Sa e lumtur është bota? Shqiptarët më optimistët në rajon

Anketuesit e Gallup International masin çdo vit lumturinë globale. Më poshtë është intervista që Deutsche Welle i mori presidentit të Gallup International, Kanço Stoyçev

gallup1-850x450.jpg

Në Afganistan jetojnë njerëzit më të palumtur në botë

Që nga viti 1979, anketuesit e Gallup-it masin shpresën, lumturinë dhe pritshmëritë ekonomike në mbarë botën. Për vitin 2022, Gallup International thotë se pavarësisht nga ngjarjet e vitit të kaluar, njerëzit po e shohin të ardhmen me shpresë: 38% e të gjithë njerëzve besojnë se viti 2022 do të jetë më i mirë se 2021, ndërsa 28% presin një vit më të keq dhe 27% besojnë se viti 2022 nuk do të jetë ndryshe nga viti 2021.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria duket se është vendi më optimist: 70 përqind e të pyeturve mendojnë se 2022 do të jetë një vit më i mirë se 2021 dhe 85 % kanë thënë se janë shumë të lumtur (16%) ose të lumtur (59%).
Vendin e dytë e zë Kosova: 56 përqind e të pyeturve mendojnë se viti 2022 do të jetë më i mirë se viti 2021 dhe 74 % kanë thënë se janë shumë të lumtur (29%) ose të lumtur (45%).

Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor optimistët janë pakicë: Serbi (26%), Bosnjë-Hercegovinë (31%) dhe Maqedoninë e Veriut (21%)
Indonezia është vendi më optimist në botë dhe Turqia më pesimisti; Kolumbia është vendi më i lumtur dhe Afganistani më i palumturi.
Më poshtë është intervista që Deutsche Welle i mori presidentit të Gallup International, Kanço Stoyçev

Zoti Stojçev, si ka qenë viti 2021 për Ju dhe çfarë prisni për vitin 2022?
“Kujtesa ime ruan vetëm gjërat e mira, kështu që çdo vit është një vit i mrekullueshëm për mua. Për sa i përket të ardhmes: nëse më kujtohet mirë, ishte Ajnshtajni që tha se nëse doni ta bëni Zotin të qeshë, tregojini planet tuaja.
Është vetëm një gjë që ne e dimë me siguri: që nuk mund ta dimë të ardhmen, edhe pse kujtomë se mundemi. Kështu që e kam më të lehtë të flas për dëshirat sesa për pritshmëritë.
Unë kam pesë dëshira për të ardhmen: të mos kemi më frikë nga vdekja, të ribalancojmë botën në një mënyrë më pragmatike; ta kthejmë BE-në në tryezën e vendimmarrësve globalë; të luftojmë për lirinë tonë dhe të mos vazhdojmë të privohemi nga të drejtat tona dhe të rrimë një hap larg histerisë klimatike”.


Çfarë na tregon sondazhi tradicional i Gallup International i fundvitit për vitet 2021 dhe 2022?
“Ai na tregon se opinioni publik global është mjaft i shqetësuar për perspektivat ekonomike dhe pret thellimin e krizës. Ky shqetësim është më i përhapur në Europën Lindore, ku mesatarisht rreth dy të tretat e anketimve tregojnë rënie të pritshmërive. Vitin e kaluar luajti një rol pozitiv mbështetja financiare e paprecedentë e shteteve për individët dhe bizneset dhe, ajo e frenoi disi përhapjen e pesimizmit masiv. Por, siç duket, më e keqja nuk ka ardhur ende.
Viti i kaluar u shënua nga shpresa se vaksinat kundër Covid-it do t'i jepnin fund pandemisë. Megjithatë, ky vit përfundon me më shumë pyetje sesa përgjigje. Rritja e inflacionit ishte parashikuar pas shtypjes së parave në shifra rekord; por në vend të disa muajve, kjo duket se do të vazhdojë me vite. Me ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit global dhe shpërthimin e çmimeve të energjisë, pakënaqësia masive dhe tensionet politike do të rriten, jo vetëm në vendet më pak të zhvilluara”.
Cili është shteti më i lumtur në botë?
“Tradicionalisht – kemi tashmë 40 vjet që kryejmë këtë studim global – vendi më i lumtur nuk është as ndër vendet më të pasura dhe as ndër vendet më të zhvilluara. Këtë vit, vjen e para Kolumbia me një rezultat prej 79%.


