• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Safet Boletini dhe Flijimi i tij per atdheun

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
101699042_10156957130861199_480928305839603712_n.jpg




SAFET BOLETINI dhe FLIJIMI I TIJ PËR ATDHEUN

Ky djalë i ri që është në këtë foto quhej - quhet Safet Boletini. Ishte njëri ndër stërnipërit e Isa Boletinit.

Jetonte në Gjermani dhe, si e gjithë familja e tij, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para se të nisej për në luftë erdhi të më takonte në shtëpinë ku banoja dhe pastaj, sëbashku me shokët e tjerë, në një autobuz, nisën udhëtimin.

Diku afër Mynihut i ndaloi policia gjermane dhe u kerkoi dokumentat. Gjysma e tyre, të cilët nuk kishin status, e kishin të ndaluar të udhëtonin.

Shoku ynë që i shoqëronte, Nebi Bajraktari, më telefonoi. Në kohën kur po zhvillohej debati miqësor mes policisë gjermane dhe shqiptarëve që ishin nisur për në luftë, mes të tjerëve, nderhyri edhe Safeti, duke i thënë se " Keni mujt me na ndalua kur u futëm në këtë vend, por për me vdekë për Kosovën, jo ju, por askush nuk na ndalon".

Në pikun e diskutimeve arriti shefi i policisë dhe kur mësoi se cili ishte qëllimi i udhëtimit, u tha: " Rruga e mbarë ju qoftë" dhe caktoi një patrullë që t'i përcillte deri në kufirin austriak.
Në ndarje u tha se " Të kishte shteti ynë djem si ju, do e kishte për nder".

Atëherë bëra një shkrim për ngjarjen në "Zëri i Kosovës".

Në çastin e ndarjes me shoqëruesit, pikërisht kur nga Shqipëria do të futeshin në Kosovë, Safeti ia dorëzon pasaportën e tij gjermane një shokut tonë, të organizuar, Malushit dhe i thotë që " Nëse vritem, pasaportën dergoje tek babai im, nëse Kosova është e lirë dhe e gëzoj lirinë, do të takohemi".

Safeti u vra në luftë. Ishte komandanti i Njësiteve "Tigrat" dhe e kam ndjekur një fjalë të tij në 28 nëntor 1998, në pikun e luftës, ku betohet se nuk do të pushojë lufta e tij deri në bashkimin kombëtar.

U vra si burrat!

Pas luftës, sëbashku me Rifat Jasharin, Malushin dhe Abdyl Himën shkuam tek babai i tij dhe ia dorëzuam pasaportën, si amanet të fundit.

"Nuk më vjen keq për djalë, tha, lufta i ka këto, por kam frikë se mos mbetet në rrugë amaneti i tij. Baca Rifat, i tha Rifat Jasharit: "E nisa djalin në luftë nën shembullin e vllezërve, babës dhe fisit tuaj, të mos na bahet gjaku ujë".
Pastaj u kthye nga unë e më tha se , edhe duke dëgjuar fjalët tuaja e nisa djalin, veç rrini fjalëve".

Shkuan kaq vite. Nuk e harroj atë ditë kur prindërit e tij e përkdhelnin pasaportën e të birit dhe ishin trazuar për amanetin dhe ëndrrën që kishte pasur i biri!

U nisën për një Ëndërr të madhe!

U REALIZOFTË ËNDRRA E TYRE!

Bedri Zenel Islami
 
Private conversations
Help Users
    Top