Top