Zakonisht, në krye të listës janë vendet me popullsi më të re. Shoqëritë më të pasura janë zakonisht më të vjetra dhe më pak të lumtura. Por të pranosh të jesh i lumtur apo i pakënaqur përfshin shumë paragjykime apo stigma mjaft specifike kulturore, psikologjike dhe kombëtare. Lumturia më së shpeshti perceptohet nëpërmjet një mungese: mungesa e sëmundjes, e varfërisë ose e shtypjes. Është një qëndrim tejet subjektiv që nuk mund të matet, por luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë”.


Gazeta Si
 
:(
Në Afganistan jetojnë njerëzit më të palumtur në botë.
Ku ta marrin lumturine,mes gjakderdhjes dhe ekstremit te varferise?!
 
Po qe jemi popull pozitiv e me energji pozitive jemi ne dhe kjo qendron:

Shqipëria duket se është vendi më optimist: 70 përqind e të pyeturve mendojnë se 2022 do të jetë një vit më i mirë se 2021 dhe 85 % kanë thënë se janë shumë të lumtur (16%) ose të lumtur (59%).
 
Po po normal, shqiptari ne fakt gjithmone ka fluturuar me pras ne tajare kur behet fjale per optimizem lol pastaj rrine si shit ne fund he se paska qene ters ky vit
 
Po po normal, shqiptari ne fakt gjithmone ka fluturuar me pras ne tajare kur behet fjale per optimizem lol pastaj rrine si shit ne fund he se paska qene ters ky vit
po shit se shit,a nuk eshte me mire ti gezohesh rruges deri te shiti. hahahahahahahah
 
Koherenca te ben mos fantazosh kot e te mos ngelesh si shit prej pritshmerive qe ske mundesi ti realizosh prandaj e kisha une lool
po dhe nese stresohet,tere rruges ,prape fundi do jete stres plus.
Keshtu qe ai fluturomn rruges,dhe e perballon si trim ne fund shitin. ahahahhahahahahahaha
pastaj rrugen tjeter prape i gezuar. ahahahahahahhaha
 
po dhe nese stresohet,tere rruges ,prape fundi do jete stres plus.
Keshtu qe ai fluturomn rruges,dhe e perballon si trim ne fund shitin. ahahahhahahahahahaha
pastaj rrugen tjeter prape i gezuar. ahahahahahahhaha
Te jesh koherent nuk do te thote te jesh i stresuar perkundrazi do te thote te jesh ne paqe me deshirat dhe mundite... ketu e kijsha une prape lool
 
Bo bo une qe femije thoja pse kam lindur ne Shqiperi 🙄
Pavarsisht dokumentareve " vende e popuj" .. prap se gjeja veten aty .. me kane hedh ufot pa dashje
Po psee mii,ska mi gje me te bukur se te jesh optimist e pozitive. ahahahhahahahaha
 
Paj kjo lumturia varet me cfare e mate jeten. Ne akoma jeten e masim me pasje buke. Dmth jeta jone, ne pergjithesi, varet nga: shyqyr nuk ngordhem urie edhe kete vit. :(
Normal kur e mat jeten me mos ngordhje urie ne shekullin 21 nuk do koment qe del me i lumturi :unsure:
 
Shqiptaret optimiiist?!?!? Aman ku qenkan fshehur se une e shkreta kam 5 muaj qe m'duket vetja si budalla i lumtur. Te gjithe vec ankohen e qahen, e une qe them: po jo se nuk eshte aq keq! 😄😄
 
Top